Standard.al

Homazhe biznesmenit, familjarët dhe miqtë i japin lamtumirën e fundit Artan Santos

HomazhetHomazhe biznesmenit, familjarët dhe miqtë i japin lamtumirën e fundit Artan SantosTIRANE-Familjarë, miq, kolegë, bashkëpunëtorë, e kushdo që e njohu dhe vlerësoi, po përkulem me respekt para trupit të pa jetë të biznesmenit Artan Santo, për ti dhënë lamtumirën e fundit .  Homazhet për Artan Santon po mbahen në Hotel Sheraton. Rreth orës 10:35 para trupi të pajetë të biznesmenit u përkulën me respekt drejtuesit e “Focus Grup”, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, ambasadori italian deputetë dhe miq të biznesmenit Santo. Ndërkohë që rreth orës 16:00 trupi i bankierit dhe biznesmentit të suksesshëm do të përcillet për në banesën e fundit pranë varrezave të Sharrës.

“Familja Santo falënderon të gjithë miqtë, të afërmit, koleget, të njohurit e Artanit, por edhe të gjithë shqiptaret për solidaritetin dhe ngushëllimet e ndjera në këtë moment kaq të vështirë. Ditën e nesërme, e premte 27 Qershor në orën 10.00 familja do të presë vizita dhe do të kryhen homazhe në nderim të Artan Santos në ambientet e Hotel Sheraton, ndërkohë që në orën 16.00 do të zhvillohet ceremonia funebre pranë varrezave të Sharrës”, njofton familja e të ndjerit Artan Santo.

Comments are closed.