Një histori e ftohtë e shqiptarëve nga gazeta New York Times

0
139

new york timesA ishin parë shqiptarët e dy shekujve të kaluar nga gazetarët perëndimorë si luftëtarë, si myslimanë, si të krishterë bijtë e Skendërbeut, të edukuar, të pagdhendur apo ekzotik? Si do i paraftyronte një amerikan në shekullin e XIX shqiptarët nëse ai ishte një lexues i gazetës The Neë York Times?

Përgjegja rreth kësaj është përmbledhur shkurtimisht në botimin e fundit të shtëpisë botuese Artini nga Prishtina, i cili ka dal në shitje në panairin e librit.

Gazetari Virtyt Gacaferri, ka hulumtuar arkivat e The Neë York Times dhe në mënyrë të përmbledhur i ka servuar lexuesit pjesë nga tekstet më interesante të artikujve të shkruar për shqiptarët nga viti 1850 deri në vitin 1912.

“Kam zgjedhur këtë periudhë pasi këtu diskutohet identiteti dhe prejardhja e shqiptarëve e cila nuk është gjithmonë ajo që shqiptarët do kishin dëshirë. Pas vitin 1912 gazeta mbulon luftën ballkanike dhe kryesisht krimet mbi popullatën civile shqiptare që do duhej të shikohej ndaras, ndoshta në një libër tjetër…”, ka thënë autori.

Në libër mund të gjinden përshkrime të personaliteteve histori shqiptare si Isa Boletini apo Tringë Smajli e cila është quajtur Jean Dark e Shqiprisë; pjesë nga tekstet e gazetës prestigjioze të cilat flasin për gjakmarrjen, përkatësinë fetare të shqiptarëve apo edhe nonshalancën e tyre ndaj fesë. Gjithashtu përshkruhet lojaliteti elastik i shqiptarëve ndaj Perandorisë Otomane dhe trajtimi i shqiptarëve si subjekt i paranorisë në kohën e tkurjes së saj.

Parathënia e librit e shkruar nga Anton Ndreca e quan librin “një histori e ftohtë” duke aluduar se në këtë libër historia dhe identiteti shqiptarë nuk shihet me pasionin e një patrioti por me objektivitetin e një gazetari i cili zbulon një racë të re në Evropë. Në libër gjithashtu ka edhe pjesë të cilat trajtojnë Lidhjen e Prizrenit dhe Kongresin e Berlinit dhe vendimet të cilat janë marrë atëherë. Libri përfundon me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe hyrjen e trupave serbe në Durrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency