Stresi i përditshëm shkaktar i infarktit

0
154

infraktNjë studim i profesorëve nga Universiteti Binghamton ka treguar se situatat stresuese në jetën e përditshme mund të jenë shkaktar i infarktit te njerëzit. Ekspertët amerikanë kanë shpjeguar se në çastet e shokut befasues apo stresit intensiv, lirohen hormone të cilat lëvizin pllakën e ngjitur në arteriet e gjakut. Më pastaj, kjo pllakë hyn në qarkullim dhe në formë të emboluseve mund të mbyllë enët e gjakut duke sjellë deri tek infarkti i zemrës. “Infarkti i zemrës dhe i trurit shpesh ndodh menjëherë pas ndonjë ndodhie që shkakton prodhimin e shtuar të hormoneve katekolamine. Këto ndodhi më shpesh janë shoku, ngarkesa ekstreme dhe stresi i madh”, – ka deklaruar profesor David Davies nga Universiteti i Binghamton. Ndryshe, me këto sëmundje janë më të goditura vendet e zhvilluara, sidomos SHBA-të dhe Britania e Madhe. Në Evropë, me sëmundjet kardiovaskulare kryeson Finlanda.

 

Obeziteti reduktohet tek fëmijët që ecin për në shkol

Një kërkim i kohëve të fundit ka konfirmuar se të ecurit për të shkuar në shkollë shoqërohet me nivele të reduktuara në mënyrë sinjifikative të mbipeshës dhe obezitetit. Një vëzhgim i 1362 fëmijëve që ecin për të shkuar në shkollë të moshave 10-13 vjeç ka treguar se ata që ecin për të shkuar në shkollë çdo ditë ishin 80% më të prirur që të mos ishin obezë. Një e treta e fëmijëve të klasifikuar si obezë shkonin në shkollë përditë me makinë. Fëmijët që shpenzonin më shumë se 2 orë në ditë përpara televizorit dhe lojërave kompjuterike kishin më shumë se tre herë shanse të ishin obezë krahasuar me ata që shpenzonin më pak se një orë përpara televizionit. Sipas autorëve të studimit, rreth 22% e fëmijëve ishin mbipeshë ose obezë dhe kjo sipas vlerësimeve të prindërve, që ndoshta nënvlerësojnë totalin.

 

 Mos i lani dhëmbët pas çdo vakti

Larja e dhëmbëve pas çdo vakti mund t’ju duket si ide e mirë, mirëpo ekspertët këshillojnë që të mos e bëni këtë. Pas ushqimit në dhëmbët tuaj mbetet acid, ndërsa larja me brushë menjëherë pas ngrënies e dobëson smaltin. Nëse dëshironi t’i pastroni dhëmbët dhe zgavrën e gojës pas ushqimit, atëherë këtë është më së miri ta bëni me ujë. Thjesht shpërlajeni gojën me ujë. Dhëmbët lani në mënyrë të detajuar me brushë dhe pastroni me ujë në mbrëmje dhe në mëngjes. Kur t’i lani dhëmbët, bëjeni me lëvizje rrethore të brushës, sepse kjo do t’ju ndihmojë t’i largoni bakteret e dëmshme në mes të gingivës dhe dhëmbëve. Higjiena e zgavrës së gojës është shumë e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm, prandaj nuk duhet t’i lini anash edhe vizitat e rregullta te stomatologu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency