Gjermania dhe Gana ndahen në paqe

0
126

Pancerat dhe ganezët janë ndarë me barazim 2-2 në një lojë që dhuroi shumë spektakël dhe lojë të bukur

 

klose-goal-ghanaGjermanët nuk arritën të mposhtnin dhe Ganën por u detyruan që të ndaleshin me një barazim. Sfida ka një temp të lartë nga të dyja krahët. Ganezët janë ata që dhurojnë një lojë shumë të bukur dhe janë një skuadër shumë atletike. Ndërsa Gjermania vazhdon traditën e futbollit sulmues çka e bën edhe më emociomnouese përballjen. Janë gjermanët ata që janë më aktiv në fazën ofensive dhe mundohen që të krijojnë më shumë. Lufta më e madhe bëhet në mesfushë pari aty ndodhet edhe rrezikshmëria e ekipit gjerman. Ozil dhe Kros mundohen që të organizojnë lojën para për Myler me Gëtze që nuk e kanë të lehtë depërtimin në zonën e Ganezve. Ndërsa Gana provon topat e gjatë dhe sulmet nga krahët duke shfrytëzuar shpejtësinë dhe më pas për të çuar topat drejt qëndrës aty ku gjendet edhe sulmuesi Boateng. Lojtari ka një duel mjaft interesant kundër vëllait të tij që luan me panzerat. Loja bëhet edhe më e fortë dhe ka shumë raste nga të dy krahët por nuk arrijnë që të finalizojnë. Ganezët tentojnë me dy godtije të fuqishme nga lartë po reagon mirë Nojer. Ndërsa skuadra e Lëv ka dy raste shumë të mira nëpërmjet Gëtze që nuk arrin ta çojë topin në këmbët e Myler. Loja ka freski por nuk ka raste të pastra pasi të dyja skuadrat ruhen por mos të pësuar. Leksioni i këtij botërori që nuk ka skuadra të dobta duket se e vërteton shumë mirë edhe Gana që e përballon presionin gjerman. Kështu fraksioni parë do të mbyllej me rrjeta ta paprekura nga ta dyja palët. Ashtu siç ka nodhur në shumë ndeshje të këtij kompetcioni pjesa e dytë ka qënë edhe më spektakolare. Kjo pasi Gana u vu në kërkim të golit pasi nuk kishte se çfarë të humbiste pas disfatës me Amerikën. Ndërsa Gjermanët i duhej tre pikëshi për të siguruar edhe kalimin për në fazën tjetër. Dy motive të kundërta por që nxiten një lojë të bukur mjaft ekspresive dhe me gola. Vetëm 5 minuta nga fillimi i ndeshjes do të vinte edhe goli i parë për Gjermanët. Do të ishte Mario Gëtze ai që do të kthente në gol një aksion të pancerave që e shikonin veten e tyre në avantazh pas 51 minutash lojë. Një gol që duket se zgjoi ganezët që nuk pranonin humbjen si opsion nga kjo sfidë. Vetëm tre minuta më vonë do të ishte Ayeë ai që do të shënonte i pari për Ganezët duke barazuar kështu shifrat e takmit. Mirëpo kjo nuk mjaftoi për Ganezët që pas barazimit të parë vunë në presion Gjermaninë për të shënuar edhe të dytin. Do të ishte kapiteni Gyan ai që do të shënonte kësaj radhe golin e epërsisë që do të çonte skuadrën e tij në delir. Një rezultat suprizues që habit gjermanët. Pancerat njihen për shpirtin e tyre luftarak që u shkojnë gjërave drejt në fund dhe nuk u mposhtën nga tempi i ganezve. Në minutën e 71-të do të ishte Miroslav Klose ai që do të rregullonte gjithçka duke barazua shifrat. Veterani i kombëtares do të shpëtonte edhe njëher gjermanët duke treguar se është akoma i nevojshëm për kombëtaren. Pjesa e tjetër e lojës pati akoma raste të tjera por që nuk patën finalizim. Ishin Gjermanët ata që ishin më afër golit, por ganezët arritën ti shmangnin mirë. Kështu me këtë barazim të marrë Ganamban akoma gjallë shpresat për kualifkim, ndërsa Gjermanët do të duhen që te presin edhe ndeshjen midis Amerikës dhe Portugalisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency