Dyshtetësia në shëbrimet sekrete/ Braho: Çfarë do bëhet me kreun e SHISH? Hila: Duhet të ishte përjashtuar me kohë

0
131

 Florenc Drizari

brahoKomisioni për Sigurinë Kombëtare miraton projektligjin për shërbimet e inteligjencës në ushtri

Shqyrtimi i ligjit “Për agjencinë e inteligjencës dhe sigurisë së mbrojtjes”, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare riktheu debatet për dyshtetësinë e kreut të SHISH-it, Visho Ajazi. Fillimisht ishte kryetari i këtij komisioni, Spartak Braho, i cili i kërkoi përfaqësuesve të ministrisë së Mbrojtjes se çfarë duhet të bërë për personat që mbajën dyshtetësi në shërbimet sekrete, duke marrë si shembull mbajtjen e nënshtetësisë kanadeze të Visho Ajazit. Në përgjigje të kësaj deklarate, zëvendësministri i Mbrojtjes, Hila, tha se në strukturat e shërbimeve sekrete në botë kjo është e ndaluar, dhe nëse do të kishte ndodh një fenomen i tillë, kreu i këtij shërbimi duhet të ishte përjashtuar. “Shërbimet sekrete në botë nuk i pranojnë farë. Këta mund të jenë agjentë të tyre, të rekrutuar, por nuk janë oficer, operativ të tyre. Prandaj, duhet të jenë vetëm shtetas shqiptar, lerë më që në shërbimet sekretë që nuk bëhet fjalë”,-deklaroi zëvendësministri. Ndërsa pyetjes së kryetarit të Komisionit të Sigurisë, Spartak Brahos, se çfarë do të bëhet me Visho Ajazin që mban dyshtetësi, përfaqësuesi i qeverisë iu përgjigj: Duhet të ishte përjashtuar me kohë. Nuk ka shëbrim sekret në botë që e mban këtë. Vendet serioze nuk i bëjnë.Më herët gjatë shqyrtimit të draftit të qeverisë nen për nen në Komisionin e Sigurisë, pati debate mes përfaqësuesve të mazhorancës lidhur me të drejtën që duhet të kenë personat për t’u përfshirë në shërbimet e inteligjencës në ushtri, ndërkohë që opozita nuk mori pjesë në komision në kuadër të bojkotit parlamentar që ka vendosur në raport me shumicën parlamentare. nga ana e tij, deputeti socialist, Paulin Stërkaj kërkoi që të mos penalizohen studentët shqiptar që kanë studiuar jashtë vendit, duke vënë kritere që në këto shërbime të emërohen vetëm shtetas shqiptar, apo që në 5 vitet e fundit kanë jetuar në Shqipëri. “Kam jetu në emigracion dhe e di se çfarë vlerash kanë fëmijët tanë atje dhe pse ne duhet ti kufizojnë nga pjesmarrja në këtë shërbim, pse duhet të vëmë barrikada?”,-tha Stërka. Ndërsa deputeti Lutaj deklaroi se shumica nuk ka si qëllim penalizimin e studentëve dhe që janë shkolluar jahtë, “nuk flitet për këtë kategori njerëzish. Flitet për njerëz të cilët në 5 vitet e fundit kanë qenë në aktivitetet e pakontrollueshme për tu futur në këtë shërbim. Mund të ketë vend për ta formuluar këtë pikë më qartë”,-tha ai. Ndërkaq, në të njëjtën linjë për të kufizuar rekrutimin në këtë shërbim të vetëm shtetasve shqiptar ishin Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Spartak Braho dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Hila, të cilët kërkuar rregulla strikte nga ligjvënësit. “Përsa u përket këtyre shërbimeve, përjashto kohën kur këta njerëz janë shkolluar në universitete të huaja, ne e dimë shumë mirë që shërbimet e huaja sekrete, dhe këtu jam duke folur për shërbimet sekrete të cilat janë armiqësore ndaj NATO-s në këto momente, përdorin agjenturën e fjetur që kalon deri në dy breza ku djali përgatitet nga babai për këtë punë për tu përdorur si agjent i fjetur për tu infiltruar në një tjetër shërbim sekret. Ne kemi pasur raste të tilla dhe me kompetencat e dobëta që ka kjo agjenci, mund të ndodhet në momentin që ka një agjent të infiltruar brenda radhëve të saj dhe nuk është në gjendje ta demaskojë dhe ta çojë në burg. Prandaj të tregohemi pak rigoriz ndaj filtrit dhe të vëmë kritere shumë të sakta, duke këmbëngulur që të paktën për këto 300 vende pune”,-deklaroi zëvendësministri Hila.

 

 

Neni 30

Kriteret e pranimit

1. Për t’u pranuar në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, ushtaraku ose civili ekuivalent duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:

a) Të jetë vetëm shtetas shqiptar;
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor;
ç) Të ketë gradën për vendin përkatës të punës;
d) Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
dh) Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
e) Të mos jetë larguar për shkelje disiplinore nga administrata publike;
ë) Të plotësojë kushtin e sigurisë;
f) Të mos ketë filluar ndjekja penale ndaj tij;
g) Të mos i jetë hequr e drejta e ushtrimit të detyrës në administratën publike me vendim gjyqësor të formës së prerë;
gj) Të mos ketë konflikt interesi me detyrën/funksionin që do të kryejë.

 

PS në mbledhje grupi/ Rama deputetëve të PS-së: Tahiri meriton ndjesën e heshtur nga ata që se bënë detyrën

 ““Gatet” e Gjyqësorit do shoqërojnë Gaten e Lazaratit”

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar e Partisë Socialiste kritikoi të gjithë ata deputetë ku sipas tij, nuk kanë mbështetur punën e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri gjatë operacionit të zhvilluar në Lazarat, por edhe më herët.

Duke iu referuar nismës së disa deputetëve për shkarkimin e një anëtari të kabinetit qeveritar, Rama theksoi se ministri Tahiri meriton ndjesën e disa ligjvënësve që nuk e bënë si duhet detyrën e deputetit. “Saimir Tahiri sot meriton jo vetëm falënderimin tonë të megjithë zemër për vlertën e shtuar që i ka sjellë qeverisjes dhe familjes tonë politike. Meriton edhe ndjesën e heshtur ndaj çdo deputeti që nuk e ka bërë si duhet ndaj tij detyrën e deputetit. Në kushtet ku i ka rënë për pjesë të punojë i duhet të përballet me situata tejet të rënda. Në këtë 23 qershor të parë të qeverisjes sonë ëndrrat dhe shpresat e rilindjes 2013 jo vetëm nuk janë fikur por janë forcuar fale punëve të mira dhe rezultatet e prekshme. Rezultatet në Lazarat qershia mbi tortë.”- vijoi më tej kryeministri.

Rreth një vit pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, kryeministri Edi Rama thekson se falë punëve të kësaj qeverie, shpresat për rilindjen jo vetëm nuk janë fikur por janë forcuar edhe më tej.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të PS-së, kryeministri iu referua operacionit të policisë në Lazarat, duke përgëzuar policinë dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili sipas Ramës, “i ka sjellë një vlerë të shtuar qeverisë dhe Partisë Socialiste”.

“Brenda dhe jashtë vendit ka jehuar fort fitorja e shumëpritur por e pashpresuar nga shumëkush, fitorja e shtetit me krimin në Lazarat. S’ka asnjë dyshim se lufta me krimin ka qenë dhe mbetet një prioritet themelor. Një prioritet që siç e dimë të gjithë ka qenë tejet i mundimshëm në këtë pjesë hyrëse të qeverisjes për shkak të gjendjes katastrofike ku e gjetëm Policinë e Shtetit. Në këtë 23 qershor, pa u mbushur 300 ditë, përmbushëm angazhimin për ta kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës”- deklaroi Rama. Gjithashtu Kryeministri Rama bëri thirrje që ndaj çdo krimineli të jepet dënimi i merituar ose përdryshe vetë gjyqtarët do të bien pas hekurave.

“Gatja i Lazaratit, me armë dhe me thasë të mbushur me hashash në shtëpi, është askush, në krahasim me “Gatet e pushtetit gjyqësor”, që si armë kanë çekiçin e gjykatësit, ndërsa paratë i bëjnë me thasë, duke nxjerrë nga kafazet “Gatet e krimit”. Ose në krahasim me “Gatet e pazarit të prokurorisë”, që i kanë kthyer shumë prej dosjeve të luftës sonë kundër korrupsionit në letra me vlerë për karrierë dhe përfitime krejt vetjake, në kurriz të drejtësisë. Sot, gjyqtarët që kryejnë krime, duke u bërë pjesëmarrës në vrasjet dhe në tragjeditë njerëzore që shkaktojnë rrugëve “Gatet” e liruar me një të rënë çekiçi prej tyre, duhet ta marrin të qartë mesazhin se ne jemi gati të përballemi me çfarëdo kosto me ta, deri sa kush nuk do të ndahet nga “Gatet”, të shkojë të rri me “Gaten”, tek vendi i “Gateve”, pa mundur të bëjë dot më dëm për njerëzit e pafajshëm, në këtë vend, që s’është vendi i “Gateve”, por është vendi i qytetarëve të vet të zakonshëm”,-deklaroi Rama.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency