Civilizimi i lashtë Minoan

0

minoan Kur arkeologu britanik Sir Arthur Evans zbuloi Pallatin 4.000 vjeçar të Mino-ve në Kretë në vitet 1900, ai vëzhgoi një civilizim të humbur prej shumë kohesh.  Minoanët, ashtu si i quajti Evans, ishin refugjatë nga Egjipti Verior të cilët ishin përjashtuar nga pushtuesit e Jugut rreth 5.000 vjet më parë. Arkeologët moderne kanë vënë në dyshime këtë version të ngjarjeve, dhe tani ADN-ja antike e marrë nga shpellat në Kretë sugjeron që civilizimi Mino ka lindur nga fërmeret e hershem të cilët janë vendosur në atë ishull mijëra vjet më herët. Minoanet lulëzuan në Kretë për rreth 12 qindvjeçarë, dhe me pas mendohet se ata janë shkatërruar nga një shpërthim katastrofik i vullkanit të ishullit, dhe me pas nga një cunami. Ky civilizim ka mbushur mitet greke me histori si ajo e Minotaurit, një krijesë gjysmë njeri dhe gjysmë dem që jetonte në një labirint. Evans ishte nder të paret që eksploruan Kretën pasi mori pavarësinë nga Perandoria Osmane në vitin 1898. Ekipi i tij zbuloi Pallatin 4.000 vjeçar të Mino-ve, dhe zbuloi artefakte shumë të ndryshme nga ato të gjendura në Epokën e Bronzit të Greqisë, duke përfshirë këtu edhe varre rrethore me mure të trasha që ngjanin me ato të Afrikanëve Veriorë dhe shkrime akoma të padëshiruara. Të tjerë kanë sugjeruar që Minoanet kishin origjinën e tyre me Lindjen e Mesme, Turqinë e ditëve të sotme apo Mesdheun. George Stamatoyannopoulos, një gjeneolog në Universitetin e Uashingtonit në Siatëll, i cili është duke u marrë me këtë problem për më shumë se një dekadë, shpresonte që mund t’i jepte fund debatit duke parë ADN-në e Minoanëve. “Një prej motivimeve kur e nisa të gjithë këtë ishte për të parë nëse Sir Arthur Evans kishte të drejte apo jo”, -tha ai.

 

Studimet

Ekipi i Stamatoyannopoulos mblodhi mostra të kockave dhe të dhëmbëve të me shumë se 100 individëve që jetonin në Kretë ndërmjet 4.900 dhe 3.800 vjet më parë. Ekipi i analizoi të dhënat e ADN në dy laboratorë të ndryshëm. Mostrat e Minoaneve përmbanin 21 shënjues mitokondrik ADN-je, duke përfshirë 6 që ishin unike për Minoanet dhe 15 të përbashkët me popujt Europianë moderne, dhe të Epokës se Bronzit. Asnjë prej Minoaneve nuk kishte shënjues mitrokodrikë të ngjashëm me atë që janë në popujt e ditëve të sotme në Afrikë. Sipas Stamatoyannopoulos, ka mundësi që Minoanët të jenë pasardhës se popujve Neolitike që kanë emigruar në Europë nga Lindja e Mesme dhe Turqia. Gërmimet arkeologjike sugjerojnë që fermerët e hershem jetonin në Krete rreth 9.000 vjet më parë, kështu këto mund të jenë paraardhësit e Minoanëve. Ngjashmëritë ndërmjet artefakteve minoane dhe egjiptiane mund të kenë qenë si rezultat i shkëmbimit kulturor përmes Detit Mesdhe. Ëolfgang Haak, një arkeolog molekular në Universitetin e Adelaide në Australi, mendon që historia e hershme e Kretës më shumë mundësi është më e komplikuar, më shumë popuj Neolitikë që arrijnë në kohë të ndryshme. “Megjithatë është mirë të shohim disa të dhëna, nëse janë të vërteta, nga ky rajon i Europës që kontribuojnë tek një ‘fjalëkryq i madh dhe kompleks”, tha ai. Stamatoyannopoulos vë në dukje që zbulimet e ekipit të tij janë të limituara pasi ADN-ja mitokondrike është vetëm një linje e vetme amësore për secilin individ – mamaja e mamasë dhe kështu me radhë. Me Johannes Krause, një palaentolog në Universitetin e Tubingen në Gjermani, tani ekipi planifikon të bëjë kërkime të tjera më të detajuara për të mësuar më shumë për Minoanët.

 

Të fshehtat e ”Shkëmbit te Vajtimit”

Një zë koral vajzash flet për një histori tragjike. Historia ka ndodhur në Krujë, afro 600 vjet më pare dhe më pas u kthye në legjendë. Ngjarjet zhvillohen mes maleve, ndërsa ushtritë osmane kishin rrethuar kështjellën dhe prijësi legjendar, Skënderbeu, luftonte për mbrojtjen e qytetit. Rapsodi popullor thotë se, këtu mes grykave të maleve, si në një amfiteatër tragjik natyror, 90 vajza, për të mos rënë në duart e ushtrisë së huaj, fluturuan nga një shkëmb i lartë, drejt humnerës. Qysh prej atij moti, shkëmbi buzë greminës mori emrin Shkëmbi i Vajës. Qindra vjet pas kësaj historie, vendi është po ai. Male dhe gryka të thella, ku bashkë me historinë e vajzave, flenë edhe legjendat. Shtëpizat e reja, ndanë kështjellës, janë mbi të njejtat themele, mbi të vjetrat. Edhe këngët, gjithashtu. Pllaja e 1000 puthjeve. Këtu mijëra djem, që shkonin në luftë, ndofta, për të mos u kthyer më përqafoheshin me të dashurat dhe me familjarët e tyre, me një dhimbje të madhe. Poshtë shkëmbit legjendë, ku prehen ëndërrat e vajzave martire, kalon një përrua i gjatë. Që mban edhe ai një emër tragjik, Përroi i Vajës. Për qindra vjet me radhë, në përkujtim të vajzave martire, populli i Krujës vajtoi heroinat e tij, duke mbushur me lot vaji përroin ndën shkëmb. Sipas banorëve, ky vend nuk do t’i ketë ditët të gjata. Tek përroi poshtë tij, industria do të ndërhyjë duke e shndërruar atë në një liqen për hidrocentral. Duke e shndërruar tashmë në absurd edhe këngët me legjendën për një shkëmb dhe një përrua që s’do të ekzistojnë më për sytë e publikut.