Ndihma ekonomike/ Ndryshimet në ligj,  katër formularët e rinj që duhen plotësuar

0
124

Driçim Çaka

ndihma ekonomike2 Aplkiuesit do të deklarojnë nëse kanë televizor me ngjyra ose jo

Hyjnë në fuqi ndryshimet e qeverisë për kriteret e reja mbi të cilat do të përfitohet ndihma ekonomike. Në formularët e rinj të botuar në “Fletoren zyrtare”, aplikuesve do t’u kërkohen të gjitha të dhënat, duke filluar që nga televizori (nëse e kanë me ngjyra ose jo), deri te dhuratat që mund të marrin nga të afërm brenda ose jashtë shtetit. Familjarëve, që do të aplikojnë për ndihmë ekonomike, do t’u kërkohet edhe nëse banesa e familjes përmban: tualet brenda, kuzhinë më vete, tarracë/verandë, garazh, depo, ka ujë të rrjedhshëm brenda, përdorin gaz, kanë ngrohje qendrore me gaz apo energji, kanë matës elektrik, dhomat për person, distanca nga banesa në spital etj. Të gjitha këto të dhëna do të jenë faktorë për dhënien e ndihmës ekonomike ose jo. Po kështu, familjarët të cilët në formularin e parë do të nënshkruajnë nëse janë dakord që shtëpia e tyre të vizitohet nga përfaqësuesit e Shërbimit Social Shtetërore, do të bëjnë verifikimet nëse të dhënat e deklaruara janë të sakta ose jo.

 

Ndihma ekonomike

“Ndihma ekonomike synon të ndihmojë familjet dhe grupe shoqërore në nevojë të cilat nuk mund të sigurojnë nevojat bazë të jetesës, si dhe për të zbutur varfërinë dhe përjashtimin social”, – përcakton ligji i ndryshuar për ndihmën ekonomike. Familja, sipas ligjit të ri është një grup individësh, të lidhur në marrëdhënie bashkëshortore, si dhe në marrëdhënie prind-fëmijë, në marrëdhënie ndërmjet anëtarëve të familjes dhe në marrëdhënie të kujdestarisë mes personash që jetojnë nën të njëjtën çati.

 

Dokumentet e nevojshme dhe certifikatat përfshijnë:

-Kopje e kartës së identitetit të aplikantit dhe e anëtarëve të tjerë të familjes që janë posedues të kartës së identitetit

– Certifikata e lindjes ose dokumente të tjera të fëmijëve që nuk posedojnë karta identiteti

– Certifikata të tjera që lidhen me regjistrin e familjes

– Dokumente të tjera të nevojshme për të përcaktuar të ardhurat dhe rrethanat/gjendjen familjar.

 

 Masa e ndihmës ekonomike të plotë mujore nga fondet e buxhetit të shtetit përcaktohet në bazë të strukturës së familjes

 Në formularët e rinj, aplikuesit, përveç të dhënave personale do të deklarojnë dhe të ardhura nga veprimtaria ekonomike,punësimi, vetëpunësimi, pune e paregjistruar, punë pranë një anëtari të vetëpunësuar të familjes, biznesi i vogël privat të tjera etj. Po kështu do të deklarohet edhe lloji i veprimtarisë ekonomike që kryejnë anëtarët e familjes. Të ardhurat nga sistemi i sigurimeve shoqërore, pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar, pension e të tjera, pagesë papunësie, lloji i pensionit ose pagesa e papunësisë që përfiton personi apo familja. Po kështu aplikuesit do të deklarojnë fitimet e fundit nëse kanë patur apo jo, punën e fundit që kanë bërë, arsimin që kanë dhe nëse mendojnë se e kanë të domosdoshme ndihmën ekonomike.

 

Dokumentet shtesë

Vërtetimin për ndjekjen e shkollës lëshuar nga shkolla, i cili është i detyrueshëm për t’u dorëzuar dy herë brenda një viti shkollor. Fotokopje të librezës së vaksinimit që provon vaksinimin sipas kalendarit të detyrueshëm për grup – moshat e fëmijëve. Për kushte të veçanta social-ekonomike dhe shëndetësore të familjes, administratorët shoqërorë duhet të kërkojnë dokumente shtesë, si: raportin mjekësor, vërtetimin e gjykatës, i cili të dëshmojë që bashkëshortët janë në proces zgjidhjeje martese.

 

Masa e ndihmës ekonomike

Masa e ndihmës ekonomike të plotë mujore nga fondet e buxhetit të shtetit përcaktohet në bazë të strukturës së familjes. Për bashkëshortët, shuma 3 200 lekë në muaj. Për anëtarët e familjes mbi moshë pune dhe për bashkëshortët e vetëm, shuma 2 600 lekë në muaj. Për çdo anëtar tjetër të familjes, në moshë pune, shuma 600 lekë në muaj. Për çdo anëtar tjetër të familjes, nën moshë pune, shuma 700 lekë në muaj. Për ata anëtarë të familjes, fëmijë, të cilët vërtetojnë që ndjekin arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar, deri në moshën 16 vjeç, marrin një shtesë në masën prej 300 lekësh gjatë vitit shkollor. Për ata anëtarë të familjes, fëmijë, të cilët vërtetojnë që janë vaksinuar sipas kalendarit të vaksinimit, marrin një shtesë në masën prej 100 lekësh, për çdo vaksinë të kryer.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency