T’u japim dërmën lirive politike universitare sipas modelit “anglosakson”!

0

Artan FUGA

 artan-fugaDrafti paraprak i reformës universitare, i paraqitur nga ai që quhet komision i pavarur, nuk e kaloi sesionin e verës, në njëfarë mënyre mbeti për në vjeshtë.

Por, nuk është kjo e rëndësishme.

Problemi është se na paraqesim për gjoja anglosakson një model që vetëm i tillë nuk është. Humor anglez po mund të jetë, por lidhje me kulturën anglosaksone nuk ka.

Pse?

Sepse kultura anglosaksone është politikisht liberale dhe mbështetet mbi qytetarin e lirë, që bën politikë, por nuk varet nga politika, ka opinione politike, por nuk është i droguar nga politika, merret me politikë kur dëshiron, por nuk mbetet nën urdhrat e politikës. Ka opinione politike, por nuk është i edukuar në mënyrë të politizuar.

Universitetet anglosaksone janë shembulli i emancipimit të dijes nga shteti dhe politika. Shteti dhe shoqëria ka interes për universitete të lira sepse vetëm kështu ata gjenerojnë ide, kurse universitetet nën urdhrat e politikës gjenerojnë propagandë, dogma, budallallëqe dhe nuk çajnë dot me mendim përpara.

I pari që në shoqërinë anglosaksone është i interesuar për liritë universitare, është pra vetë shteti, që nuk kontrollon dhe nuk vendos dorë mbi administrimin universitar.

Historia është e tillë. Universitetet angleze ishin qysh në origjinë të pavarura nga shteti, të administruara krejtësisht në mënyrë autonome, me pavarësi nga të gjitha format e kontrollit burokratik të shtetit.

Kjo është një histori gati dhjetëshekullore në Kembrixh e Oksford e pastaj më pas edhe gjetiu, atje ku filozofia e Lokut, Hobesit etj., i dha hov shekujt e fundit mendimit liberal politik, port ë rritur në një traditë universitare liberale politikisht.

Liberalizmi politik anglosakson është një vlerë e padiskutueshme. Kultura anglosaksone jo vetëm ndau universitetin dhe shkollën nga feja, kjo është shumë pak. Ndonëse komunitetet fetare kanë qenë jo pak në brendësi të kolegjeve fillestare në universitetet angleze. Por, ndau edhe universitetin nga shteti.

Ky është emancipimi, kjo është Evropa, kjo është kultura anglosaksone e vërtetë, gjithçka tjetër është gënjeshtër me bisht, mashtrim, ose në rastin më të mirë një barcaletë e përkthyer në shqip e një humori anglez.

Ndarja e shkollës nga shteti.

Po sqaroj edhe njëherë kundër të gjithë tymnajës të një marketingu fallco:

Reforma e propozuar nga komisioni i draftit të reformës universitare nuk ka të bëjë fare me modelin anglosakson.
Kjo taktikë është thjesht një “hijacking” që në komunikim quajmë në këtë rast, kur shet diçka për një gjë tjetër.
Mos na bëjnë budallenj.
Nuk është model anglosakson, por ky i fundit është një paketim ku futet një model tregtar pazari lindor, i bashkuar me despotizëm oriental.

Kanë dashur disa t’i marrin paratë e buxhetit publik shtetit, dhe duket si kundër-dhuratë t’i blatojnë në tavë liritë universitare. Ju kontrolloni politikisht universitetet, ne marrin paratë e buxhetit publik për xhepat tanë.

Na propozojnë një model që e quajnë anglosakson kur ai në drejtimin e universiteteve publike shkel edhe këtë autonomi financiare dhe drejtimi që për bën strehën e lirive të mendimit si baza e lirive politike.

Në vend të drejtimit të universiteteve nga komunitetet e universitarëve, nga pedagogët, administrata, të zgjedhurit, shoqëria civile, studentët, alumnit, aksionerët, drafti na propozon një mijë hallka burokratik, nëpunësish, ministrish, njerëzish politikë që të drejtojnë universitetet dhe t’u japim dërmën lirive universitare.

Drafti na propozon që vlerësimi i punës shkencore dhe i cilësisë të mësimit të bëhet nga disa agjenci ministrore ose në varësi të shtetit, kurse në botën anglosaksone e bëjnë edhe disa gazeta të pavarura a institute sondazhi thjesht për ta njoh publikun me to.

Gradat dhe titujt shkencorë i jep, na lënë të kuptojmë, komisione ad hoc në varësira ministrore a thua se performanca personale në shkencë andej varet…

Edhe alokimin e granteve të shtetit na propozojnë t’i japë administrata, a thua se janë lekët e saj, kurse në botën e modelit anglosakson është një bord personalitetesh të pavarura që e ushtron këtë besim të madh.

Na propozojnë që në bordet e universiteteve të ketë të emëruar nga shteti dhe të paguar nga lekët e universiteteve, kurse në universitetet anglosaksone as nuk bëhet fjalë, sepse drejton komuniteti dhe të zgjedhurit e tij, kurse nëpunësit si komisarë të shtetit as u duket gjurma.

Programet mësimore duhet t’i aprovojë shteti – na thuhet, a thua se në modelin anglosakson nuk është qysh në shkollë të mesme vetë studenti që ndërton kurrikulën e lëndëve që i propozohen.

Dhe na thonë se i kanë propozuar shtetit një model anglosakson. A thua se është naiv shteti që ta hajë sapunin për djathë apo djathin për sapun. Sikur nuk e di se kështu vihet në kundërshti me liritë politike dhe humoret e rinisë studentore apo intelektuale…

1. Universitetet anglosaksone të komandohen nga biznese që nuk kanë asnjë aksion aty?
Hiqe nga mendja!
2. Universitete që të jenë pa pronarë si sipërmarrje dhe këta pronarë të mos jenë aksionerët e tyre?

As mos e mendo!

3. Qeveria të parashutojë nëpunësit e saj të emëruar, në rastin tonë militantë politikë, si “pronarë de facto universitetesh”? Ku qeveria ku universitetet në botën anglosaksone!!!

Nuk ndodh kurrë atje!

4. Që çdo departament të menaxhohet nga një kancelar nëpunës i paguar me lekët e studentëve?

Shaka e vërtetë!

5. Që performancën e mësimdhënies, kërkimit shkencor, rankimin etj. ta bëjnë agjenci shtetërore me nëpunës të emëruar dhe jo vetë shkencëtarët?

Nuk ndodh kurrë!!!

6. Që dikasteri të caktojë gjithë hierarkinë administrative të agjencive të vlerësimit të universiteteve dhe që titullari i dikasterit, pavarësisht çdo respekti formal që i detyrohemi si punonjës publik, të jetë kryetari i komisionit që jep titujt dhe gradat shkencore, pavarësisht se ka ose jo vetë ai ose ajo gradë apo titull shkencor, sot, dje, apo nesër, kjo është anglosaksone?

Nuk është!

Që pra lirive universitare t’i vihet një kapak hekuri i politikës, burokracisë shtetërore, i partive politike që ndajnë copa nga torta e pushtetit, dhe që do punësojnë militantë me fondet e nxjerra nga tarifat e rritura që do paguajnë studentët?

Ky është modeli anglosakson?

Modeli anglosakson mbase është shumë i mirë, puna është se modeli që na propozojnë nën këtë paketim është despotizim oriental…

Gabohet komisioni, puna është a do ta besojë opinioni?

Suzana Prelaj pofesor ju sinqerisht jeni shembulli me pozitiv shqiptar … ne nje mesazh me ju jam shprehur se ngjan.me nje reforme kineze te perzier me ate koreano veriore .. principet atje te cojne ne mungese lirie dhe shkaterrim ekonomie .. njex me.nje pedagoge te shquar duke diskutuar kte reformen rame ne nje pakt qe ta quanim reforme sakate por kjo.eaht me shum si sakate esht refprme brejntese ee ekonomise se familjeve shqiptare dhe studentave

Xhoana Çela E njejta gje ndodh ketu, nuk ka te beje fare me Karten e Bolonjes, edhe pse u hoq atje, ketu u vendos te ndiqet. Tani ja behin nje kengeje Anglosaksone alla (viking fare) por e dime shume mire qe allashverishizimi eshte krimbi i tyre brejtes qe nuk i lejon te bejne dicka te vyer e te denje per te rinjte te cilet aspirojne te studiojne e arsimohen, por bejne pazarlleqe me reformat alla ” Anglosaksone”. Anglia reformat e arsimit i ka tejet te mirevendosura ‘tulle me tulle’ nder shekuj me pare, e ne rast se nxjerr ndonje ligj te ri i cili prek interesat e tyre, menjehere e bojkotojne studentet… Ketu , ne vendin e cudirave, tu thuash eshte gjurma e ujkut, ta marrin per gjurme pellumbi!

Arlind Cara Prof nje pyetje pa ju larguar fokusut te problematikes. Sa kohe gjykoni ju se duhet per hartimin e nje draft reforme? Faleminderit.

Artan Fuga Si puna e pyetjes: Sa kohë duhet për të bërë një mobilje? Po e nisi një druvar mund të duhet shumë kohë, dru me pre, por ja dhe ndonjë marangozi duhet më pak, po e mori ndonjë zdrukthtar përsëri duhet, kurse një mobiljer mund ta bëjë më shpejt…. Por, mund të duhen nga disa orë deri në 1,000 vjet, sa historia e universiteteve franceze dhe pastaj angleze.

Erald Kapri Kjo reforma eshte si reklamat e korporatave qe perkethehen deri ne idiotizma Slogani i Pepsi “Behu pjese e gjenerates se Pepsit”, ne Taivan u be “Pepsi u ngjall gjeneratat e humbura”. kesaj i thone jo vetem plagjature por edhe keqcitim.

Bojken Doku shkencetaret thone se midis njeriut te sotem dhe shimpazes ka vetem rreth 2 % ndryshim ne ADN…… por mjafton vetem ky 2% qe ne jemi kaq shum te ndryshem nga shimpazeja…. kjo ndodh edhe me cdo reforme qe behet ne shqiperi…

Erald Shulla Po ktu behen politika nga te paditurit……cte besh o profe…..ky mish kete pirun do….

Eugent Kllapi reformat jane shnderime te pastrimit te ndergjegjes se vete kultures elitare qe mendojne dhe interesohen per gjithe shoqerine e ambientin social. Per ti vene nje tulle me teper perparimit. Fatkeqesisht ky katarsis tek ne mendohet ti heqe cimenton. Pa u pare te gjitha ato mangesi qe kane ngel nga ngritja e sistemit arsimor qe ne gjenezen e krijimit, atyre gjerave qe na brejne sot e sidomos prespektiven e nje sistemi qe te bashkeveproje kòordinohet me gjithe ambientin social, ekonomiko-social qofte dhe politik ne te mire te te gjitheve nuk ka reforme. Pa fituar vete shnderimi besueshmeri, vlefshmeri, pergjegjesi e barazi sociale ku studenti te ndihet si prioritet meritokracie do duhet aq dhjetra vjecare sa kulturimi per tu qene te denje me kohen. Tash deri me sot jemi dificit me kohen, koha punon per ne, ne antikoha me akrepa aksesh te ndryshkura.

Albert Sheqi Kërkoj ndjesë sepse paskam bëtë një gabim shtypi te komenti I mëparshëm “kiliane”. Na thanë që modeli është nga Kili….

Vjollca Gjoka po ata kane shkare me duket!!!!!!!!!!!

Vjollca Gjoka o zot fali se nuk e dine se cbejne!

Rickyy Ni-to Po te jete c’thote njeri e tjetri , nja dy profesore te mi thane se ky modeli anglez eshte inspiruar dhe per nje fakt se kryetari i ketij komisioni ka nje jete te veten ne Londer , dhe frymezimin e ka marre po nga Londra.