Interpelanca për 70-vjetorin e Çlirimit, përplasje mes LSI-së dhe PS-së

0
169

Florenc Drizari

seanca__(2)Luan Rama: Në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, megjithse zëvendëskryeministri ishte këtu, seanca e interpelancës nuk u bë e mundur të realizohej

 

Grupi parlamentar i LSI-së i kërkoi dje publikisht kryeparlamentarit Ilir Meta që të ndërhyjë për zhvillimin e interpelancës së kërkuar me zëvendëskryeministrin Niko Peleshi, lidhur me përgatitjet për 70-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë. Në emër të grupit parlamentar të LSI-së, deputeti Luan Rama, theksoi se prej mëse tre muajsh kërkesa e LSI-së për zhvillimin e një interpelance me numrin dy të qeverisë nuk po zhvillohet, në shkelje të Rregullores së Kuvendit sipas tij. Deputeti Rama tha se grupi parlamentar i LSI-së kërkon të dije se çfarë po bën qeveria lidhur me përgatitjet për festimet e 70-vjetorit të Çlirimit, ndërkohë që prej kohësh ekzekutivi nuk i është përgjigjur kësaj kërkese.

 

Luan Rama

“Në emër të grupit parlamentar të LSI-së, bashkë me Petrit Vasilin dhe Spartak Brahon, kemi thirrur në një interpelancë zëvendëskryeministrin për të informuar se çfarë po bën grupi i punës i komisionit qeveritar për festimet e 70-vjetorit të Çlirimit të atdheut. Ndonëse kanë kaluar 3 muaj nga paraqitja e kërkesës, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, edhe sot, megjithse zëvendëskryeministri ishte këtu, seanca e interpelancës nuk u bë e mundur të realizohej. Kanë mbetur vetëm 5 muaj nga data e kremtimit të 70-vjetorit të Çlirimit. Ende nuk kemi asgjë të qartë se çfarë do të ndodhë dhe unë e ngre sot përpara jush këtë çështje sepse megjithë përpjekjet për ta zgjidhur me Shefqetin këtë problem, nuk kam mundur ta zgjidh dot që të realizohet interpelanca, prandaj kërkoj ndërhyrjen tuaj që kjo gjë të bëhet e mundur”,-deklaroi deputeti i LSI-së, Luan Rama pas votimit të projektligjeve në Kuvendin e Shqiëprisë. Gjatë kësaj kohe në sallën e seancave plenare ndodhej i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ndërkohë që përgjigja ndaj deputetit edhi nga kryeparlamentari Ilir Meta. Kre u Kuvendit e justifikoi moszhvillimin e kesaj interpelance me axhendën e gjeshur të zëvendëskryeministrit. “Ftojmë zëvendëskryeministrin që ta ketë parasysh, sepse ka pasur edhe disa vizita jashtë shtetit në javët që kanë kaluar”,-deklaroi Meta. Më herët në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur debate të forta lidhur me kremtimin e Ditëshs ë Dëshmorëve me fotot e Enver Hoxhës. Opozita ka akuzuar krerët e mazhorancës se po rikthen figurën e diktatorit Hoxha, ndërsa mazhoranca ka vënë theksin tek kontributi i të rënëve në luftë për Çlirimin e Shqipërisë.

 

Votimi Ligjeve

Kuvendi i Shqipërisë në seancën e djeshme plenare vototi me votat e mazhorancës projektligjet që ishin në axhendë, ndërkohë që opozita braktimi punimet e Kuvendit, pas debatit që ish-kryeministri Berisha pati me përfaqësuesit e mazhorancës. kështu, Kuvendi diskutoi lidhur me  projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2013”.  Në fjalën e tij deputeti i PS-së Anastas Angjeli u shpreh se Banka e Shqipërisë duhet të luajë një rol më të madh në zhvillimin e ekonomisë. Gjithashtu Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 1 abstenim (deputeti Spartak Braho) projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2013”. Gjithashtu Kuvendi miratoi dhe ndryshimin e përbërjes së delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), duke zëvendësuar deputeten Monika Kryemadhi me deputeten Silva Caka.

 

Votimi i Ligjeve në Kuvend

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 10448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit” të ndryshuar, i cili u votua me 73 vota pro.

Marrëveshja “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin”. 73 vota pro.

Marrëveshja “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal”. Miratohet me 74.

Projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2013”, miratohet me 73 vota pro dhe 1 abstenim, Spartak Braho.

Projektrezoluta“Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2013”. 72 vota pro.

 

Rama: Moment i veçantë, Holanda i thotë ‘PO’ statusit për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama gjatë zhvillimit të punimeve të seancës së djeshme plenare, theksoi shkurtimisht se Holanda i është bashkuar vendeve që do të mbështesin Shqipërinë në rrugën e perspektivës europiane, si një vend kandidat për BE, duke i thënë “Po” statusit.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama theksoi se ky është një moment tepër i veçantë për Shqipërinë, pasi Holanda ka kaluar mandatin e ministrit të Jashtëm dhe Kryeministrit, për ti thënë “Po”, statusit për Shqipërinë. Është një moment i rëndësishëm që meriton një vëmendje të veçantë dhe një duartrokitje të veçantë, sepse sapo Parlamenti Holandez ka kaluar mandatin për ministrin e Jashtëm dhe Kryeministrin që t’i thonë po, statusit për Shqipërinë të vendit kandidat”,-deklaroi Rama.  Më pas në rrjetin social “Facebook”, Rama ka shkruar se: “Falë rezultateve të arritura e besimit të ri të krijuar ndaj Shqipërisë po edhe mbështetjes nga kryeministri Rutte e ministri Timmermans, Hollanda tha ‘PO’”. Kryeministri theksoi më tej se kjo është një fitore e bukur diplomatike. “Është një fitore e bukur diplomatike. E falenderoj ministrat e angazhuar me prioritetet dhe posaçërisht Ditmir Bushatin e Klajda Gjoshen.”-ka shkruar Rama. Lidhur me vendimin e Holandës pro statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, foli edhe ish-kryeminisetri Berisha në Kuvend, duke falënderuar krerët e këtij shteti për iniciativën e ndërmarrë. Ndërkohë, të martën e ardhshme pritet të jetë një ditë vendimtare për çështjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, pasi do të vendoset nëse ajo do jetë pjesë e vendeve kandidatë apo jo. Parlamenti Holandez votoi dje pro dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Një votim i tillë do të thotë se vota e Holandës gjatë samitit të Ministrave të Jashtëm, me 24 qershor do të jetë pro dhënies së statusit të vendit kandidat, ndryshe nga vendimi i dhjetorit ku Holanda ishte një prej pesë vendeve që kundërshtuan statusin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency