Belgjika mposht Rusinë në minutat e fundit

0
129

Ishte 19 vjeçari i Lilës Origi ai që shënoi duke i dhënë skuadrës kualfikimin për në raundin tjetër

belgjike-rusiJo më kot Belgjika është cilësuar si një nga risitë e këtij botërori.Një skuadër e re e fortë dhe që premton shumë për të ardhmen.Një ansambël i drejtuar nga Vilmots i cili duket se po merr edhe frytet e punës së tij.Dje blegët arritën një sukses që kishin shumë vite që nuk e kishin parë.Me fitoren kundër Rusisë arritën që të kualifikoheshin për në fazën tjetër.Një kalim mjaft i rëndësishëm që i siguroi kështu poziconin e liderit.ishte Origi ai që arriti tu rrëmbënte një sukses të madhe lindorve që në historinë e tyre kurrë nuk kanë mundur të fitojnë ndaj belgëve. Skuadra e Ëilmots triumfoi sepse e kërkoi atëherë kur duhej suksesin, ndërsa Rusia u shfaq një skuadër pa shumë ide në fzën offensive dhe me një futboll mbrojtës,.Dy ekipet luanin për herë të parë në “Maracana” në historinë e tyre dhe në fillim u përpoqën të respektonin madhështinë e këtij impianti duke e nisur në sulm takimin.Në minutën e 4-t ishte Mertens që dha sinjalin e parë për Belgjikën ndërsa në të 12-n Fayzulin goditi nga distanca duke gjetur gati Courtois, që tregoi se e kontrollon mirë katërkëndëshin e tij.Në minutën e 14të, Kevin De Bruyne u shfaq magjik me driblimet e tij përpara se të shërbente për Mertens që pasoi te Lukaku, ndërkohë që mund të godiste dhe vetë duek humbur kështu njëshanas të madh për të shënuar. Mertens ishte sërish protagonist dhe në minutën e 22-të kur kërkoi sërish portën por nuk e gjeti atë, me topin që përfundoi mbi traversë.ishte Afinkev ai që arriti të priste mjaft mirë përsëri një goritje nga Mertnes duke u rikthyer si një siguri në portën Ruse pas gabimit të bërë me Korenë e Jugut. Pjesa e parë që ishte dhe më luftarake sa i takon rasteve u mbyll me një goditje me kokë të Kokorin, që gjithsesi vetëm sa e afroi Rusinë te goli pasi nuk mundi ta gjente atë. Fraksioni i dytë i lojës përgjumi të pranishmit në “Maracana”, me dy skuadrat që krijuan raste me pikatore, aq sa portierët ishin pothuajse vizitorë në fushë, të paktën deri në 10 minutat e fundit ku fati i kësaj ndeshjeje ndryshoi nga stoli. Në të 57-n, Ëilmots nxori jashtë Lukakun, që zhgënjeu për të dytën ndeshje radhazi. Vendin e tij e zuri Origi, i cili do të rezultonte deçiziv në këtë përballje. Rusët prodhuan më shumë volum, por të vetmet raste për t’u përmendur ishin ato të minutës së 73-të, ku goditi jo saktë me kokë ignaschevich dhe ajo e minutës së 81-të, me Yeschenkon që u përpoq të gjente me goditjen e tij këndin e largët të portës.Belgjika nga ana e saj u zgjua në minutën e 84-t me një goditje dënimi të Kevin Mirallas, e cila u ndal në shtyllë.Pa fat ishte dhe Hazard në minutën e 86-të që pa goditjen e tij të devijohej teksa ishte nisur me destinacion rrjetën.Por fati nuk mund të të përkrah gjithmonë, dhe rusët që vuajtën Belgjikën në minutat e fundit e pësuan në të 87-n, nga Origi që çoi peshë belgët. Pjesa tjetër e lojës do të ishte një menazhim nga ana e blegëëve që shkonin të sigurtë drejt një fitore tjetër të madhe, teksa Rusia nuk gjeti forcën që të reagoi. Kështu me këtë fitore Vilmtos arrin të marri një kualifikim për në fazën tjetër. Ndërsa Kapelo do të duhet të presi deri në sekondat e fundit për të parë nëse ekipi i tij pa ide do të trimfojë.

 

Kaseres: Do të spiunoj shokët e mi te Juventus

Kaseres është shprehur se do tëndihmojë teknikun Oskar Tabarez, duke i dhënë informacione për bashkëlojtarët e tij italianë që luajnë te Juventusi. Të kaltërit dhe Azzurrët të enjten zhvillojnë ndeshjen vendimtare, e cila do të përcaktojë se kush do t’i bashkohet Kosta Rikës nga Grupi D në të tetën e finales. Mbrojtësi luan te kampioni i Serie A që nga janari i vitit 2012 dhe duke qenë se në formacionin e italisë dominojnë lojtarët bianconerë, ai pret që të merret në pyetje nga trajneri i kombëtares së tij. “Mendoj se trajneri Tabarez do të kërkojë informacion nga unë për italinë dhe Juventusin, sidomos për bashkëlojtarët e mi”, deklaroi 27-vjeçari për mediat italine.Ndërkohë që boshti i italisë përbehet nga një numër i madhe lojtarësh juventin.

Çesk Fabregas konfliktohet me Del Boske

Lojtari i ri i Chelsea Çesk Fabregas, ka pasur një zënkë me trajnerin Visente del Bosque në stërvitje. Spanja tashmë është eliminuar nga Kampionati Botëror dhe do ta zhvillojë ndeshjen e tretë grupore vetëm për statistika. El Mundo Deportivo raporton se futbollisti spanjoll dhe përzgjedhësi i La Rojas i kanë prishur raportet. Kjo zënkë do t’i kushtojë Fabregasit me mospërfshirje në ndeshjen e fundit të këtij turneu kundër Australisë. 27-vjeçari ishte në ekipin startues, mirëpo tashmë në vend të tij do të jetë Ksabi Alonso.

Zhunjinjo: Franca shkon deri në gjysmëfinale.

Ish-ylli i Brazilit, Zhunjinjo, ka deklaruar se ai beson se Franca do të arrijë në gjysmëfinalen e këtij Botërori. Blutë kanë arritur të shkatërrojnë Zvicrën me rezultat 5-2 dhe shihen tani si favoritë për ta fituar garën edhe nga braziliane. “Para Botërorit, kam thënë se Franca do të shkojë pa problem në gjysmëfinale”. “Dhe mendimin tim nuk e kam ndryshuar. Që prej ndeshjes ndaj Ukrainës unë e kam parë se ky ekip ka pasur rritje në besim. Ata gjetën një mënyrë të mirë të lojës”.‘ “Ndaj Zvicrës, ata luajtën një ndeshje të përkryer. Asnjë ekip nuk e dëmtoi ekipin tjetër më mirë këtë Botëror se sa Franca bëri me Zvicrën. Franca dha një mesazh të fortë.është një ekip mirë i balancuar”, u shpreh ish mesfushori i Lion

 

Dzeko: Arbitri skandaloz

Edin Dzeko, ka kritikuar ashpër gjyqtarin Peter O’Leari, duke thënë se ai duhet që të dërgohet në shtëpi pas eliminimit të Bosnjës nga Botërori. Dzeko beson se ndërhyrja ndaj Spahiç ishte faull gjatë golit të Emmanuel Emenike dhe po ashtu një goliu anulua Bosnjës pa të drejtë për pozicion jashtë loje. “Ne duhej ta fitonim këtë lojë”.“Gjyqtari ishte katastrofik për këtë ndeshje. Ne po shkojmë në shtëpi dhe jemi të pikëlluar, por edhe ky gjyqtar duhet të shkojë në shtëpi. Ai ndryshoi rezultatin dhe këtë ndeshje.Kjo është arsyeja pse kemi humbur”, u shpreh sulmuesi.

 

De Rosi vështirë të ktheht ndaj Uruguajit

Mesfushori i Romës, Daniele De Rosi, vështirë se do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Uruguait. Mjeku ekipor i italisë ka hedhur poshtë mundësinë që De Rosi të luajë, për shkak të një dëmtimi që ai ka pësuar së fundmi në ndeshjen ndaj Kosta Rikas.“Eshtë e vështirë që De Rosi të luajë ndaj Uruguait”.“Nuk ka zgjatje të muskulit, por është një lëndim që ka nevojë për t’u rikuperuar.Ai ndjeu dhimbje në pjesën e dytë dhe ato u intensifikuan kah fundi i ndeshjes”, u shpreh mesfushori.

 

Sabela: Gjithçka mund të ndodhi kur ke Mesin

Tekniku latin Alehandro Sabela ka lavdëruar Lionel Mesi, pas golit fitues të shënuar së fundmi prej tij ndaj iranit. Mesi shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga 18 metra për të vulosur fatin e takimit në çastet e fundit të tij dhe për t’i dhuruar kualifikimin Argjentinës.“Ishte ndeshje e vështirë.irani u mbrojt mirë me shumë njerëz në zonë dhe na ka pritur, por ata i patën rastet e tyre”.“Në pjesën e parë, ne kemi pasur katër-pesë raste të pastra”.“Më pas, në pjesën e dytë, ne kemi pasur komplikime me kundërsulmet e tyre.Ata janë të fortë dhe mirë të organizuar”.“Por, Messi ishte shumë i fortë. Kur e ke atë, gjithçka është e mundur. Ai është lojtar vendimtar”, ka thënë tekniku albiçelest.

 

Lëv: Lojtarët dhanë gjithçka

Tekniku i Pancerave Joakim Lëv, ka lëvduar lojtarët e tij duke thënë se ata dhanë gjithçka në barazimin ndaj Ganës. Lëv ka thënë pas ndeshjes se ai është detyruar që të angazhojë lojtarët më tepër se sa ka menduar dhe se ata janë të lodhur. “Lojtarët janë shumë të lodhur.Pjesa e dytë ishte lojë e hapur, shpejtësia ishte e lartë.Lojtarët dhanë gjithçka”.“Në këtë turne ju çfarë nuk mund të prisni, të luani futboll sulmues gjithë kohën apo të bëni ndonjë gjë tjetër.Sulmimi dhe mbrojtja janë baraz të rëndësishme”, u shpreh tekniku.

 

Shaqiri: Nuk jam vetëm unë në skuadër

Xherdan Shaqiri ndjen se po kritikohet më shumë se që duhet për paraqitjet me Zvicrën në Brazil.Ai thotë se nuk është gjithmonë faji i tij nëse skuadra humb.Mesfushori kosovar ka reaguar ashpër ndaj kritikave ndaj tij.Në një intervistë për Blick, Xherdani theksoi se i duket e padrejtë që ai ҫdoherë të jetë njeriu më i kritikuar në skuadër pas ndonjë humbje.“Ne kemi lojtarë të mjaftueshëm në skuadër të cilët mund të jenë vendimtar, jo vetëm unë.Ka të bëj me skuadrën, gjithmonë.Unë ndihem rahat”, u shpreh Shaqiri.“Ajo që më pengon mua është se unë kritikohem shumë kur diҫka nuk funksionon. Unë jam i njëjtë sikur të gjithë të tjerët”, deklaroi lojtari i Bajern.

 

Rakitiç: Kalimi te Barcelona, i rëndësishëm

Mesfushori kroat Ivan Rakitiç, e ka përshkruar si hap të madh për karrierën e tij kalimin te Barcelona.26 vjeçari iu bashkua Blaugranëve pas një sezoni të suksesshëm me Sevillan.“Kalimi te Barcelona është hap i madh për karrierën time”.“Unë dua të falënderoj të gjithë te Barca që kanë qenë të drejtë në negociata dhe që e kanë kënaqur edhe Sevillën”, ka deklaruar Rakitiç.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency