100 vjet pas atentatit në Sarajevë: Zjarr jashtë kontrollit

0
149

Dragoslav Dedovic/ “DW”

atenatati sarajeveEdhe 100 vjet pas atentatit në Sarajevë, kjo ngjarje vende të ndryshme të Evropës interpretohet në mënyra të ndryshme. Është gjë e mirë, thotë Dragoslav Dedoviç, dhe sugjeron për moton “Unity in diversity”.

Kur sot 100 vjet më parë në Sarajevë Gavrilo Princip shtiu tri herë, ai vështirë se do ta kishte imagjinuar se çfarë do të shkaktonin ato plumba. Pas atentatit pasoi Lufta e Parë Botërore, në të cilën u rrëzuan katër perandori evropiane dhe humbën jetën 15 milionë njerëz.

U themelua edhe një shtet i sllavëve të jugut nën udhëheqjen e Serbisë në vitin 1918. Para luftës Gavrilo Princip dhe bashkëpunëtorët e tij të organizatës revolucionare me emrin “Mlada Bosna” (Bosnja e Re) shihnin në themelimin e një shteti të tillë një kuadër emancipues të të gjithë sllavëve të jugut, që ndodheshin nën sundim të huaj. Çmimi në fund të fundit për serbët qe shumë i lartë. Më shumë se një e katërta e popullsisë së Serbisë ka vdekur gjatë Luftës së Parë Botërore! Shteti i sapoformuar i sllavëve të jugut i ngjante më shumë një spitali fushor dhe një varreze, sesa kornizës emancipuese të shpresuar, ashtu si dhe në pjesë të tëra të Evropës. Ajo që mbeti, ishte një pasqyrë e shkatërrimit të kontinentit të vjetër.

 

Dragoslav Dedovic

Duket se të shtënat e Principit vlen të komentohen edhe një shekull më pas. Atentati i Sarajevës preokupon njerëzit edhe sot, në Sarajevë, në Beograd, në Vjenë, si dhe në vende të tjera të Evropës. Pasardhësit e armiqve të dikurshëm debatojnë në lidhje me shkaqet dhe përgjegjësinë e asaj, që ka ndodhur. Shpesh ky debat, kur del nga kulla e fildishtë e qarqeve universitare, bëhet sipërfaqësor në media dhe mbushet me nocione të gabuara. “Faji” është njëri prej tyre. Kush e mban fajin për fillimin e luftës?

Në hapësirën ish-jugosllave, por edhe në mbarë Evropën, kulturat e kujtimit janë më shumë përçarëse sesa pajtuese, ku është fjala për atentatin e Sarajevës. Nuk është nevoja të sjellim debatin për librin e Christopher Clark “The Sleepwalkers”. Mjaftojnë disa klikime në “Wikipedia”.

Gavrilo Princip për shembull në “Enciklopedinë e lirë” në gjermanisht është “një atentator separatist”. Britanikët thonë “Princip was a Yugoslav nationalist”. Rusët përmendin atë, që nuk gjendet në faqen gjermane: Gavrilo Princip ka luftuar kundër pushtimit të vendit të tij nga Austro-Hungaria. Faqja boshnjake e “Wikipedia”-s e titullon atë “nacionalist serb”, ndërsa faqet kroate theksojnë afërsinë e Principit me kundërshtarët kroatë të monarkisë austro-hungareze. Faqja sllovene pasqyron atë, që ndoshta do ta kishte thënë në mungesë një faqe austro-hungareze: Princip ka qenë anëtar i organizatës terroriste “Bosnja e Re”.

Me se ka të bëjë kjo, që ne në vitin 2014 nuk jemi në gjendje për të krijuar një kujtim të përbashkët?

Kjo ndodh ndoshta edhe sepse ne evropianët, në identitetet kulturore të secilit, jemi akoma të dominuar nga tregimet tradicionale kombëtare për luftën pak a shumë të drejtë vetjake në Luftën e Madhe. Me këto syze e shohim edhe ne atentatorin e Sarajevës, Gavrilo Princip, aktin e tij dhe viktimën, trashëgimtarin austro-hungarez të fronit, Franz Ferdinand, dhe bashkëshorten e tij, Sophie.

Në raste të tilla çdo evropian sot duhet t’ia bënte vetes një pyetje të thjeshtë: A janë këndvështrimet e njëanshme më pak të njëanshme, edhe kur ata vërtetojnë klishetë, që janë bërë tonat?

 

Po Serbia?

Gavrilo Principit do t’i bëhet një monument në Beograd. Si ngushëllim për fansat e k. & k. – Fans: Administrata e qytetit mendon prej një viti të ngrejë një monument për Franz Ferdinandin dhe bashkëshorten e tij.

Në vitin 2014 kryesore nuk është e vërteta absolute, apo interpretimi i duhur, propaganda, faji dhe shlyerja e tij. Fjala është që ne si evropianë të dimë të sillemi me dallimet tona, pa rënë në skemën mik-armik. Në këtë vit jubilar duhet të sjellim pak durim për njeri-tjetrin. Sipas motos “Unity in diversity”.

 

Dhe mësimi nga historia?

Ai është: aktet e dhunës nuk janë zgjidhje, pavarësisht nëse bëhet fjalë për okupim, aneksim apo atentat.

Në këtë ditë, kur ne kujtojmë fillimin e katastrofës së madhe botërore, dëshiroj të bëj një pleduaje për një çikë lehtësi në trajtimin e kësaj teme: Që rruga “Gavrilo Princip” në Beograd në të ardhmen të mbyllej me 28 qershor nga të dyja anët, që grupi skocez “Franz Ferdinand” të luante hitet e veta. Për shembull: “This Fire is out of control”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency