Terri informativ mbi nevojat e tregut të punës : Kush e shkakton dhe kush përfiton?

0
115

Nga Artan Fuga

artan-fuga Të ashtuquajturit neoliberalë (hahahahahahaaha : e ku ka të tillë te ne ? Këtu ata që bërtasin më shumë për tregun e derregullarizuar rrjepin më shumë shtetin-thjesht e rrjepin, e zhvasin, e zhveshin buxhetin publik me një mijë forma), na thonë : C’na duhet tregu i punës? Tregu i punës të bëjë çfarë të dojë!!!

Dhe pasi i kanë mbushur mirë xhepat,

pasi marrin fitime te privati dhe rroga të majme në shtet,

pasi kanë përfituar vetë nga një sistem arsimor i kohës të tyre gati falas,

pasi kanë arsimuar fëmijët e tyre,

pasi kanë privatiizuar pasuri që u përkisnin gjyshërve,

duke marrë prona që të tjerët s’i kanë marrë dot, bërtasin :

Çfarë na duhet tregu i punës???

Tregu i punës na qenka sipas tyre një mekanizëm që as duhet ta njohim, as ta analizojmë, as ta sjellim në din e në iman, as ta orientojmë, as t’i zbusim pabarazitë e tija, e kështu me rradhë.

Ka edhe ndonjë ish deputet që jeton thjesht me pensionin e marrë si ish deputet se përndryshe do të vdiste urie, që bërtet majë thanës:

Tregu është tregu!!!

A thua se tregu qenka ndonjë tigër që sapo ta shohim në ndonjë pyll, t’i ikim me vrap e ta lemë rehat se na kafshon.

Çfarë marksistash vulgarë të pashërueshëm që bërtasin për tregun por në fakt nuk përsërisin në thelb veçse tezat marksiste të forcave prodhuese që spontanisht na ndryshokan marrëdhëniet në prodhim.

Çfarë përrallash!!!

Këtu flas për disa që gjithsesi dinë ndonjë gjë nga ekonomia, sepse për ndonjë që buzë ndonjë peme rrapi, buzë lumi, ngjyen me pështymë kalemin e tij të prishur kopjativ, as ja vlen të flitet, sepse ai vetëm gjini pamfletesh absurde përpiqet të shkruajë ose ndonjë letër joanonime drejtuar askushit në eter…

S’ja vlen as ta lexosh…

Nuk na duhet të dimë se çfarë kërkon tregu – bërtet liberali që kurrë nuk ka lexuar dot një libër ekonomie. Se mos ndonjë libër tjetër!!!

Eshtë profesor në industri, me diplomë universitare në veterinari, me master në ushtri dhe jep mësim në psiqiatri… Çdo rregull në tregun e punës i duket i kotë, sigurisht, siguisht…

Ku punon dot shkolla e lartë dhe ku orientohet dot publiku dhe rinia në cilën degë do të shkojë nëse nuk dihen nevojat e tregut.

Kastile i lenë pa transparencë në mënyrë që njerëzit të mos e kuptojnë kurrë se paratë që paguajnë për studimet kurrë nuk do të rambursohen, sepse studentët kthehen pas shkolle në të papunë…

Errësira informative për qëllime të errta.

As pushteti publik nuk na ndihmon!!!

Kush boton statistika dhe studion tregun për të ditur sesa inxhinjerë gjeologë i duhen Shqipërisë në një vit?

Sa veterinierë i duhen vendit në një vit?

A merr mundimin ministria e arsimit të thotë se sa mësues fillore na duhen vitin që vjen? Sa mësues sociologjie, matematike, gjuhe frënge, sa mësues fizkulture, etj?

Qenka e vështirë shumë!!!

Jo, ka errësirë informative të qëllimtë.

Operatorë privatë (me përjashtim të ndonjerit) nuk duan studimin e tregut sepse vetëm kështu duke shkëputur tregun e diplomave nga tregu i punës në mënyrë katastrofike, munden të peshkojnë viktima që nuk e dinë se po shkojnë drejt harxhimit të kotë të buxhetit famjljar!!!

E rëndë!!!

Industria e dijes bazohet mbi industrinë e padijes … mbi nevojat e tregut!!!

A thua se të paktën sektori publik nuk mund ta gjejë sesa vende pune dhe ku hapen…Sa dalin në pension, sa vende bosh janë, sa duhen për dinamikat e reja të zhvillimit.

Flenë institucionet e statistikave, fle sektori dhe administrata publike, fle opinioni shoqëror, kurse liberali (hahahahahaha) që do të rrjepë buxhetin publik, bërtet : Mos e njihni tregun? Çfarë na duhen nevojat e tregut? Lëre tregun të lirë!!!

Dhe korrupton me dhurata, me sponsorizime, e pret që xhepat t’i mbushen nga paraja publike, duke rrjepur buxhetin e shtetit, e duke bërë reklamë fallco :

Hajdeni te kioska ime diplomtore, ndërkaq e di se ato diploma nuk kanë asnjë vlerë reale në treg.

Ai e di, por studentët nuk e dinë.

I mbajnë kastile në terr informativ.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency