Vetëbesimi!

0
279

vetbesimiCili është sekreti i psikologjisë së vetëbesimit – një nga rrugët më të mundshme për të pasur sukses. Vetëbesimi i madh ndihmon për të ndërmarrë rreziqe pozitive, për të komunikuar, për të përballuar stresin, për të caktuar qëllimet dhe për të marrë vendimet e duhura. Ata që kanë vetëbesim të madh ndihen mirë me vetveten dhe mburren me aftësitë, shkathtësitë dhe arritjet e tyre

 Vetëbesimi në thelb nuk është një veti e përgjithshme apo një tipar që përshkon të gjitha aspektet e jetës së një personi. Zakonisht, njerëzit kanë disa aspekte të jetës së tyre ku mendojnë se kanë mjaft vetëbesim siç janë synimet e shumta, ndërsa në të njëjtën kohë nuk ndihen fare të sigurt në fusha të tjera, edhe pse ato mund të duken fare pa rëndësi për pasjen apo mospasjen e vetëbesimit.

Hipotezohet se kur njeriu karakterizohet nga vetëbesimi, ai jeton më i qetë, më i sigurt dhe zakonisht i arrin qëllimet më lehtësisht se një person, i cili ka mungesa besimi.

Vetë mungesa e besimit në vetvete krijon frikë dhe çdo gjë që duket e paarritshme.

Mbi të gjitha, është vetëbesimi ai që mundëson hapjen e rrugëve të gjithanshme në jetë.

Njëra nga kërkesat kryesore për sukses, lumturi dhe për të arritur qëllimet është besimi. Vetëbesimi i madh përgjithësisht është i dobishëm në çfarëdo fushe të jetës edhe pse duke u ekzagjeruar jep rezultate jo të kënaqshme.

Sipas shumicës së psikologëve, njeriu nuk e ka të trashëguar vetëbesimin, pra ai nuk ka lindur me vetëbesim dhe rrjedhimisht ky virtyt nuk është i falur nga natyra, por mund të mësohet, ushqehet dhe ndërtohet me kalimin e kohës, në çdo fazë të jetës.

Si rezultat, del që besimi nuk është prona private e askujt; personi që e ka, e mëson dhe vazhdon ta mësojë.

Shkalla e besimit është në të vërtetë rezultati nga si e percepton veten, gjë që nënkupton se si njerëzit do të të perceptojnë ty.

Prandaj, nëse nuk ke një shkallë të madhe vetëbesimi ose një respekt të madh për vetveten, kjo zakonisht ndodh sepse përqendrohesh në vetitë e tua negative dhe në atë që e bën gabim.

Sekreti për të pasur vetëbesim apo për ta përforcuar atë është përpjekja e vetë njeriut në mënyrë të pandërprerë që të ndërtojë besimin në talentet e tij, duke nisur nga themeli i besimit dhe diturisë. Forma do të jetë e ndryshme nga personi në person, por puna e nevojshme është e ngjashme.

Vetëbesimi është një rrugë që bën që individët të kenë pikëpamje pozitive, por të arsyeshme për vetveten dhe rrethanat e tyre.

Njerëzit e sigurt në vetvete kanë besim në aftësitë dhe mjeshtëritë e tyre, kanë një ndjenjë të përgjithshme ndikimi në jetën e tyre dhe besojnë, brenda së arsyeshmes, që do të jenë të aftë për të bërë atë që dëshirojnë, planifikojnë dhe parashikojnë.

Vetëbesimi është komponent vendimtar për mirëqenien mendore dhe emocionale.

Individët me vetëbesim të madh kanë ndjenjën e një kënaqësie, e cila vjen nga njoha e burimeve të tij të brendshme. Vetëbesimi i madh ndihmon për të ndërmarrë rreziqe pozitive, për të komunikuar, për të përballuar stresin, për të caktuar qëllimet dhe për të marrë vendimet e duhura.

Ata që kanë vetëbesim të madh, ndihen mirë me vetveten dhe mburren me aftësitë, shkathtësitë dhe arritjet e tyre.

Individët që e kanë të shprehur vetëbesimin në një shkallë jo të duhur, kanë vështirësi në përmbushjen e detyrave jetësore. Individët që kanë vetëbesim, veprojnë në mënyrë të pavarur, i marrin përgjegjësitë lehtësisht, arrijnë qëllimet e tyre, kolegët e vetë i trajtojnë me respekt etj.

Ndërsa individët me një vetëbesim të ulët, u shmangen situatave që shkaktojnë frikë ose ankth, përulin vetveten, ndihen të padëshirueshëm dhe akuzojnë të tjerët për dështimet e veta, ndihen të pafuqishëm dhe zhgënjehen lehtë.

Janë disa kushte kryesore të vetëbesimit të cilat individët apo njerëzit duhet të përjetojnë që të kenë vetëbesim dhe për të pasur suksesin e dëshiruar.

E para është ndjenja e të qenit unik, e cila nënkupton një person i cili i ka cilësitë specifike dhe të ndryshme nga tjetri.

Ndjenja e lidhshmërisë është një tjetër ndjenjë, e cila ka të bëjë me aftësinë për t’u ndier i kënaqur me njerëzit, me rrethanat etj. Kjo lidhshmëri bëhet me individë dhe njerëz të posaçëm, pra bën fjalë për lidhshmërinë e individit për të qenë një person, grup ose institucion.

Ndjenja e fuqisë që përligj një person ka kompetenca për t’i bërë gjërat që duhet t’i bëjë patjetër. Po ashtu, ka burimet për të shprehur në mënyrë më efektive dhe mundësi për të ndikuar te njerëzit e tjerë, në rrethin ku jeton. Në sajë të kësaj, individët me ndjenjën e fuqisë kanë nevojë për t’i kontrolluar dhe me manipuluar të tjerët. Po ashtu, edhe te ata që nuk e kanë këtë ndjenjë të fuqisë, vërehet shmangia nga sfidat, papërgjegjshmëria dhe shfaqet frika paralizuese.

Për sa u përket modeleve njerëzore ato janë reale ose te imagjinuara me të cilin një person dëshiron të krahasohet ndërkohë që modelet filozofike janë idealet, vlerat ose besimet që mund të ndikojnë në zgjedhjen dhe sjelljen e një individi.

Kjo ndjenjë pozitive krijohet nëpërmjet veçorive ose aftësive, të cilat ne i posedojmë dhe u përkasin më shumë vlerave të përgjithshme. Vetëbesimi më i lartë mund të shfaqet te personat shumë të bukur, te ata që mbizotërojnë më shumë gjuhë, te ata që ushtrojnë ndonjë sport luftarak, te ata që kanë njohuri të shumta e te shumë të tjerë.

Nga ana tjetër, humbja e menjëhershme e vetëbesimit është dukuri e zakonshme tek të gjithë njerëzit, por ajo çka e zhduk këtë ndjenjë të kundërt, është fakti për të ditur se ç’mund të bëjmë që sërish të rifitonim besimin e humbur tek vetja, kur çështjet shkojnë keq dhe kur e humbin besimin në vetvete.

E megjithatë, të kesh vetëbesim nuk do të thotë domosdo që njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë gjithçka.

Njerëzit që nuk janë të sigurt në vetvete, mbështeten në mënyrë ekstreme mbi njerëz të tjerë për t’u ndier mirë me vetveten. Ata kanë një tendencë t’u shmangen rreziqeve, sepse kanë frikë se do të dështojnë. Zakonisht nuk presin nga vetja që do të kenë sukses.

Shpeshherë e ulin vetveten dhe kanë tendencë të mospërfillin lavdërimet që u drejtohen.

Nga ana tjetër, njerëzit e sigurt në vetvete janë të gatshëm të kalojnë rrezikun e mospranimit nga të tjerët, sepse zakonisht besojnë në aftësitë dhe mjeshtëritë e tyre.

Ata kanë prirje ta pranojnë vetveten; nuk ndiejnë që duhet të përshtaten për t’u pranuar.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency