Reagojnë diplomatët/ Franca e Rumania pro statusit të kandidatit për Shqipërinë

0
118

moroMoro: Franca mbështet statusin e vendit kandidat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

Abasadorja franceze Christine Moro, gjatë një aktiviteti të djeshëm të organizuar në pedonalen e qytetit të Korcës, deklaroi se Franca mbështet statusin e vendit kandidat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”. Moro ka shprehur qëndrimin pozitiv në lidhje me “provimin” që do kalojë Shqipëria në fundjavë. Sipas saj, ky është një vendim kolektiv dhe do merret nga Këshilli Europian. Duke u ndalur tek aksioni i ndërmarrë nga qeveria, me anë të ndërhyrjes së Policisë së Shtetit në Lazarat, More e ka konsideruar këtë aksion tepër të rëndësishëm dhe pozitiv.

“Veprimi në Lazarat, veprim i parë, të shtrihet në zona të tjera. Mbështesim plotësisht ndërhyrjen e policisë”-shtojë më tej ambasadorja franceze, Christine Moro. Më tej ambasadorja theksoi se Shqipëria po shkon drejt statusit për vendin kandidat.

 

Qëndrimi i Rumanisë

Ndërkaq, një ditë më parë mësohet se Rumania po lobon për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Qëndrimi pozitiv i Rumanisë është bërë publike nga vetë Ministri i Jashtëm i këtij vendi.

Në një prononcim për mediat shqiptare Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Titus Corlațean, theksoi se vendi i tij ka arsye për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt BE-së. Dhe, bazuar mbi to, ai si përfaqësues i Rumanisë ka bërë një seri takimesh me diplomatë të shteteve të unionit. Rumania është një nga shtetet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë, diplomati rumun le një dritë jeshile për këtë, bazuar mbi bisedimet Prishtinë- Beograd. Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Corlațean theksoi se vendi i tij mbështet programet europiane si për Kosovën, ashtu edhe për Shqipërinë, në kuadër të një zhvillimi sa më të qëndrueshëm të vendeve të Europës Juglindore për në familjen europiane.

Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat në prillin e vitit 2009 dhe që prej asaj kohe ajo është refuzuar 4 herë nga vendet anëtare; 23 qershori është momenti kur shqiptarët do të mësojnë nëse duhet të fillojnë të punojnë për hapjen e negociatave apo për të 5 herë do të përpiqen të kalojnë provën e statusit. Lidhur me statusin e vendit kandidat, krerët e qeverisë kanë zhvilluar edhe një tur takimesh ditët e fundit për të kërkuar mbështetjen e vendeve “skeptike” në dhënien e votës pro statusit për Shqipërinë. Nga ana e saj opozita shqiptare është shprehur e gatshme të japë kontributin e saj në çdo fushë që do të nevojitet ndihma për çështjen e statusit të vendit kandidat. Më herët edhe kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar disa takime me zytar të lartë në Evropë, duke lobuar për marrjen e statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency