Konkurrenca pa treg në sektorin publik të arsimit dhe kulturës

0
158

Artan Fuga

artan-fuga Disa mendojnë se konkurrenca është vetëm konkurrenca për të shitur domate në pazar.  Ashtu e kujtojnë edhe konkurrencën në kulturë, ide dhe arsim.

Më jep një kile domate të të jap një kile presh.

Ccfarë banaliteti injorant! Por, a ka konkurrencë pa qenë konkurrencë tregu shitjesh mallrash me pakicë a shumicë??? Po, ka garë, madje shumë të fortë, pa pasur nevojë të jetë treg allishverishesh…Gara në arsim dhe në kulturë është e domosdohme. Pa garë në kulturë dhe arsim, asgjë nuk ecën përpara.

Por, politika e ka tharë këtë garë, rivalitet, emulacion, konkurrencë në këto fusha, as tani nuk shkon ndërmend ta vendoi si mekanizëm zhvillimi.

Prandaj e ka lënë kulturën dhe arsimin në amulli dhe në kënetë.

Por, ne kemi mundësi t’a instalojmë garën e vërtetë, emulacionin, në arsim dhe kulturë, pa i kthyer këto fusha në treg fruta dhe zarzavatesh.

E kanë prishur konkurrencën jo tregtare a para për të promovuar ata që do politika, dhe zakonisht më të paaftët, e dyta, për t’i hapur rrugë shkatërrimit të së mirë publike gjoja i të paaftë të prodhojë garë, pra emulacion, pra konkurrencë jo tregtare… Duan të shkatërrojnë sektorin publik në emër të privatit.

Drafti i reformës të arsimit të lartë pikërisht as i shkon ndër mendje se mund të krijohet një mekanizëm konkurrencial që s’ka të bëjë me tregun e mallrave.

Ku e kanë zhdukur garën dhe konkurrencën:

E para, një doktor në shkencë sipas normave të sotme mbetet përjetë. Pra, mbasi bëhet doktor mund të mos e çajë më kokën të bëjë më shkencë. Pa vendosni rregullin që çdo katër vjet duhet t’i ketë ruajtur parametrat cilësorë të një doktori, përndryshi kthehet përsëri në “rreshter”, dhe do të shihni si do të bëhet copë për të prodhuar cilësi. E njejta gjë edhe për një “profesor”, sapo merr titullin, e merr përfundimtar, të shkallës më të lartë, dhe prandaj ka të drejtë të flejë mbi diplomë.

E dyta, pse jo, buxheti të ndjeki studentin, por brenda universiteteve publike, pra nëse një studente shkon në Gjirokastër për të studjuar, atje t’i shkojë pas edhe paraja, dhe ai universitet të zhvillohet. Kjo është konkurrenca jo tregtare, por emulacioni i ashpër.

E treta, studenti duhet të ketë të drejtë që për shumë lëndë jo vetëm t’i zgjedhë vetë, por edhe të rregjistrohet te ai pedagog që dëshëron pavarësisht se në cilin fakultet është. Të shkojë te pedagogu më i mirë, sipas tij. Ky i fundit të vlerësohet edhe sipas numrit të studentëve. Por, ama vlerësimin nuk mund ta bëjë i njejti pedagog që jep edhe mësim. Edhe pedagogu duhet të kontrollohet, pra jo të ketë edhe arrën edhe gurin, edhe të japë mësim, edhe të vendosë notën për studentin që ka në mësim.

E katërta, ndal ndarjes të barabartë të fondeve për cdo fakultet apo departament. Kush bën projekte më të mira të ketë më shumë fonde publike.

E pesta, studentët më të mirë do të kalojnë nga bachelori në master sepse përndryshe nuk ka garë mes studentëve. Shkolla duhet të seleksionojë vlerat, jo si tani që pavarësisht notës arrin maja arsimimi.

E gjashta, të vendoset lista publike e studentëve më të mirë që merren në punë në administratë, arsim, etj. Nuk mund të merret një student më i keq në punë përpara një më të miri që pret ta zemë prej pesë vitesh në listë pritje.

PA FUND MASA TË TILLA MUND TË MERREN.

Pra, më i miri të çajë edhe si pedagog, edhe si student, edhe si institucion.

Nuk ka ka nevojë për treg mallrash për ta krijuar garën, konkurrencën, promocionin për të mirin.  E kemi zhdukur dhe vuajmë prej kësaj. Vetëm vendosja e kësaj site mund të shtyjë përpara cilësinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency