Përse meshkujt nuk i duan fjalët e ëmbla?

0
150

Burimi: “Terrafemina”

ciftFemrat dhe meshkujt e perceptojnë ndryshe dashurinë. Nëse femrat u japin shumë rëndësi fjalëve, meshkujt veprojnë.

Femrave gjithmonë u është mësuar ta shprehin pa turp dashurinë me përkujdesje delikate dhe fjale të ëmbla. Që prej shekujsh ky ndryshim të vepruari ndërmjet te dy sekseve ka sjelle mosmarrëveshje ne çift. Ne fakt këto debate nuk janë gjë tjetër veçse debate gjuhesh: gjuha e fjalëve dhe ajo e trupit. Dashuria e femrave është verbale, ndërsa meshkujt e kanë të vështirë të shprehen.

 

Po përse ndodh kjo?

Sipas terapistëve amerikanë, për meshkujt, një marrëdhënie dashurie kuptohet menjëherë si një marrëdhënie seksuale. Në të përfshihet frika se mund të lëndohen, mund të braktisen apo se nuk mund të jenë aq “të mirë” sa duhet për të ndezur pasionin. Sipas specialistëve, një mashkull që ndihet seksualisht i padëshirueshëm, ndihet po aq i brishtë sa një fëmijë që kërkon të merret në krah.

 

Dashuria për meshkujt është fjalëpakë.

Për disa psikologë, emocionet e disa meshkujve përkthehen në mënyrë mekanike me dëshirën për të bërë dashuri. Kjo lidhet edhe me një faktor biologjik në fakt. Kontakti fizik shton sasinë e oksitoksinës në tru. Në momentin e orgazmës, truri çliron edhe këtë hormon, por edhe vasopresinë, të dyja këto hormone të një lidhjeje të fortë. Për meshkujt sa më shumë orgazma të ketë, aq më shumë rritet sasia e testosteronit dhe aq më mirë ndihen ata. Nëse atyre u mohohet seksi, atëherë do të ndihen të privuar nga të ndierit mirë.

 

13 zakonet e meshkujve që i acarojnë më shumë femrat

Ai është i bukur, i kujdesshëm, i dashur, por ndonjëherë është aq acarues, saqë nuk mund të durohet. Zbuloni cilat janë disa nga zakonet e meshkujve që i nervozojnë femrat.

Ai është i bukur, i kujdesshëm, i dashur, por ndonjëherë është aq acarues, saqë nuk mund të durohet. Ka raste që mundoheni të ruani gjakftohtësinë, por ka edhe momente ku debatoni ashpër. Që nga higjiena, çorapet në shtrat apo rrëmuja, ja cilat janë zakonet më të këqija të meshkujve që i nervozojnë aq shumë femrat.

Kur thonë: “Ja të thashë të mos e kishe bërë kështu…”

Kur flenë me çorapet që kishin mbajtur gjithë ditën

Kur nuk e ngrenë kapakun e WC-së dhe e bën pis atë

Kur lënë gjithçka rrëmujë nëpër shtëpi

Kur nuk e mbyllin kapakun e pastës së dhëmbëve

Kur bëjnë sikur dëgjojnë, por mendjen e kanë diku tjetër

Kur nuk janë të zotët të bëjnë dy gjëra njëherësh

Kur thonë “erdha” dhe as që kanë dalë nga zyra

Kur e shtyjnë çdo gjë për nesër

Kur ftojnë në shtëpi miqtë e tij pa pyetur fare

Kur shohin vajzat që kalojnë në rrugë

Kur inatosen ndërkohë që i jep makinës

Kur nuk paguajnë asnjëherë

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency