Ronaldo ylli që shoqërohet nga 50 poilce

0
136

cristiano ronaldoYlli luziatan është një ndër sensacionet e Brazilit dhe tifozëve kështu që qeveria Braziliane ka marrë masa për sigurinë e lojtarit

Një ndër yjet më të mëdhenj t këtij botërori është topi i artë i vitit Kristiano Ronaldo. Futbollisti i Realit të Madridit është padiskutim një prej lojtarëve më të pëlqyer që merr pjesë në Botëror, dhe kjo u vu re qartë kur kombëtarja luzitane mbërriti në vendin e sambas me tifozë të shumtë. Konkurrentja e Miss “Bum Bum” madje Andresa Urach sakrifikoi jo pak duke u paraqitur e zhveshur ne Campinas, me fanellen e Portugalisë të pikturuar në trup vetëm e vetëm për t’i tërhequr vëmendjen Ronaldos, por gjithsesi pa arritur që ta takonte. ideja se fansat e shumtë që ka Ronaldo mund të shqetësojnë kombëtaren e drejtuar nga Paulo Bento në prag të përgatitjeve të tyre për ndeshjen me Gjermaninë ka bërë që shteti brazilian të vërë në dispozicion për ruajtjen e Ronaldos me shokë tre lloje të ndryshme forcash sigurie. Policia Federale Braziliane, Forcat Militare të Sao Paolos si dhe Policia e shtetit të Ponte Pretas janë duke mbrojtur momentalisht Portugalinë në vendgrumbullimin e tyre në Campinas. 15 agjentë për perimetër qëndrojnë të gatshëm gjatë 12 orëve që vendgrumbullimi i luzitanëve në Ponte Preta është i hapur. 8 efektivë të tjerë shoqërojnë kombëtaren portugeze në çdo hap që hedh. Ndërkohë që kanë mbështetjen edhe të 20 agjentëve të një policie private me këta të fundit që mbajnë nën vëzhgim çdo cep të vendqëndrimit të tyre. Minimalisht janë 50 efektivë policie që ruajnë Kristiano Ronaldon me shokë për të evituar çfarëdo lloj problemi me fansa të ndryshëm gjatë lëvizjes së përfaqësues europiane nga hoteli në qendrën stërvitore. Ndërkohë që edhe 9 motorë të forcave të rendit dhe dy makina krejtësisht të blinduara i shoqërojnë ata gjithmonë gjatë lëvizjes së tyre. Megjithatë për tifozët portugezë më shumë sesa angazhimi i forcave të sigurisë për përfaqësuesen luzitane rëndësi do të ketë markimi që do t’i bëjnë lojtarët gjermanë yllit të tyre Ronaldo në ndeshjen debutuese të këtij Botërori.

 

Tifozët spanjollë nuk besojnë te kualifikimi

Spanja nuk do të mund të kualifikohet në fazën tjetër të Botërorit. Ky është mendimi i shumicës së të anketuarve në një sondazh të prestigjiozez “AS”, që u zhvillua pas humbjes 1-5 me Holandën në ndeshjen e parë në grup. Poshtërimi që “Tulipanët” u bënë kampionë të botës në fuqi ka ndikuar edhe të perceptimi i tifozëve të “La Roja”-s, që me sa duket janë shumë pesimistë për vazhdimësinë e idhujve të tyre në “Brazil 2014”.  60% e tyre nuk besojnë më në formacionin e Vicente Del Bosques pas goleadës së pësuar nga Holanda. Në total më shumë se 15 mijë tifozë nga 25 mijë gjithsej e shohin Spanjën jashtë Botërorit, ndërsa 39% që përbëjnë gati 10 të anketuar, mendojnë të kundërtën, duke besuar se Spanja do të reagojë dhe do të jetë mes më të mirave të turneut.  “La Roja” do të zhvillojë edhe dy takime në Grup me Kilin dhe Australinë dhe nëse arrin t’i fitojë të dyja sfidat me shumë mundësi do të jetë në 1/8.  Ekziston mundësia që Holanda, Spanja dhe Kili ta mbyllin grupin në kuotë të barabartë pikësh dhe në këtë rast llogaritë do të bëheshin me golavarazhin e përgjithshëm. Por nëse “Tulipanët” pikë të plota, Spanjës do t’i mjaftonte edhe barazimi me Kilin, që duhet të shoqërohet me një goleadë ndaj Australisë. Mbrojtësi galaktik Sergio Ramos, u shpreh se  Spanja duhet të rikthehet pas disfatës së turpshme 5-1 nga Holanda. Rezultati shihet si një fund i dominimit të Spanjës në botën e futbollit, por Ramos ende shpreson se ata do të rikthehen në formë për ndeshjen e të mërkurës ndaj Kilit. “Kjo skuadër ka përvojë dhe ka kaluar nëpër disa kohë të këqija. Ne kemi qenë në gjendje të rikthehemi nga rezultatet si kjo dhe kjo është çfarë e bën një skuadër të madhe” “Ne nuk mund të qëndrojmë duke u ndjerë keq për veten. Ne kemi nevojë të fillojmë të mendojmë për momentin për të mposhtur Kilin”, ka thënë Ramos.

 

Merteskaer: Gjermania në kërkim të titullit

QËndrori i Arsenalit Per Mertesaker, mendon se Gjermania është e gatshme ta fitojë Kupën e botës gjatë këtij muaji.“Ne kemi përfunduar në pozitën e tretë në dy Kupat Botërore të fundit dhe kjo është vërtet e qëndrueshme”. “Ajo çfarë kemi nevojë në Gjermani pas gjithë këtyre viteve është edhe titulli. Ne po flasim për tituj dhe për trofe. Niveli i kësaj skuadre është vërtet i lartë dhe kjo vjen me përvojë”. “Në vitin 2006, nivelet e pritjes nuk ishin aq të larta. Tash ata janë. Skuadrat tjera shikojnë në ne më ndryshe. Në vitin 2006 dhe 2010 ne ishin gjuetarë, tash ne jemi gjahu”, ka thënë Mertesaker.

 

Del Boske: Spanja do të ketë ndryshime

Vicente del Boske, thotë se ai do të bëjë ndryshme për ndeshjen e ardhshme të Botërorit të cilën ekipi i tij e zhvillon ndaj Kilit. Spanja u turpërua duke u mposhtur me rezultat 5-1 nga Holanda të premten dhe Del Bokue është duke menduar për ndryshime. “Ishte disfatë të vështirë, por dalë nga dalë ne po e pranojmë se kjo nuk ishte disfatë vendimtare. Ne shpresojmë të vazhdojmë për ndeshjen e ardhshme me gjithë respektin për Kilin, që po ashtu dëshiron të kualifikohet në fazën e ardhshme”. “Sigurisht do të ketë disa ndryshime, por nuk dua të marr vendime të ashpra, ende kam deri të mërkurën të vendos se kush do të lihet jashtë. Nuk ka nevojë për të veçuar dikë, ne kemi 23 lojtarë në dispozicion dhe do të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme”, ka thënë Del Bosque.

 

Prandeli: Fituam por vuajtëm

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, thotë se ata “vuajtën” në fitoren e mbrëmshme 2-1 ndaj Anglisë. Sipas trajnerit italian vendimin e FIFA-s për të mos lejuar pauza të tjera gjatë lojës po e vuajnë lojtarët për shkak të nxehtësisë dhe lagështisë. “Ishte çmenduri të mos kesh ndalime në këto kushte. ishte e pamundshme ta ruash atë nivel të intensitetit”. “Skuadra vuajti, por ne ruajtëm superioritetin në mesin e fushës”. “Ne punuam mirë në stërvitje dhe kjo u duk, pasi në mes të pjesës së dytë lojtarët e Anglisë kishin ngërçe. Kjo do të thotë se puna jonë na u shpagua”. “Baloteli dha gjithçka që mundi. Çdokush dha gjithçka”, ka thënë tekniku italian.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency