Ekspert i Vatikanit Marco Politi: Papa po demokratizon kishën katolike

0
139

?????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????Nëse një papë dëshiron të reformojë kishën apo madje ta revolucionarizojë atë, ai nuk është i gjithëfuqishëm. Libri “Françesku – Papa në mes të ujqërve” përshkruan luftën për pushtet pas mureve të larta të Vatikanit.

Marco Politi është gazetar gjermano-italian dhe shkrimtar dhe konsiderohet si njohës i mirë dhe me lidhje të brendshme në Vatikan. Dy vjet më parë ai botoi monografinë “Benedikti – Kriza e Papatit” – Një lamtumirë papës gjerman, i cili dha dorëheqjen pak kohë më pas nga posti i tij. Këtë javë ai i prezanton publikut në italisht librin e tij të fundit: “Françesku – Papa në mes të ujqërve” – në të cilin përshkruan luftën për pushtet pas mureve të larta të Vatikanit.

 

Rezistencë ndaj Papës

Titulli i librit, thotë Marco Politi lidhet me legjendën e Shën Françeskut, i cili takon një ujk në Gubbio. Dhe kur Françesku fillon të predikojë ujku kthehet në qengj. Por në Vatikan është e kundërta: aty ka vërtetë disa prelatë, klerikë dhe besimtarë që e mbështesin Papën në projektin e tij për reforma. Por ka edhe rezistencë të madhe në nivele të ndryshme. Për shembull kur Papa thotë se gratë duhet të marrin pozitat kyçe dhe të mund të marrin vendime. Po ashtu ka rezistencë kur Papa do që të ketë transparencë në çështjet e parave. Herë pas here shpërthejnë skandale dhe merret vesh se sa para janë zhdukur. Kur Papa flet kundër gjërave të tilla, rrethet e mafies bëhen nervoze. Po ashtu ujq ka edhe kur Papa dëshiron të demokratizojë kishën. Njerëzit thonë se ai redukton rolin e primatit të Papës dhe papatit, – thotë autori Politi.

Por kundërshtarë ka jo vetëm në Vatikan por edhe në radhët e peshkopëve në vende të ndryshme të botës, që kundërshtojnë p.sh. planet që të ndarëve t’u jepet e drejta që të rimartohen në kishë apo që duan që të ndjekin politikën e Benediktit XVI që ishte kundër abordit dhe mbarësimit artificial.

 

Jo i gjithëfuqishëm

Nëse një papë dëshiron të reformojë kishën apo madje ta revolucionarizojë atë, ai nuk është i gjithëfuqishëm, thotë Marco Politi. Kjo ka ndodhur në kohën e Gjonit XXIII që e sabotuan kur vuri në veprim Lëvizjen e Këshillit. Gjithashtu dhe kundër Palit VI ka pasur prapaskena dhe rezistencë të fortë nga ana e konservatorëve. Kjo po ndodh edhe me Papa Françeskun sot, i cili kërkon një debat të hapur në kishë, sepse ky sjell lëvizje në kishë. Ai dëshiron, si në Këshillin e dytë të Vatikanit, një diskutim të hapur në të cilin prej propozimeve dhe mundësive të ndryshme të gjehet një konsensus. dhe kështu të rinovojë kishën.

 

Pyetësor i madh nëpër botë

Papa Françesku dëshiron që sinodat e peshkopëve të marrin vendime për çështje të ndërlikuara. Për këtë vjeshtë ai ka thirrur një sinodë për martesën dhe familjen, ku do të diskutohet në lidhje me çdo gjë rreth divorceve, pilulave kontraceptive, marrëdhënieve homoseksuale, partneritetit të njerëzve të të njëjtit seks. Peshkopët duhet së pari të analizojnë situatën dhe të dëgjojnë besimtarët. Kjo është arsyeja pse Papa ka dërguar një pyetësor të madh nëpër botë. Në vitin 2015 ata do të takohen përsëri për të bërë propozime konkrete. Nëse ky mekanizëm parlamentar mbizotëron dhe nëse në shtatë vitet e ardhshme mblidhen dy-tre sinoda të tilla, dhe nëse konferencat ipeshkvnore marrin të drejtën që të bashkëvendosin, atëherë revolucioni i Françeskut është i pakthyeshëm.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency