INSTAT: Ndërmarrjet ekonomike arrijnë në 111 mijë

0
144

instatNë vitin 2013, sipas Regjistrit Statistikor të Ndërmarrjeve, janë 111.083 ndërmarrje që ushtrojnë aktivitetin ekonomik gjatë vitit 2013 krahasuar me 106.387 ndërmarrje aktive gjatë 2012, njofton INSTAT. Krahasuar me një vit më parë qarku i Tiranës shënon një rritje me 4.182 ndërmarrje aktive, ndërsa qarqet Durrës dhe Shkodër kanë një rënie respektivisht me 1.026 dhe 598 ndërmarrje. Sipas Regjistrit Statistikor të Ndërmarrjeve, 12.131 është numri i ndërmarrjeve të reja në vitin 2013 krahasuar me 12.828 në vitin 2012, nga të cilat 36,9% e ndërmarrjeve të reja kanë aktivitet ekonomik “Tregti”. Në grupin e tregtisë mbizotërues me 72,5% është “Tregtia me pakicë përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave”.

Energjia dhe nafta, ende asnjë projekt zyrtar

Gjatë një takimi me investitorë nga Kazakistani, ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjinkuri u shpreh se Shqipëria kë një sërë burimesh të naftës ende të pa zbuluara dhe kjo mund të jetë një mundësi e mirë investimi. Investitorët kërkuan të njihen me potencialin e fushave të kërkimit të naftës ashtu sikurse me perspektivën që ka qeveria shqiptare në raport me kompaninë e naftës Albpetrol.

Investitorët u interesuan edhe për zhvillimet në energjetikë ku konkretisht diskutimet u ndalën tek projektet e mëdha si hidrocentralit i Skavicës. Ky HEC prej vitesh ka mbetur në letër, duke qenë se kërkon një fond prej 600-700 milionë eurosh për t’u realizuar dhe deri tani, investitorë privatë nuk kanë shprehur një interes të veçantë për ndërtimin e hidrocentralit të parë në Kaskadën e Drinit, sipas projektit të viteve 80. Kjo vepër do të kërkonte nga ana tjetër edhe një marrëveshje me Kosovën apo Maqedoninë, pasi baseni i saj do të përmbyste sipërfaqe të mëdha toke tek fqinjët. Ministri Gjiknuri shprehu interesin e tij që investitorët nga Kazakistani të shikojnë mundësinë e angazhimit në ndërtimin e TEC-it të përbashkët me Kosovën i cili do të përbënte një investim të rëndësishëm për sistemin energjetik në të dyja vendet.

Numri i njësive lokale aktive gjatë vitit 2013, është 123.332 në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Krahasuar me vitin 2012 numërohen 4.700 njësi lokale më shumë.
Të dhënat tregojnë se 84,8% e ndërmarrjeve aktive janë prodhues të shërbimeve dhe gjatë vitit 2013, në këtë grup operojnë 3.817 ndërmarrje më shumë se viti 2012. Gjithashtu, gjatë vitit 2013 janë klasifikuar si tatim pagues të mëdhenj 797 ndërmarrje nga të cilat, 54,1% e ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta janë me origjinë nga Italia e Greqia dhe 27,8% e ndërmarrjeve aktive menaxhohen nga femrat.
Ndërmarrjet me aktivitet ekonomik tregti, akomodim dhe shërbim social mbizotërojnë me 56,4%. Aktiviteti tregtar vazhdon të jetë më i preferuari në vendim marrje për një aktivitet të ri dhe përfaqëson 36.9% të ndërmarrjeve të reja. Në grupin e prodhuesve të të mirave mbizotërues janë ndërmarrjet me aktivitet ekonomik industri, 61,4%. Në grupin e prodhuesve të shërbimeve mbizotërues janë ndërmarrjet me aktivitet ekonomik tregti, 47,6%.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency