Dita Botërore e Refugjatëve – Sfidat e ndryshimit të klimës

0
139

refugjatet fokusThatësirat, përmbytjet dhe ciklonet tropikale ua bëjnë gjithnjë e më shumë njerëzve të pamundur që të vazhdojnë të jetojnë në vendlindjen e tyre. Ndryshimi i klimës përbën sfidë dhe për ndihmat humanitare.

 Në të gjithë botën ka miliona njerëz që janë në arrati: prej luftërave dhe dhunës, përndjekjes politike, por edhe prej urisë dhe mjerimit. Prej vitesh po rritet edhe numri i atyre që largohen nga vendlindja dhe shtëpitë e tyre pas fatkeqësive natyrore. Juristi zviceran Walter Kälin vlerëson se vetëm mes viteve 2008 dhe 2011 ka pasur rreth 144 milionë refugjatë për shkak të fatkeqësive natyrore, që janë rreth 29 milionë në vit. “80 për qind e këtyre njerëzve ikin për shkak pasojash dhe ngjarjesh që kanë të bëjnë me ndryshimin e klimës”, – thotë Kälin, që punon për Nismën Nansen për njohjen e refugjatëve të klimës në bazë të Konventës së Gjenevës. “Pra, ne flasim për një realitet dhe jo për një gjë që mund të ndodhë në të ardhmen”, – shton ai.

Organizatat e ndihmës humanitare siç Kryqi i Kuq Gjerman, World Hunger Relief apo Malteser i konfirmojnë thëniet e Kälinit. Nevoja për ndihmë humanitare është rritur jashtëzakonisht vitet e fundit. Ndryshimi i klimës po kërcënon jetesën e njerëzve në vendet në zhvillim. “Çështja e ndryshimeve klimatike në të gjitha implikimet dhe sfidat e tyre është prirje globale, me të cilën ne përballemi sot”, – thotë Wolfgang Jamann, sekretar i përgjithshëm i seksionit gjerman të World Hunger Relief.

Edhe Christoph Strässer, i ngarkuar i qeverisë gjermane për ndihmat humanitare, kërkon që ndihma humanitare të marrë parasysh më mirë ndryshimet klimatike. Në vitin 2011 Ministria e Jashtme Gjermane ka vendosur që të merren më tepër masa parandaluese për ndryshimet klimatike dhe reduktimin e rreziqeve prej tyre.

 

Perspektiva e ndihmës humanitare

Në perspektivën e së ardhmes ndihma humanitare në gjithë botën duhet të ndryshojë nga menaxhimi klasik i fatkeqësive në një menaxhim të rreziqeve. Për këtë, natyrisht, nevojiten më shumë para. Por njëkohësisht duhet të ndryshohen edhe strukturat dhe mënyrat e të menduarit. Ende pikë referimi për financimin e ndihmave humanitare është financimi pasi ndodh ndonjë fatkeqësi apo katastrofë dhe jo financimi i ngjarjeve të mundshme në të ardhmen. Thorsten Klose, kreu i departamentit të parandalimin e katastrofave dhe përshtatjen me ndryshimin e klimës në Kryqi i Kuq Gjerman citon shembullin e një projekti përshtatje afatgjatë me ndryshimet klimatike në Ugandë dhe Togo. Për një periudhë prej gjashtë vjetësh në këtë projekt të financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) janë hulumtuar efektet e ndryshimeve klimatike.

Buxheti është planifikuar që me fillimin e projektit dhe ndryshimet nuk janë më të mundshme. “Kur i them BMZ-së se kemi këtu kemi një parashikim moti ekstrem, sipas të cilit në Afrikën Lindore, përfshirë dhe Ugandën brenda muajve të ardhshëm, do të rritet jashtëzakonisht shumë rreziku i përmbytjeve, unë nuk mund të bëj ndryshime në projekt, – ankohet Klose. – Donatorët klasikë të ndihmave humanitare nuk financojnë asnjë masë në këtë drejtim, sepse praktikisht ende nuk ka ndodhur një katastrofë”.

 

Nevojitën ekspertë për klimën

Katastrofat dhe fatkeqësitë natyrore që lidhen me motin mund të parashikohen gjithnjë e më mirë. Studiuesit e klimës janë tani në gjendje për të përcaktuar zhvillimet ekstreme të motit me probabilitet të lartë deri në gjashtë muaj në avancë. “Kjo do të thotë se ne kemi javë dhe muaj në dispozicion për zvogëlimin e rrezikut në bazë të të dhënave shkencore”, – thotë Klose. Organizatat e mëdha humanitare po merren tani në mënyrë intensive me rezultatet e hulumtimit të klimës. Që prej disa vitesh, për shembull, ato po punësojnë gjithnjë e më shumë klimatologë që merren me simulimet dhe analiza risku.

Për shkak se në të ardhmen për shkak të ndryshimeve klimatike do të detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të vendosen në mënyrë të përhershme në një rajon tjetër gjithnjë e më shumë njerëz, edhe ndihma humanitare duhet të ketë si qëllim si mund të ndihmojë në perspektivë. “Migrimi si masë adaptimi duhet të pranohet dhe duhet të inkurajohet si një zgjidhje”, – thotë Walter Kälin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency