Fundjava në Skrapar/ Rama e Meta rafting në kanionet e Osumit

0
170

10437465_10152230192366523_3813900449865744289_nRama: Kanionet e Skraparit një eksperience e re e Shqipërisë magjike, nga një kënd që s’e kemi parë kurrë!

Krerët e qeverisë Rama e Meta zgjodhën që fundjavën ta kalojnë në Skrapar si dhe në kanionet e Osumit. Me ftesë të ftesës së Kryetarit të Kuvendit Meta, Rama zhvilloi edhe një promovim ekonomik dhe turistik të kësaj zone, të njohur për kanionet e famshme.

Rama i quajti një tunel natyror parahistorik kanionet e Osumit, madhështinë e të cilit vështirë ta rrokësh pa e vizuar vetë, tha ai.  “Kanionet e Skraparit një eksperience e re e Shqipërisë magjike, nga një kënd që s’e kemi parë kurrë!” – do ta përshkruante Kryeministri këtë eksperiencë, duke ftuar çdo shqiptar të krijojë eksperiencën e tij duke vizituar një ndër komplekset natyrore më magjike të Shqipërisë.

gjithashtu Kryeministri Rama u ndal edhe tek Ura e Kasabashit, një monument i trashëgimisë kulturore, e shekullit të 17-të. Sëbashku me Kryetarin e Kuvendit Meta, Kryeministri Rama inauguroi edhe rrugën e Kanioneve. Duke folur për potencialet e kësaj zone për zhvillim, Kryeministri theksoi se ato janë turistike dhe ekonomike dhe qeveria ka projekte që nxisin rritjen e turizmit dhe rritjen ekonomike të saj. Kryeministri veçoi synimin për të lidhur me infrastrukturë moderne luginën e Osumit me atë Vjosës, çka, theksoi ai, do të transformojë jo vetëm jetën ekonomike të këtij rajoni, por do të rivlerësojë edhe kuptimin e turizmit, jo thjesht si turizëm bregdetar siç shihet deri më sot.

Duke folur për projektet për zhvillimin ekonomike turistik të kësaj zone, Kryeministri Rama nënvizoi:

“Me lidhjen përfundimtare të kësaj rruge me Përmetin, në mënyrë që të dyja këto lugina të mrekullueshme, që janë një bazë shumë e fortë për zhvillimin e një tjetër turizmi, të mund të lidhen me këtë infrastrukturë dhe pastaj numri i turistëve, i cili është rritur vit pas viti, të shumëfishohet sepse realisht potenciali është i gjithi këtu. Neve na duhet vetëm që të përqendrohemi dhe ta zhvillojmë këtë potencial. Duke qenë të bindur se edhe reforma administrative-territoriale do të jetë një nxitje shumë e fortë për të fokusuar mirë fondet dhe për të punuar shumë, në mënyrë racionale, me prioritetet. Sinqerisht u ndjeva shumë keq që mu desh të bëhem thuajse 50 vjeç, për t’i parë kanionet, por pastaj u ngushëllova kur më thanë që edhe Iliri i ka parë këtë vit”,-tha Rama.

Nga ana e tij, Kryetari i Kuvendit Meta theksoi nevojën për ta shndërruar këtë zonë në një qendër më të njohur të turizmit shqiptar.

“Kjo rrugë e re përfaqëson një shpresë të madhe për të gjithë komunitetin këtu, për të ardhmen e perspektivën e tij dhe unë besoj se me këtë vizion të ri që kemi për mjedisin, për natyrën, për turizmin, absolutisht që ne kemi një resurs të jashtëzakonshëm për ta shndërruar gjithë këtë luginë të Osumit në një burim të jashtëzakonshëm mirëqenie dhe progresi për gjithë komunitetin dhe në një atraksion unik për gjithë turistët.

Kjo luginë e mrekullueshme  e Osumit të bashkohet me luginën po kaq të mrekullueshme të Vjosës. Kështu do të shumëfishohet potenciali turistik dhe do të fuqizohet një paketë e jashtëzakonshme turistike në të ardhmen, për gjithë turistët e huaj, pra, Berat, Skrapar, Përmet e Gjirokastër, që do të gërshetojë në mënyrë të jashtëzakonshme magjinë e turizmit kulturore, historik, me atë natyror dhe të aventurës që ofrojnë luginat e mrekullueshme të Osumit e të Vjosës”,-deklaroi Meta.

 

Rama-Meta vititojnë fabrikën e këpucëve në Çorovodë

Gjatë qëndrimit në Skrapar, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Kuvendit Meta vizituan edhe biznesin fason të prodhimit të këpucëve, investim i kompanisë “Alba Shoes Group”, hapur vetëm pak kohë më parë, në Çorovodë.  Më pas, ata u ndalën edhe në hidrocentralin e Vlushës, që ngrihet mbi lumin e Çorovodës, degë e lumit Osum, një investim me vlerë 16 milionë Euro.Në kthim, Kryeministri Rama u ndal në Berat, ku inspektoi punimet për pedonalen në qendër të qytetit, nga ku njoftoi edhe nisjen së shpejti të dy projekteve të reja, me rëndësi për rilindjen e qytetit, parkun e ri dhe rrugën e lumit. Ndërtimi i pedonales është një investim i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, në bashkëpunim me bashkinë e qytetit, që përfshin rinovimin e shëtitores dhe sheshit qendror.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency