SHBA, ekzekutohen 3 të dënuar me vdekje

0
137

shbaNjë person i dënuar gati 30 vite më parë për vrasjen e gruas dhe djalit të tij 5 vjeçar është ekzekutuar në Florida, duke u bërë i treti i ekzekutuar me injeksion vdekjeprurës brenda 24 orëve të fundit në SHBA. John R. Henry, 63 vjeç ishte dënuar pasi kishte vrarë gruan e tij pak para Krishtlindjeve të vitit 1985, më pas kishte rrëmbyer djalin e tij, të cilin e vrau disa orë më vonë. Marcus Wellons në Georgia dhe John Winfield në Missouri ishin ekzekutuar më herët gjatë një dite më parë. Wellons, 58 vjeç ishte dënuar për përdhunimin dhe mbytjen e një fqinje 15 vjeçare në vitin 1989, ndërsa Winfield, 46 vjeç ishte dënuar për vrasjen e 2 grave.

Këto ishin 3 ekzekutimet e para që prej vdekjes së Clayton Lockett më 29 prillit të këtij viti, të cilit i ishte dhënë një injeksioni vdekjeprurës, por vena e tij ka shpërthyer dhe nuk ka lejuar shpërndarjen e injeksionit. Kjo ngjarje solli debate të mëdha mbi dënimin me vdekje. Presidenti Barack Obama i kërkoi atëherë Prokurorit të Përgjithshëm, Holder, që të hetojë problemet në lidhje me aplikimin e dënimit me vdekje. Pas ekzekutimeve të fundit numri i personave të cilët kanë vdekur pas injeksionit këtë vit në SHBA shkon në 23.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency