Policia private bllokon bar kafe “Rovena”, Dilo: Do bej denoncim

0
138

rovena diloNjë polici private ka bllokuar bar- kafe “Rovena” në kryeqytet, që është në pronësi të këngëtares Rovena Dilo.

Ata kanë tentuar ta mbyllin lokalin dhe të mos lejojnë këngëtaren e stafin e saj të futen në brendësi të tij.

” Një polici private e panjohur nuk më lejon. Unë dhe stafi ndodhemi jashtë lokalit”- është shprehur këngëtarja.

Forcat e rendit, me kërkesë të këngëtares, kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë larguar policinë private ” Global Security” .

Këngëtarja shprehet se do të bëje denoncim.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency