Meksika i rrëmben pikë Brazilit   

0
156

brazil-meksikeEkipi meksikan arriti që të përballonte mirë Seleçaon pretendente, duke marrë një barazim mjaft të vlefshëm për kreun e grupit

Ndeshja nisi me temp shumë të lartë nga të dyja krahët. Aksione mjaft të shpejta ashtu siç janë edhe përballjet midis latinëve. Brazilianët ishin të parët ata që provuan të hynin në sulm. Kjo, pasi të qenit skuadra pretendente imponon mjaft presion te lojtarët e Skolarit. I pari është Nejmar ai që provon dhe ndiqet nga të tjerët të cilët mundohen t’i ruajnë hapin. Ndërsa nga ana tjetër, janë meksikanët ata që mundohen të organizohen në mënyrë kolektive për të shkuar më pas dhe për të reaguar. Ndërsa, nga ana tjetër, Brazili duket në një formë mjaft të mirë, edhe pse problemi është përsëri te sulmi. Skuadrës së Seleçaos i mungon një sulmues pykë, pasi Fred nuk duket se e plotëson mjaft mirë në këtë lojë. Është Nejmari ai që me aksione individuale mundohet që të çajë në mbrojtjen meksikane. Vështirësi paraqet pjesa e sulmit aty ku Ramirez që është dhe risia e formacionit nuk arrin të bëjë diferencën. Ndërsa nga krahu tjetër, meksikanët janë të rrezikshëm nga krahët për ta çuar më pas topin te Paleta që ishte disa herë i rrezikshëm për latinët. Një Brazil që dhuron lojë të bukur, por pa rezultat. Ndërsa, nga ana tjetër, Meksika përballon dhe arrin të rrezikojë disa herë favoritët. Pjesa e dytë nis menjëherë me emocione. Vetëm dy minuta nga fillimi i takimit është Rodriguez ai shpëton pas një krosi Meksikën nga goli. Luftë e fortë zhvillohet në mesfushë aty ku edhe dyluftimet janë më të forta. Të dyja skuadrat mundohen të arrijnë te goli nëpërmjet aksioneve nga krahët, por pa rezultat, pasi duken që skuadrat e njohin mirë njëra-tjetrën. Është Vaskez ai që provon, por pa sukses, pasi topi është pak më lart traversës. Janë meksikanët që mundohen të krijojnë diçka, por e kanë të pamundur. Më pas është Nejmar ai që provon nga goditja e dënimit, megjithatë topi kalon ngjitur me shtyllën.

Sërish në pjesën e dytë është Nejmar që provon në minutën e 70-të, por që ndalet nga gardiani meksikan, i cili duket se është në ditën e tij më të mirë. Loja në këto minuta është e përqendruar te një sulm intensiv i brazilianëve drejt qendrës së mbrojtjes meksikane, e cila duket se reagon mjaft mirë, duket ndalur sulmet e Nejmarit me shokë. Është Xho ai që del përballë me portierin, por gabon shënjestrën. Ndërkohë që Meksika zëvendëson Peraltën me Çiçariton për t’i dhënë më shumë freski sulmit. Mbrojtja e Meksikës duket se është e pathyeshme, ndërsa sulmi i Brazilit i paqartë. Brazili duket në kërkim të golit, por Meksika mundohet që ta kthejë dobësinë në forcë. Në minutën e 80-të është Hernandez ai që godet, por topi kap murin brazilian. Një lojë e paqartë, e cila duket se nuk ka fitues kur kanë mbetur vetëm 10 minuta nga fundi. Është Dos Santos ai që zëvendësohet nga Himenez, ndërsa për Oskarin futet në fushë Uiliam për të provuar shanset e fundit. Është Tiago Silva ai që godet në mënyrë potente drejt portës, por ndalet nga Çoa që duket se është ne ditën e tij më të mirë. Është Guardado ai që tund rrjetën e Sezarit, por ishte jashtë. Hernandez ngrin zemrat e brazilianëve në minutat shtesë, por që ndalet nga Sezar. Brazili provon në sekondat e fundit pa rezultat. Një lojë e bukur që nuk solli fitues dhe të dyja skuadrat ndahen me nga 1 pikë dhe janë në pozita të barabarta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency