Franca sensasionale, shkurdis Zvicerianët

0
127

france-zvicerGjelat kanë arritur të mposhtin me rezultatin e thellë 5-2 kombëtaren helvete, që nuk arriti ti bënte dot ballë furisë së skuadrës së Deshamp Një Francë e madhe që nuk është risi, por që nuk jemi mësuar ta shikojmë në këto nivele vitet e fundit. Skuadra e De Shamp është kthyer në një ekip që mund të thyejë çdo gjë që i del para dhe nuk mjaftohet. Mbrojtja blindë, mesfusha që ka të ndërthurur gjithë elementët e duhur dhe sulmi mjaft i fortë edhe pse shumë herë i kritkuar. Shqiptarët tanë nuk arritën dot kësaj radhe të shpëtonin Zvicrën që nuk kishte se çfarë tu bënte gjelave. Ndeshja nisi e fortë dhe me lojë të shpejtë nga të dyja krahët. Të dyja ekipet kanë lojtarë mjaft të shpejtë dhe që triblojnë çka e bën lojën edhe më emocionuese. Është një sfidë spektakli midis dy ekipeve që janë prentendentë për të kaluar gurpin në të cilin luajnë. Janë francezët ata që nuk ja bëjnë të lehtë zvicerianëve Sado e talentuar që është skuadar e Hitzfeld ëshët e vështirë që të ndesheshtë përballesh me blutë. Francezët me ardhjen e De Shamp duket se kanë filluar dhe transforimimin dhe tashmë janë kthyer në një skuadër shumë të konsoliduar si jashtë fushe edhe brënda saj. Një përmirësim që vihet re edhe në lojë. Francezët janë ata që rrezikojnë më shumë ndërkohë që edhe Zvicra tenton por që sprapset në fazën e fundit. Beteja e fortë bëhet më shumë në mesfushë aty ku janë dhe duelet e rëndësishme. Të dyja përpiqen të mënaxhojnë topin për të sjellë më pas edhe golin. Mirëpo në këtë detyrë vetëm Franca arrin të triumfojë. Duke parë edhe ekipin dhe sulmin francez është e vështirë tju bësh ballë. Kështu në minutën e 17-të do të vinte edhe goli i parë nga Oliver Zhirud i cili do të çonte skuadrëne tij në avntazh. Një gol që befason zvicerinanët, por vetëm dy minuta më vonë do të vinte edhe goli i dytë për francezët. Kësaj radhe ishte Matiudi ai që do të shënonte të dytin gjelat. Një gol i cili çon në shok skuadrën e Hitzfeld, që nuk e kishte menduar se mund të pësonte kaq shpejt. Vetëm 15 minuta më vonë do të vinte edhe shansi i artë për Francezët që do të kishin përsëri mundësinë për të shënuar. Pas 11 metërshi të marrë ishte Benzema ai që u tregua i pasaktë pasi topi u grushuta nga gardini i zvicerianëve, duke humbur një shans të madh për të shënuar golin e sigurisë. Ishte Valbuena ai që ju dha mundësia për të dytën herë gjatë pas grushtimit por çuditërish topi i tij kapi tarversën. Por kjo nuk ishte arsye për francezët që as në mëndjen e tyre nuk e kishin menduar një avantazh kaq të shpejtë me zvicerianët. Pavarësisht dy golave të shënuar kjo nuk e ndalon Shaqirin me shokë që të provonin. Lojtarët e kombëtares helvete u nisën menjherë drejt sulmit në kërkim të golit. Mirëpo kjo kishte pasoja pasi u detyruan që të neglizhonin në fazën defensive. Një gabim ky që do ti bënte të pësonin edhe golin e tretë. Ishte Valbuena që do të shënonte në minutën e 40 -të duke mbyllur kështu një fraksion të parë sensacional për francezët. Pjesa e dytë do të ishte me të njëjtën fytyrë si ajo e pjesës së parë. Zvicra mundohej të ruante hapin. Por është shumë e vështirë që të përballohet kjo Francë. Një lojë e ndërtuar në mënyrë perfekte, me lojtarë që janë në superforme. Gjelat lëvizin mirë në zonën e Zvicerianve dhe arrijnë që të shënojnë edhe dy herë në portën e helvetve. Do të ishte Benzema ai që do të shënonte golin e katërt duke zhvlerësuar atë penallti të humbur. Me këtë gol galaktiku mban emrin e tij në listën e golashënuesve në kuotën e tre golave. Ndërkohë që nuk do të vononte edhe shumë dhe pas një aksioni tjetër të bukur do të vinte edhe goli i pestë nga francezët. Do të ishte kësaj radhe Sisoko që do të shënonte lehtë duke e çuar numrin e golave në pesë. Në minutën e 81-të do të vinte edhe goli nderit për zvicerianët. Do të ishte Dzemaili ai që do të shënonte por do të shërbente vetëm si statistikë, pasi diferenca ishte e madhe. Ndërkohë që një gol tjetër arriti të shënoj edhe shqiptari tjetër Xhaka që arriti vetëm të zvogëlojë diferencën e golave.Me këtë fitore Franca siguron kualifikimin për në fazën tjetër, ndërsa Zvicra I duhet që të fitojë ndeshjen me Honduras.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency