Vuani nga ankthi, frika, keni probleme emocionale?

0

ankthiVuani nga ankthi, frika, keni probleme emocionale? A jeni plotësisht të sigurt që këto lloj gjendjesh e kanë burimin tek ju? Sipas teorisë së yjësisë familjare, mund ta kenë prejardhjen nga trauma të jetuara nga paraardhësit tanë. Ja si mund t’i dalloni dhe t’i kapërceni.

 Kishin të drejtë romakët e lashtë që praktikonin kultin e paraardhësve, ruanin maskat e vdekjes dhe nderonin varret, pasi, me sa duket, paraardhësit tanë kanë të bëjnë me ne më shumë se sa ne mendojmë. Këtë e pohon psikoterapisti, filozof dhe teolog gjerman, Bert Hellinger, teoritë e të cilit, të njohura me emrin “yjësitë familjare”, po fillojnë të ndiqen edhe në vende të tjera të Evropës.

Sipas Hellinger-it, individi vjen në botë në një sistem dinamikash familjare dhe ndjek rregulla dhe skema të përcaktuara. Prindi i transmeton njohuritë e veta, besimet dhe mënyrat e të jetuarit të ngjarjeve fëmijëve, të trashëguara këto nga prindërit e tyre e kështu me radhë. Të tërë ne jemi krijuar nga energji me origjinë të ndryshme. Po flasim për informacionet e grumbulluara në And, por edhe për ato që marrim çdo ditë nëpërmjet asaj, që biologu anglez Rupert Sheldrake e quan fusha morfogjenetike. Që praktikisht është një fushë energjetike karakteristike për grupin, pjesë e të cilit jemi, që i afrohet konceptit të ndërgjegjes kolektive.

Sistemi familjar mund të krahasohet me një lumë që rrjedh në shtratin e tij: probleme dalin kur diçka e devijon apo e pengon rrjedhën, duke i kushtëzuar më pas të gjithë drejtimin.

Shkaqet e një ndërprerje të sistemit mund të jenë të shumta: një padrejtësi e madhe, një vdekje e parakohshme, një anëtar i përjashtuar apo i braktisur. Në këtë moment është njësoj sikur në grupin familjar të ngrinte diçka. Trauma kushtëzon të ardhmen e të gjithë pjesëtarëve të grupit.

Lumi i sistemit familjar vazhdon të rrjedhë, por “masa” që pengon rrjedhën rëndon si një kërcënim për brezat e ardhshëm. Për shembull: një fëmijë që sheh një nënë të depresuar bën gjithçka për ta provokuar. Mund të bëhet shumë i zhurmshëm, i padëgjueshëm, problematik. Nuk ka vendosur të jetë kështu, thjesht është kapur tek “pengesa” e fushës së energjisë familjare. E njëjta gjë ndodh nëse problemin e ka gjyshi, apo edhe ndonjë stërstërgjysh, i cili është i harruar. Sistemi ka transmetuar informacionin, dhe në familje do të jetë gjithnjë dikush, që pa qenë i ndërgjegjshëm, do të marrë mbi vete detyrën për të mbushur zbrazëtinë. Vuajtjet e individit, tek i cili nuk arrihen të identifikohen shkaqet, shpesh janë të tjera nga ato që mendohen. Një memorie familjare për të cilën nuk dihet asgjë. Në këtë pikë është e nevojshme të ndërhyhet për të rregulluar sistemin. Qëllimi është për të kaluar traumën e jetuar nga paraardhësi, duke iu afruar më shumë vetes dhe duke i lënë mënjanë përgjegjësitë që nuk na takojnë neve, por të tjerëve. Por problemi është se si të arrihet kjo? Sikurse edhe fëmija që dëshiron të shpëtojë nënën e tij, edhe individët marrin përsipër role apo mbushin boshllëqet, për hir të ndjenjës së përkatësisë dhe të dashurisë së thellë që kanë ndaj grupit të vet familjar, të cilëve iu detyrojnë edhe jetën. Dashuria dhe pranimi janë në të njëjtën kohë edhe ilaçet më të mira, për të riekuilibruar këtë sistem. Në Evropë “teoria e yjësisë familjare” praktikohet në qendra të ndryshme terapeutike, me mënyra të ndryshme, por që baza është e njëjtë. Formohet një grup terapie dhe, me radhë secili individ ftohet nga terapisti që të tregojë, si në një lloj psikodrame, sistemin e vet familjar. Personi do të zgjedhë ndërmjet anëtarëve të tjerë të grupit atë që do të përfaqësojë nënën, babanë, gjyshërit, paraardhësit e tij dhe do t’i vendosë ata në hapësirë, sipas një rregulli që ai e sheh më të natyrshëm. Ky ndërtim i situatës do t’i shërbejë atij të nxjerrë në pah trauma dhe bllokime, për të cilat shpesh nuk kishte asnjë dijeni. Terapisti pastaj do të ndërhyjë për të punuar mbi dinamikat, që krijohen në këtë pseudogrup familjar, duke ndihmuar anëtarët e sistemit të shprehin respektin dhe dashurinë që ndjejnë për njëri-tjetrin. Dhe do të ndërhyjë aty, ku dikush do të duhet të “çlirohet’ nga përgjegjësia apo nga një rol që nuk i përket, por që i ka përkitur si e trashëguar. Në të njëjtën kohë edhe aktorët e kësaj psikodrame mund të zbulojnë, që kanë diçka të përbashkët me rolin që u është caktuar atyre dhe të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre personale terapeutike. Secili nga ne është në gjendje të dallojë menjëherë gjërat e përbashkëta të vetes dhe të grupit të tij familjar. Kjo është origjina e të ashtuquajturave simpati dhe antipati instiktive. Jemi kafshë sociale dhe energjia jonë është edhe nga aftësia jonë, për të ditur për të qëndruar në grup. Nëpërmjet punës së yjësisë mund të përballojmë edhe ato probleme që individi nuk arrin t’i zgjidhë në asnjë mënyrë, dhe që i rishfaqen në mënyrë të përsëritur gjatë jetës. Probleme fizike, mendore, emocionale. Kur sistemi shërohet, diçka në thellësinë tonë ndryshon.

 

 Fakte të mahnitshme psikologjike!

1. Psikologjia thotë se një nga funksionet më të vështira të trurit është të bindësh veten se më nuk kujdeseni për asgjë.

2. Psikologjia thotë se femrat biologjikisht tërhiqen nga meshkujt më të gjatë, sepse shtati i lartë lidhet me aftësinë e mbrojtjes dhe përkrahjes.

3. Nëse dy të dashuruar mbesin vetëm shokë, ata ose janë ende në dashuri me njëri-tjetrin ose asnjëherë nuk kanë qenë.

4. Mënyra më e mirë për të matur njerëzit është të shikosh sjelljet e tyre kur është ofruar diçka pa para.

5. Njerëzit me personalitet më të çuditshëm janë më të besueshëm në një lidhje dashurie.

6. Njerëzit që qeshin më shumë janë të aftë të tolerojnë më shumë dhimbjen, si atë fizike dhe psikike.

Neës.al