Tiranë, maskat grabisin me armë zyrat e supermarketit në Selitë të Vjetër

0
109

84422_11Një supermarket në zonën e Selitës së Vjetër, pranë kopshtit Zoologjik është grabitur sot nga dy persona. Ngjajra është regjistruar rreth ores 11:50 minuta. Mësohet se grabitësit kanë qenë të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë mundur të marrin nga zyra e financës së supermarketit multifunksional një shumë të konsiderueshme parash. Mësohet se zyrat e supermarketit, ishin rreth 30 metra larg supermarketit. Pasi kanë grabitur shumën e konsiderueshme nga kasaforta e këtyre zyrave, 2 personat e maskuar janë larguar në drejtim të paditur, duke përfituar edhe nga rrugicat e shumta në këtë zone. Policia bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Ata kanë marrë në pyetje edhe stafin e supermarketit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency