Standard.al

Tre “Moira-t” ne Mitologjine “Greke” dhe Tre Mirat ne Mitologjine Shqiptare

E. Canaj

10404891_10204469434242374_1483014146004981251_nTë keeshtuquajtura Moira, sipas Mitologjisee ishin tre figura femeerore, bijat e Zeusit dhe Temi-t, tee cilat endnin fillin e fatit tee çdo njeriu, duke e mbeeshtjellee keetee fill, fillimisht, dhe me tej duke e preree keetee fill.

Emrat e ketyre Tre figurave femerore, te cilat kishin te benin me anen mistike te jetes se njerezve ishin si me poshte:

1) Klothi (Klothes), me e reja prej tre Moirave, qe do te thote “ajo qe tjerr”.

2) Laki (Λαχε), qe do te thote fat.

3) Atropo (Ἄτροπος), me e vjetra prej tre Moirave, qe do te thote “e pandryshueshme”, apo” e pashmangshme” (fati i pa shmangshem).

Ne rastin e mesiperm kemi te pakten dy elemente qe kane nje lidhje te drejtperdrejt me gjuhen shqipe dhe pikerisht dy Moirat e para, Klothi e cila tjerr, por ne te njejten kohe edhe lidh fillin, pasi, ne se do verenim me kujdes ne jeten e perditshme te femrave rurale, keto te fundit jo vetem tjerrin, por edhe mbledhin fillin ne nje bosht, pra lidhin dhe nuk kemi arsye te mos e lidhim me shqipen “Qe-Lith=K-Loth”.

Rasti i dyte; -Laki. Ne shqip kemi nje fjale teje interesante qe ka nje lidhje gati te drejteperdrejte me veprimin qe kryente kjo Moire.

LAKAT kal.

1. Shprish me lakadredhë. Lakat leshin

Pra fjala shqipe “Lakat”, ne kete rast, vjen gati e pandryshuar ne nje lidhje me veprimin e perpunimit te leshit te bagetise i cili perdorej per fillin.

Por. le te hedhim nje veshtrim çka na sjell mitologjia Shqiptare lidhur ketyre tre figurave.

Figura te besimeve popullore, te cilat perfytyrohen si tri gra qe vijne naten e trete te djepi i te posalindurit dhe i caktojne fatin e jetes. Ne veriun e Shqiperise kete detyre e kryejne Oret.

Perfytyrohen si tri gra qe vijne naten e trete te djepi dhe percaktojne fatin e foshnjes. Kur vjen koha e caktimit te fatit degjohet fjala e te Mires se vogel, prandaj ka ngelur edhe fjala e vjeter “C’thot’ e treta u befte”.

Ne se do perdornim nje paralelizem me tre Moirat ne Mitologjine “Greke”, ne rastin tone eshte me e reja qe percakton fatin, Klothi, pra ajo qe tjerr, qe lidh, pra ajo qe eshte fillestarja e fatit.

Vendpushimet e Oreve ishin mrizat.

(MRIZ m.Vend i freskët e me hije ku kalojnë vapën bagëtia)

Per kete arsye malesori shqiptar i konsideronte te paprekshem keta lisa te shenjte. Besohej se po te pritej lisi i ndonje mrizi, qofte edhe ndonje dege e tij, demtuesi do pesonte ndonje fatkeqesi. Emri i Oreve shpesh here ishte tabu dhe nuk zihej ne goje dhe zevendesohej me emertime eufemistike te tipit “Qofshin te bardhat” etj.

Ne Atike, ende sot nder Arvanite keto figura quhen Moira edhe pse te tre figurat jane rregjuar ne nje figure te vetme.

Ne Faltoren e Dodones se lashte, ekzistonin perhere tre figura femerore (paraqiteshin si tre gra te vjetra) ,te cilat percaktonin fatin e njerezve dhe pikerisht ne kete Faltore te lashte para greke, pema e lisit ishte e shenjte. Kjo Faltore e lashte prane kishte nje mal te larte i cili thirrej Mali i Te Mirave, ku popullsite e lashta baritore shkonin dhe kerkonin te dinin per fatin e tyre dhe familjes.

 

Comments are closed.