Standard.al

Berisha: Vrasja e Santos, krim mizor. Rendi dominohet nga mafia

berisha2Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Artan Santo. Në një mesazh në rrjetin social Facebook, Berisha e cilësoi këtë akt si të shëmtuar dhe mizor, që dëshmon se rendi në vend nuk ekziston.

“Artanin e kisha njohur në moshën e tij 4-5 vjeçare, fëmijë i dy prindërve të mrekullueshëm. Artani shkëlqeu gjithë jetën e tij, tashmë të shkurtër. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar mizor, dëshmi e një rendi që nuk ekziston apo një rendi që është tërësisht i dominuar nga mafia dhe krimi i egër”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Më tej ai shton “shpreh ngushëllimet e mia me të sinqerta familjes Santo, bashkëpunëtorëve, miqve të Artanit dhe lutem që shpirti i tij të gjeje paqen e merituar”.

 

Comments are closed.