Zgjedhjet në PD/ Basha: Vota e lirë e anëtarëve, përgjegjësi për drejtuesit. Alternativa jonë garanton fitoren

0
108

Gëzim Saliu

 Basha ne Librazhd“Vetëm me votë të lirë, PD do forcojë themelet mbi të cilat është ngritur që në Dhjetorin e ‘90”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaron se përmes votës së lirë të anëtarësisë, drejtuesit e rinj të forcës më të madhe opozitare do të kenë më shumë përgjegjësi. Në kuvendin zgjedhor në qytetin e Librazhdit, Basha theksoi se procesi i zgjedhjes së krerëve të rinj të PD-së përmes parimit një anëtar një votë sjell më pak gabime se sa subjektivizmi i njeriut. Sipas kryedemokratit, vetëm përmes votës së lirë PD mund të forcohet edhe më shumë. “Gjatë 23 vjetëve të jetës së saj, Partia Demokratike ka aplikuar gara me shumë kandidatë te zgjedhur nga baza dhe gara me kandidat të seleksionuar në qendër. Unë besoj se vota e lirë gabon më pak se subjektiviteti i një njeriu. Unë besoj se demokratët e Librazhdit dhe demokratët anembanë duhet të marrin dhe meritojnë të marrin përgjegjësit. Pushtetin dhe autoriteti që buron nga vota e lirë përbën kuotën më të lartë të energjisë të frymëzimit dhe përgjegjësisë së gjithsecilit, të atij që e kërkon, të atij që e jep dhe të atij që e merr votën. Vetëm me votë të lirë, PD do të mund të forcojë themelet mbi të cilat është ngritur që në ditët e Dhjetorit të ‘90”, – tha Basha.

 

Alternativa e PD-së

Duke shprehur bindjen se autoriteti që buron nga vota e lirë përbën kuotën më të lartë të përgjegjësisë të të zgjedhurve dhe zgjedhësve, Basha theksoi se PD përfaqëson alternativën e lirisë dhe zhvillimit. Sipas tij, kjo alternativë do të zgjerohet dhe forcohet më tej duke përzgjedhur njerëzit më të mirë për të drejtuar këtë parti. Në këtë kontekst, Basha theksoi se përmes këtij procesi zgjedhjes, drejtuesve të rinj si edhe alternativës, PD ka të garantuar fitoren në zgjedhjet e ardhshme. “Themeluesit e PD-së në ‘90-ën krijuan një parti me ëndrra të mëdha. Sot pas 23 viteve jemi një parti me histori të mëdha, por jemi dhe mbetemi prapë një parti më ëndrra më të mëdha. Janë këto ëndrra të reja por jo më të pak ta se ato të dhjetorit 90 që ndriçojnë dhe duhet të ndriçojnë rrugën tonë të rrënjosura në alternativën tonë dhe duke garantuar përmes njerëzve tanë më të mirë fitoren në përballjen e ardhshme politike”, – pohoi Basha. Në degën e Librazhdit u zgjodh kryetar i PD-së nga anëtarësia demokrate me 144 vota Bujar Vreto, ndërsa 5 rivalët e tij morën jo më shumë se 30% të votave. Pas mbylljes me sukses të procesit të anëtarësimeve, në të gjitha degët e PD-së është duke u zhvilluar procesi zgjedhor, ku përmes parimit një anëtar një votë po zgjidhen krerët e rinj. Ndërkaq dega e Tiranës, e cila vetëm disa ditë më parë mbylli procesin e anëtarësimeve, në bazë të udhëzimit të kryetarit të PD-së parashikon që zgjedhjet ti mbyllë brenda një afatit kohor prej 30 ditësh. Sipas këtij udhëzimi, kryeqyteti do të jetë i ndarë në 15 degë, ku 11 do të jenë sipas ndarjes së minibashkive e ndërsa 4 do ti përkasin rrethinave. Kryedemokrati Basha i ka dhënë rëndësi parësore procesit të zgjedhjeve të brendshme në parti, duke e cilësuar atë si pikën ku do të mbështet PD për të ardhmen. Sipas Bashës, vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të mund të vendosen në krye njerëz me atribute, profesionalizëm e me integritet. Ndërkaq edhe vetë anëtarësia e PD-së ka shprehur mbështetje për këtë proces, ku ka theksuar se tashmë përfshirja e tyre në vendimmarrjet e partisë është më e madhe.

 

 Denoncimi/ PD: Në Krujë gjykohet për vjedhje, Rama në Tiranë e bën përgjegjës të Tatimeve

Partia Demokratike ka vazhduar dje serinë e denoncimeve ndaj emërimeve në administratë, ku akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama, për ndërhyrje në vendimin e Gjykatës së Krujës. Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, deklaroi nga selia blu se një prej të emëruarve të qeverisë në rolin e përgjegjësit të terrenit në Drejtorin e Tatimeve kishte po dje seancën e gjyqit, ku do të gjykohej për vjedhje. “Në Krujë, sot ai ka seancën e radhës ku gjykohet për vjedhje. Në Tiranë, me Edi Ramën është bërë përgjegjës i verifikimit në terren, për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Kryeministri i ka dërguar kështu një sinjal të qartë gjykatës së Krujës, duke i kërkuar që ta shpallë të pafajshëm të pandehurin Klodian Durmishi. Duke i besuar verifikimin në terren për Tiranën, Edi Rama i ka bërë dukshëm presion Gjykatës së Krujës duke i treguar vendimin që duhet të marrë”, – theksoi zëdhënësja e PD-së. Sipas Vorpsit, prej muajsh në Gjykatën e Krujës zhvillohet gjyqi ndaj të pandehurit Klodian Durmishi, i akuzuar nga prokuroria për vjedhje të kryer me shpërdorim detyre. “Pak kohë më parë, edhe pse nuk merr dot një vërtetim gjyqësor që nuk ka ndjekje ndaj tij, Durmishi ka arritur të rilindë e të bëjë karrierë në sistemin tatimor të Edi Ramës. Ky është morali qeveritar i Edi Ramës. Ky është modeli i Edi Ramës për administratën”, – pohoi Vorpsi.

 

Vetëdorëzohet Dajti/ PD, Halimi: Standarde të dyfishta për vendimet e drejtësisë

Deputeti i PD-së, Eduard Halimi, komentoi dje arrestimin e kreut të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha, dhe urdhrin e arrestit të lëshuar për kreun e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyhdi Dajti, të dy të akuzuar për shpërdorim detyre. Duke marrë shkas nga fakti se Hoxha u arrestua menjëherë pas urdhrit e ndërsa Dajti u vetëdorëzua në polici vetëm një ditë më pas, Halimi tha se u vërtetua zbatimi i standardeve të dyfishta nga Kryeministri Rama dhe urdhri i tij politik ndaj policisë për të mos zbatuar vendimin e drejtësisë. “Partia Demokratike dënon me forcë zbatimin e dy standardeve nga Kryeministri Edi Rama, në të njëjtën ditë, për të njëjtën akuzë të Prokurorisë, për vendime gjyqësore të njëjta të dala nga e njëjta gjykatë. Nga njëra anë, policia e shtetit ndalon shefin e Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës dhe nga ana tjetër, Edi Rama urdhëron mbrojtje politike për Zyhdi Dajtin, shefin e tij të Inspektoratit Ndërtimor Kombëtar, duke penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës”,- tha ligjvënësi demokrat. Sipas Halimit, rasti i djeshëm përbën një skandal të përmasave të mëdha, që vërtetoi edhe një herë sipas tij: “Në Shqipëri, barazia para ligjit, shteti ligjor dhe sundimi i ligjit është zëvendësuar me sundimin politik të Edi Ramës. Rasti i djeshëm vërteton edhe një herë se në Shqipëri, drejtësinë nuk e bën drejtësia, por e bën Kryeministri, nuk qeveris ligji por qeveris një kastë oligarkësh, që kanë imunitet, që po e kthejnë vendin në një çiflig personal”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency