Ministria e Financave/ Emrat e 90 ish-të përndjekurve që u është miratuar kësti i radhës

0
150

92211__perndjekurMinistria e Financave ka publikuar emrat e ish-të përndjekurve politikë apo trashëgimtarëve të tyre, të cilëve u është miratuar kësti i parë. Të gjithë ish-të përndjekurit duhet të paraqiten pranë sektorit të dëmshpërblimeve, për të kontrolluar dosjen nëse ka mungesë dokumentacioni. Pagesa do të kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë. Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi. Dosjet jo të plota do të lihen për në fund të procesit të pagesës së këstit të parë, qoftë sikur të mungojnë dokumentet e një personi të vetëm përfitues të dëmshpërblimit. Të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile. Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëj një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative.

 

 JANI   SHUTERIQI

KOSTA           FRANGO

STAVRO        ZERVA

VASIL MEJDIU

MIHAL            MANGLLARA

JUSUF           DERMANI    

SOTIR            KONOMI

SHABAN       SHAHINI (GUDI)

MAHMUT       KUQI

SHEFQET     SHYTI

MIHAL            CARO

FOTO QIRKO

FERIT RUSHITAJ

ALIPI SHUTERIQI

SPIRO SHUTERIQI

JULIA FRANGO

ANDROMAHI QIRO (FRANFO)

ANASTASIA ALEKSI (FRANGO)

ELEFTERIA XHUBA (FRANGO)

JANI FRANGO

JORGO FRANGO

FOTINI STOJA

VESILIQI PANAJOTI

SPIRO ZERVA

DHIMITRUALLA MEJDI(U)

MARINA GOCI (MEJDI)

JORGJI MEJDI(U)

JANAQ MEJDI(U)

ELENI NACIKU(MEJDI)

ANGJELLO KURO(MEJDI)

SOFIA SIDHERI(MEJDI)

PANDO MANGLLARA

ANDON MANGLLARA

JORGO MANGLLARA

ELPIDHA QAQI(MANGLLARA)

STRAVULLA LLAHANA

SOTIR KONOMI

XHEMILE SHYTI

ADEM SHYTI

MARJETA FERZAJ

LUAN SHYTI

HARIKLI CARO

LAME CARO

SHEQERE RUSHITAJ

LILJANA MULLAMETI

FATMIRA RUSHITAJ

BASHKIM RUSHITAJ

DAVE KUCAJ

NDUE DEDA

GJON DEDA

DRANE DEDA

BARDHOK(JANI) DEDA(MARKU)

DILE LLESHAJ

LIMAN            KARRULI

ABAZ VRENOZI

ABAZ HOXHA

NDREC         MARKU

KOSTA           ROKO

JAKUP           DEDEJ

NDUE            DEDA

BEQIR VRENOZI

ISUF VRENOZI

BELUL VRENOZI

FEHTI VRENOZI

XHEVRIJE (BEGAJ)VRENOZI

SANIJE (RAPUSHI)VRENOZI

KEZE (BEQIRAJ) VRENOZI

ENVER VRENOZI

VASILIQI DHEFTO(ROKO)

KRISULLA BUDRI(ROKO)

OLLGA MUSHKA (ROKO)

LEONIDHA ROKO

ZADE DEDEJ

DYLAVER DEDJ

SHEFQET DEDEJ

RIFAT DEDEJ

HAMIDE LEÇINI(DEDEJ)

NAZIM DEDEJ

PRENDE DEDA

LIZA DEDA

LLESH DEDA

ARDJAN VRENOZI

ERGYS VRENOZI

DAVE KUCAJ

NDUE DEDA

GJON DEDA

DRANE DEDA

BARDHOK(JANI) DEDA(MARKU)

DILE LLESHAJ

 

Ish-të përndjekurit politikë/ “Dënimi i krimeve të komunizmit të bëhet pjesë e Kodit Penal të Shqipërisë”

Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë me përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare, si organizata gjithëpërfshirëse e të mbijetuarve të diktaturës komuniste dhe të përndjekurve politike antikomunistë gjatë një mbledhje ditën e djeshme kërkuan dënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri. “Mbas 23 vitesh pluralizëm vërejmë me shqetësim se klasa politike shqiptare si produkt i diktaturës, nuk e kreu misionin antikomunistë, por me demagogjinë e saj mbrojti strukturat e diktaturës dhe filloi revanshin e saj ndaj antikomunisteve shqiptare ish-të dënuar e të përndjekur politikë. Nuk ndërtoi korniza ligjore që të garantojnë të drejtat dhe mbi angazhime politike që mundësojnë këto të drejta dhe domosdoshmërinë e një strategjie kombëtare për integrimin e viktimave të torturës komuniste. Shoqëria shqiptare ndodhet përpara fenomenit më të rrezikshëm për ecurinë dhe zhvillimet e demokracisë, Rikthimit të figurës së diktatorit, dhe mos dënimit e ideologjisë së tije kriminale. Sot mazhoranca aktuale po bën përgatitje për të kremtuar 70-vjetorin e vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, duke përdorur luftën e dytë botërore, dhe duke e manipuluar atë luftë. Luftën e Dytë Botërore e bënë shqiptarë dhe jo komunistët shqiptarë. Këta të fundit morën pushtetin mbas kësaj lufte me ndihmën e antishqiptarëve serbë. Pushtimi fashistë u prit nga pushka e Abas Kupit e u vadit me gjakun e heroit Mujo Ulqinakut. Ne respektojmë çdo komuniste qe është vrare kundra fashizmit, dhe jo ata komunistë që vranë e u vranë me shqiptare. Dënojmë kremtimin e kongreseve të komunistëve dhe i kërkojmë Kryetarit të Kuvendit dhe mazhorancës t’u kërkojë falje mijëra familje shqiptare që vendimet e atyre kongreseve kriminale u shkaktoi vuajtje dhe ndarje nga atdheu për 50 vite”, – përfundon deklarata. “29 nëntori i vitit 44 është një ditë e zezë për shqiptarët se u instaluar diktatura më e egër, mizore shfarosëse diktatura enveriste, prandaj e ftojmë politikën t’ia lërë historisë Luftën e Dytë Botërore dhe të mos e përdorë për interesa mbrojtëse politike të rastit. Kërkojmë Parlamentit shqiptar të bëj pjesë të kodit penal të republikës së Shqipërisë një nen për dënimin e krimeve të komunizmit. Opozita shqiptare ta ketë kusht pjesëmarrjen në parlament për përfshirjen e dënimit të krimeve të komunizmit, deri sa ligjvënësi shqiptar ta aprovoi këtë kërkese ligjore demokratike”, – thuhet në një deklaratë të Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency