Schumacher del nga koma 

0
164

schumacher-300x168Kampioni i Formula 1, Michael Schumacher, ka lënë spitalin në Grenoble dhe nuk është më në koma.

Lajmin e bën të ditur familja e tij. 45- vjeçari gjerman do vazhdojë rehabilitimin në një klinikë tjetër, thuhet në një deklaratë.

Schumacher u aksidentua duke bërë ski në një resort francez më 29 dhjetor të vitit të shkuar.

Kampioni gjerman goditi kokën dhe pas kësaj u transportua me helikopter për në Grenoble, ku u vendos në koma artificiale.

Për muaj të tërë pati lajme kontradiktore për shëndetin e tij, ndërsa prej javësh nuk ka pasur asnjë reagim.

Familja e Schumacher ka falenderuar të gjithë njerëzit që kanë dërguar mesazhe mbështetëse për kampionin, duke theksuar “se të tilla mesazhe e kanë ndihmuar atë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency