Uruguai i falet Godinit, “kafshon”Italinë dhe kualifikohet

0
114

Italy v Costa Rica: Group D - 2014 FIFA World Cup BrazilUruguajanët kanë arritur të shënojnë një gol vetëm pak minuta para fundit të ndeshjes, duke u kualifikuar kështu për në raundin tjetër

 Një kualifikim i vuajtur dhe një Itali e trishtë pas fishkëllimës së arbitrit në fundin e ndeshjes. Një përballje historike midis dy skuadrave legjendare, të cilat kanë bërë historinë e futbollit botëror. Në vitrinë qëndrojnë 6 trofe tëKupave tëBotës,çka tregonte edhe prestigjin e kësaj sfide. Një ndeshje e madhe, e cila duket se i pati të gjitha:lojën, dhunën, arbitrimin dhe kafshimin. Loja nisi me një temp mesatar nga të dy krahët.Italia dukej se mundohej që të organizonte e para lojën. Ndryshe nga ç’pritej, Pranelikishte hedhur një skuadër sulmuese në lojë me dyshenImobile dhe Baloteli. Nga ana tjetër Uruguai kishte Kavanin dhe Suarezin. Loja më e fortë bëhej në pjesën e mesfushës, kjo për shkak të lojës shkatërruese që bënin latinët dhe organizimet që bënin italianët. Dukeshin më në formë të kaltrit, që tentonin të ndërtonin më shumë aksione dhe më shumë rrezikshmëri. Ndërsa nga krahu tjetër,Uruguai ishte i ndërtuar në një model tjetër. Amerikanojugorët tentonin që të rrezikonin me anë të kundërsulmeve dhe nëpërmjet goditjeve standarde. Në mesfushë dallon Verrati, i cili mbështetej mirë nga Pirlo, që tentonin të hynin në hapësirat e ngushta tëkundërshtarëve. Ndërsa uruguajanët hynin në sulm nga krahët me anë të Rodrigezit dhe Perierës, por pa rezultat. Ndeshja nuk kishte finalizim dhe nuk dhuronte shumë spektakël. Kjo, pasi dyshet sulmuese nuk ishin në ditën e tyre të mirë dhe nuk dhuronin shumë spektakël. Baloteli dheImobile nuk ishin fare të lidhur me njëri-tjetrin dhe rastet e tyre duket se ishin boshe dhe pa ide. Balo, nga i cili pritej shumë, tregoi të njëjtën fytyrë si në ndeshjen ndaj Kosta Rikës.Imobile, që nënshkroi pak ditë më parë kontratë me Dortmundin, nga i cili pritej shumë, nuk dhuroi asnjë gjë speciale, duke mos goditur asnjë top tërrezikshëm në portën e Muslerës. Kurse nga ana tjetër, Suarez dhe Kavani e kishin shumë të vështirë të ecnin pasi bllokoheshi mirë nga mbrojtja italiane, që bëri një punë mjaft të mirë.Loja ishte pak e bezdisshme dhe nuk kishte raste të pastra, pasi të dyja skuadrat ruanin njëra-tjetrën.I vetmi rast i saktë ishte ai i Suarezit, i cili u gjend vetëm për vetëm me Bufonin, por nuk u tregua i saktë.

Fraksioni i dytë do të ishte me më shumë ngjarje dhe do të ishte vendimtar për takimin. Loja do të merrte pikën e kthesës, kur në minutën e 59-të do të ishte Markizio ai që do të bënte një ndërhyrje ndaj Pereirës, duke u dënuar me karton të kuq. Një dënim pak i rëndë nga gjyqtari meksikan, që mori një vendim që i prishi shumë punë skuadrës së Prandelit.Ndërkohë, pak më vonë Suarez nuk do të dënohej, pasi kafshoi Kielinin. Një veprim i përsëritur i lojtarit tëLiverpulit, që në kampionatin anglez kafshoiIvanoviçineÇelsit. Blutë, me një lojtar më pak, u detyruan që të ktheheshin në mbrojtje për të mbrojtur barazimin qëu jepte kualifikimin. Por ishte shumë e vështirë si detyrë pasi uruguajanët përfitonin nga ky superioritet numerik. Dalja e Verratit në minutën e 70-të duket se do të prishte edhe lojën italiane që humbin kështu lojtarin që u jepte mundësinë që të krijonin lojë para. Goli nuk do të vononte shumë dhe në minutën e 81-të do të vinte nga Diego Godin. Mbrojtësi shtatlartë do të kërcente mjaftueshëm përtë goditur topin me shpinë që do të mposhtte Bufonin. Uruguajanët në festë, pasi kualifikimi është shumë afër,ndërsaitalianët duket se janë tëtronditur dhe më një lojtar më pak nuk kanë se çfarë të bëjnë për të ndryshuar gjërat. Minutat e mbetura ishin një orvatje e gjatë e të kaltërve që nuk arritën të barazonin. Kështu, me këtë triumf, latinët kualifikohen për në raundin tjetër, ku do të ndeshen me Kolumbinë në një sfidë po kaq të vështirë.

 

Kreu i Federatës dhe Prandeli japin dorëheqjen

Eliminimi iItalisë duket se nuk është përtypur nga Prandeli dhe kreu i Federatës, Xhankarlo Abete, të cilët kanë dhënë dorëheqjen menjëherë pas eliminimit. Një goditje e madhe për futbollin italian, qëështë eliminuar për të dytën herë radhazi nga kompeticioni që në fazën e grupeve. Një dështim që duket se ka vënë para përgjegjësisë dy nga drejtuesit më të lartë. Kështu,tekniku i kombëtares, Prandeli, u shpreh pas ndeshjes se e gjithëpërgjegjësia për eliminimin është e tij.Ai deklaroi: “Besimi që i dhashë Balotelit ishte një nga gabimet e mia”.Por ai foli edhe për arbitrimin e ndeshjes. “Futbolli duhet që të reflektojë krizën e vet. Arbitri e shkatërroi ndeshjen. Ndeshja ishte e ashpër, por nuk duhej dhënë kartoni i kuq”, -është shprehur tekniku.

 

Ture: Drejtuesit nuk më lanë të shikoja vëllain e sëmurë

Jaja Ture sulmon MançesterSitin. Në një letër publikuar në “France Football” mesfushori nga Bregu i Fildishtë shpreh të gjithë dhembjen për vdekjen e vëllaitIbrahim, i ndarë nga jeta të enjten në Mançester, si pasojë e një lufte me kancerin.”Ishte një shok i vërtetë. Ai ishte miku im më i mirë. Drejtuesit e i e dinin mirë dhembjen time, por prapë nuk më lejuan që disa ditë para Botërorit të isha pranë vëllait tim. M’u desh të shkoja në Abu Dabi për të festuar titullin, ndërsa ai vuante në shtrat. Jam penduar që nuk këmbëngula”, – shkruan Ture. Botërori? “Kemi vendosur të qëndrojmë me Bregun e Fildishtë për të mos prishur festën dhe për një kualifikim të mundshëm në fazën tjetër. Tani do të mundohem edhe për vëllain tim”, – përfundon Jaja Ture.

Zaneti: Mesi, lideri i Argjentinës

Ikona zikaltër, Havier Zaneti, u shpreh seLionel Mesi është njeriu që do të mbahet mend në këtë Kampionat Botëror. Superylli i Barcelonës është kritikuar për paraqitjet e tij me kombëtaren në të kaluarën, mirëpo që nga angazhimi i Alehandro Sabelës si trajner, ai ka shënuar 22 gola në 22 paraqitjet e fundit me bardhekaltrit. Për më shumë, 27-vjeçari ishte njeriu që e kualifikoi Argjentinën në të tetën e finales me golat e tij kundër Bosnjë-Hercegovinës dhe Iranit. “Duket se ky do të jetë Botërori i Leos. Dhe shpresoj të jetë ashtu. Ai e ka marrë skuadrën mbi shpatulla kur ka qenë nevoja. Vetëm superkampionët dinë të bëjnë gjëra të tilla.Ai është një lider absolut i këtij ekipi”, – ka deklaruar legjenda argjentinase.

 

Depai: Për të ardhmen vendos pas Botërorit

Një ndër të rinjtë e dalluar te “tulipanët” holandezë, Memfis Depai, do të presë të përfundojë Kampionati Botëror dhe pastaj do të marrë një vendim për të ardhmen. Djajtë e Junajtidit dhe Totenhemi kërkojnë shërbimet e futbollistit holandez. “Për momentin jam në Kampionatin Botëror dhe pasi të përfundojë do të shohim. Unë kam kontratë me PSV-në deri në vitin 2017, prandaj duhet të presim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, – ka deklaruar 20-vjeçari fenomenal.

Herrera, afër akordit me Junajtidin

Junajtid është afër marrëveshjes me Atletik Bilbaon për mesfushorin Ander Herrera. “Goal” raporton se dy klubet pritet të pajtohen për shumën prej 35 milionë eurosh. Nga ana tjetër, 24-vjeçari do të paguhet 181.000 euro në javë në “Old Trafford” dhe thuhet se a tashmë është përshëndetur me shokët e tij te Bilbao. “Djajtë e kuq” duan ta transferojnë sa më shpejt spanjollin, pasi klauzola e tij nga 1 korriku do të rritet në 40 milionë euro. Një goditje e madhe për Junajtidin që pret rikthimin në sezonin tjetër.

 

Maradona: Ronaldo… pothuajse si Mesi

Diego Maradona ka deklaruar se Kristiano Ronaldo është një hap prapa Lionel Mesit. Ronaldo arriti të shpëtonte shanset e portugezëve për kualifikim me një harkim preciz te Varela, i cili barazoi rezultatin ndaj SHBA-së në sekondat e fundit të takimit. “Kristiano Ronaldo mund të bëjë atë që bën edhe Mesi. Mirë, pothuajse gjithçka. Ishte një krosim fantastik, situata dhe cilësia është e rëndësishme në ato momente. Ronaldo ishte i qetë dhe mbajti mbrojtjen të organizuar. Është keq që ata nuk fituan, sepse ai duhet të shkojë në fazën tjetër. Portugalia duhet ta mposhtë tani Ganën dhe të shpresojë se Gjermania e mposht SHBA-në. Duke parë formën e ekipeve, nuk duket se po bëhet mirë për ekipin e Ronaldos”, – ka thënë Maradona.

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency