Komisioni i Ligjeve/  Deputetët e PS-LSI kundërshtojnë qeverinë, Fino i përplas karrigen Xhafajt në Komision

0
109

 Florenc Drizari

fino-xhafa“Ligji shfuqizon aktin normativ që parashikon legalizimin e ndërtimeve të kryera në shkelje të kushteve të lejes”

Projektligji “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” u shoqërua me debate të ashpra dje në Komisionin e Ligjeve mes deputetëve të majtë dhe përfaqësuesve të qeverisë. E pranishme në prezantimin e këtij projektligji ishte ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni. Fillimisht ministrja theksoi se me këtë ligj ndalohet legalizimi në ligjin e planifikimit si dhe eliminohet nga ligji për planifikimin e territorit procesi i legalizimit, i zhvillimeve të kryera në kundërshtim me ligjin. Sipas Gjermenit, parashikohet shfuqizimi i aktit normativ që parashikon legalizimin e ndërtimeve të kryera në shkelje të kushteve të lejes. Ndërkaq, debatet nisën gjatë kohës që deputetët filluan të kërkonin shpjegime nga ministrja.

Deputeti socialist Bashkim Fino, i cili ishte edhe relatori i këtij projektligji, replikoi ashpër me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafajn, për mosdhënien e fjalës, ndërsa në një moment u çua në këmbë duke përplasur edhe karrigen e tij nga vendi në shenjë proteste.

Ndërkaq, një tjetër oponencë nga që iu bë ligjit nga deputetët ishte nga deputetët e LSI-së. Deputeti Petrit Vasili tha se disa shpjegime në relacionin e Këshillit të Ministrave nuk bindin. “Mbase nuk janë rreshtuar mirë nga stafi dhe mbase duhet të ishin gjetur disa shpjegime më bindëse, sepse arsyet themelore që kanë imponuar një nismë të tillë, duke filluar nga problemet e ngadalësisë së zbatimit të ligjit, nga kapacitetet e pakta, mungesat e instrumenteve sektorial të planifikimit, pjesëmarrja e ulët e publikut dhe formale në mjaft raste apo mungesa e ndërgjegjësimit, t’jua them me sinqeritet, nuk janë arsyet themelore, të mëdha, për të thënë që një ligj duhet bërë nga e para”, – deklaroi Vasili.

Ndërsa në përgjigjen e saj, ministrja Gjermeni tha se ligji nuk është bërë nga e para, por është rishkruar. “Jo vetëm që ishte i pazbatueshëm në ato kushte që ishte, por për shkak të ndërhyrjeve klienteliste që i janë bërë, nuk qëndronte në këmbë. Ligji duhet të jetë një ligj kornizë gjë për të cilën ai ligj nuk e kishte. Arsyet në relacion qëndrojnë. Të gjitha grupet e interesit që kemi kontaktuar e kanë cilësuar domosdoshmëri ndërhyrjen”, – theksoi ministrja. Por deputeti i LSI-së këmbënguli se ky ligji ka ndryshuar në tërësi dhe se ku theksohet pazbatueshmëria e tij.

Ndërkaq, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, u shpreh se ligji i ri u jep zgjidhje problematikave të shfaqura gjatë këtyre viteve të fundit, problemit të planifikimit të territorit. “Ligji nuk është bërë nga e para, por është i rishikuar, për shkak të ndërhyrjeve klienteliste që i janë bërë herë pas here. Ligji nuk qëndron në këmbë ndaj ishte e nevojshme rishikimi i tij, dhe grupet e interesit e kanë cilësuar si domosdoshmëri ndërhyrjen. Ligji për territorin ka ndryshuar shumë herë duke sjellë probleme në zbatueshmërinë e tij. Ndryshimet e propozuara synojnë ta kthejnë në kohë këtë ligj dhe ta zhveshin nga interesat klienteliste, gjithashtu parashikohet gjithëpërfshirja në hartimin e planeve vendore. Ky ligj konfiskon ose zhbën ndërtimet pa leje në zonat ku ka plane zhvillimore. Janë shtuar sanksionet për të gjithë individët, që ndërtojnë në kundërshtim me ligjin”, – u shpreh Eglantina Gjermeni. Ndërsa më herët relatori i këtij projektligji Bashkim Fino i sugjeroi Gjermeni që krahas ligjit urbanistik, të përgatiteshin edhe aktet e tjera ligjore për përmbylljen e procesit të legalizimeve. Bashkim Fino u interesua nëse në hartimin e këtij ligji është marrë në konsideratë ndarja e re territoriale në draftin për ligjin për territorin. “Për ligjin e territorit është marrë në konsideratë Reforma Territoriale dhe se ka bashkëpunim mes dy grupeve të punës. Reforma territoriale përmirëson edhe ligjin për territorin, pasi vendoret do të jenë më të kualifikuar”, – sqaroi Gjermeni.

 

Debatet Xhafaj – Fino tek Ligjet

 Fino: Unë jam relator dhe si i tillë kam të drejtë të bëj sugjerime.

Xhafaj: Si relator do bëni koment?
Fino: Unë jam relator i çështjes. Kërkoj fjalën dhe nuk ma jep. Ka ndonjë problem? Po ka problem, ma thuaj (përplas karrigen)!
Xhafaj: Një sekondë mor zotëri!
Fino: Unë jam relatori, ndërsa ti i jep fjalën zotit Subashi.
Xhafaj: Dakord, do bëjë pyetjet zoti Subashi.
Klosi: A moj Englantina ç’na bëre.
Englantina: Po pse, unë e kam fajin?
Xhafaj: Ju lutem!
Subashi: Kam dy pyetje lidhur me nenin 81, aty ku flitet për kundërvajtjet administrative.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency