Përse femrat duan të bëjnë më tepër seks

0
182

Burimi: Indeks

perkushtimi_dhe_dashuriaThuhet se meshkujt mendojnë për seksin çdo sekondë të jetës së tyre, por sipas një studimi të fundit nga “Relate” mësohet se dëshira e meshkujve për seks ulet gjithnjë e më tepër.

Nina Bryant, psikoterapiste seksuale, pranon se problemi është duke u rritur dita-ditës dhe po kërcënon lidhjet.

“Kur fillova punë në këtë fushë, ishte shumë e rrallë të takoje meshkuj që të rrëfenin për ulje të interesit ndaj seksit. Tani këto raste përbëjnë 1/3 e të gjithë rasteve të mi”. Specialistët mendojnë se ka disa arsye që çojnë në këtë pasojë.

Disa syresh besojnë se meshkujt kanë filluar të përmirësohen në rrëfimin e ndjenjave krahasuar më brezat e mëparshëm, ndërsa disa të tjerë mendojnë se meshkujt ndihen më nën presion nga përgjegjësitë moderne.

“Ne kërkojmë shumë nga meshkujt në ditët e sotme. Jo vetëm që duhet të mbajnë familjen financiarisht, të merren me rregullimet shtëpiake, të bëjnë baballarët por edhe të bëjnë bashkëshortët që dhurojnë orgazma përrallore.

Meshkujt pritet të duan seks që nga puberteti e deri në vdekje, por në realitet dëshira seksuale e tyre mund të bjerë për gjithë ato arsye që nuk funksionojnë për femrat. Mund të jenë të stresuar, të palumtur, të lodhur apo nën presion në punë”, – ka thënë psikologia e lidhjeve dhe seksit Petra Boynton.

Specialistja tjetër Nina Bryant ka thënë se të fokusuarit tek seksi është gjëja më e keqe që femrat mund të bëjnë. “Mos blini të brendshme seksi apo lodra seksi. Femrat shpesh përpiqen ta rregullojnë marrëdhënien e dhomës së gjumit, kur shpesh ajo është shkaku i problemit në çift.

Nëse kjo gjendje e mungesës së dëshirës për seks ju shqetëson mënyra më e mirë është të flisni me partnerin. Pyeteni nëse do të flasë për atë qe e shqetëson, apo thoni që ju mungon, se ndiheni të frikësuara dhe kini parasysh që dhe ai është i frikësuar”.

Thuhet se një në dy meshkuj do të vuajnë impotencën në një moment të jetës së tyre dhe kjo mund të jetë një pasojë e diabetit apo sëmundjeve të zemrës që mund të përkeqësohet akoma më tepër nga duhani apo alkooli. Nëse meshkujt nuk kanë këto probleme shëndetësore, atëherë opsioni tjetër është të flisni me të.

Terapistët profesionalë të seksit janë trajnuar për të parashtruar zgjidhje të ndryshme çiftit dhe t’i ndihmojnë ato të ri zbulojnë dëshirën në mënyrë që t’i rikthehen zakonit të kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

 

Vajza! Meshkujt duan që ju t’i dini këto shtatë gjëra

Dan Cook, djali i pashëm dhe karizmatik që ka punuar për faqen “Cosmo Fun Fearless Male” në revistën “Cosmopolitan” rrëfen disa mënyra për të gjetur çelësin e vëmendjes mashkullore.

1. Lejojani këtë dhuratë: Djali i vogël brenda meshkujve gjithmonë është i dashuruar me lojërat elektronike (video-games).

2. Edhe ata besojnë në dashurinë (ose të paktën tërheqjen) me shikim të parë.

3. Një grua që sheh punën e vet është shumë seksi.

4. Edhe ata i adhurojnë romancat (rezervoni një darkë romantike në bregdet).

5. Bëni diçka kur ai qan: Kur i dashuri juaj qan (dhe në fakt meshkujt qajnë), bëni diçka, blijini atij një çokollatë për shembull.

6. S’ka më keq se heshtja juaj kur diçka ju shqetëson.

7. Një shaka “e tepruar” është mënyra më e mirë për të tërhequr një djalë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency