Era Istrefi, një kopje e Lady Gaga-s?

0
203

eraLady Gaga tashmë është bërë e njohur për skandalet e njëpasnjëshme, për daljet e sjelljet e tepruara në skenë dhe jashtë saj. Me një stil unik të sajin, duket se shumë këngëtare tentojnë t’i ngjasojnë. Po të shohim në detaj daljet e fundit të këngëtares Era Istrefi, duket se ajo tenton të kopjojë, por ende nuk e dimë se deri ku është kufiri, pasi edhe zhveshjet e saj janë më se evidente në klipe. Në “Instagram” mund të shihet qartë se tek të dyja këngëtaret, pjesa e zhveshjes i bashkon, e ndërsa pozimi unik i tyre është edhe një tjetër detaj i rëndësishëm.

 

Ja çfarë është në gjendje të bëjë Genta Ismajli

Këngëtarja jonë Genta Ismajli njihet për fizikun e saj të bukur dhe “të thyeshëm”. Ajo gjithmonë në skenë bën akrobaci të ndryshme. Por duket se këtë “zeje” ajo e ka perfeksionuar akoma më shumë. Ja çfarë ka bërë ajo…

 

Agon Amiga, së shpejti klip me Ronelën

Reperi i grupit Tingulli Trent, Agon Amiga, i njohur si BigXig, do të publikojë së shpejti një solo projekt me këngëtaren nga Shqipëria, Ronela Hajati. Agon Sylejmani duket se nuk ka qëndruar duarkryq, edhe pas lançimit të këngës së suksesshme me Getin, “Jasha”. Reperi i BabaStars ka vendosur të realizojë një bashkëpunim me Ronela Hajatin.

 

Bleona shqiptare apo amerikane? Fansat e ofendojnë

Bleona Qerreti ka dëshmuar se është krenare për origjinën e saj shqiptare, duke postuar në rrjetin social “Facebook” një foto ku është veshur kuqezi. Pas postimit të kësaj fotoje, komentet e fansave kanë qenë të ashpra. Me anë të një statusi bashkangjitur fotos, fansat i thonë se ajo e ka mohuar origjinën e saj në videon e vitit 2011, ku merrte pjesë në “BET Awards 2011”. Videoja tregon çastin kur prezantuesi e pyet Bleonën se si thuhet “Thank you” në shqip dhe këngëtarja refuzon ta thotë, me justifikimin se tashmë ajo është amerikane. Ndërsa në një tjetër foto, ajo qëndron para një publiku duke kënduar. Bleona është gjithmonë aktive ne rrjetet sociale, ndërsa nuk nguron të publikojë çdo detaj edhe të jetës së saj personale.

 

Remzie Osmani me Lamborghini

Këngëtarët e muzikës popullore, duket se po fitojnë shuma të majme nëpër koncerte jashtë trojeve shqiptare dhe jo vetëm. Pas nuk ngelen edhe dasmat, por gjithçka e ka një çmim të caktuar. Këngëtarja Remzie Osmani, sapo ka postuar një foto me një super makinë, i ka lajmëruar fansat se nuk e ka blerë. Thuhej se Remzie Osmani ka shtëpi luksoze dhe së fundi është bërë pronare e një makine tip Lamborghini, por mesa duket kjo nuk është e vërtetë. Ajo e ka konfirmuar këtë fakt, në rrjetin social “Facebook”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency