“Bota” e Iris Elezit në Karlovy Vary Film Festival

0
125

filmi botaPremiera Botërore e filmit “Bota” me regji të Iris Elezit e Thomas Logorecit, do të projektohet  në një ndër festivalet më të njohura në botë “Karlovy Vary Film Festival” në Republikën Çeke, ku bashkë me 11 filma të tjerë e përbëjnë konkurencën zyrtare të programit “East of the Ëest”. “Bota” është një bashkëprodhim në mes të Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës, që rrëfen Shqipërinë e ditëve të sotme: Juli, Beni dhe Nora jetojnë në një fshat të izoluar ku familje të tëra kanë qenë të internuar gjatë komunizmit. Në skajet e tij gjendet një kënetë dhe pranë saj kafeneja magjepsëse ‘Bota’. Kafeneja drejtohet nga Beni, në të 40-at. Megjithatë, shpirti i vërtetë i saj është Juli, në fund të 20- ave, kamariere dhe kushurirë e Benit. Juli ëndërron të largohet për të ndjekur rrugën e artit, por qëndron për t’u kujdesur për të gjyshen, NOJEN, të vetmen familje që i ka mbetur.

Në film luajnë Flonja Kodheli, Artur Gorishti, Fioralba Kryemadhi, Alban Ukaj, Tinka Kurti etj. Ndërsa të hënën ekipi i filmit pritet të dalë para medias që I paraprim paraqitjes në festivalin e “Karlovy Vary-t”

I mbështetur nga Euroimages, duhet thënë se ky është produksioni I parë shqiptar I realizuar me bashkëfinancim me qendrën kinematografike të Kosovës.

Nga stafi bëhet me dijë se përveç prezantimit të filmit “Bota” në Festivalin Karlovy Vary, arritje e madhe në këtë pjesëmarrje konsiderohet fakti se Shqipëria dhe Kosova për herë të parë do të kenë një stendë të përbashkët për të promovuar kinematografinë e dy vendeve tona.

KVIFF është festival i kategorisë A dhe s prezantimi i filmit në vendin e mbërritjes së yjeve të kinemasë, regjisorëve dhe producentëve nga e gjithë bota duhet konsideruar si një vitrinë e rëndësishme jo vetëm për të prezantuar kinematografinë shqipëtare, por edhe për të promovuar vendin tonë. Ky festival gëzon një vëmendje të madhe mediatike nga revistat më të rëndësishme  në botë si Variety, The Hollyëood Reporter, Scrën Daily, si dhe Indieëire.

 

 

 

 

Golemi dhe Tullumani, përballë në opera “Le Villi”

Opera “Le Villi”, me dy akte, e kompozuar nga Giacomo Puccini dhe libreti i shkruar nga Ferdinando Fontana do të jetë premiera e TOB. Shfaqja nis me nje feste te bukur fejese dhe premtimet për dashuri të përjetshme mes protagonistëve. Por dashuria nuk triumfon dot dhe në fund protagonistët vdesin, qoftë nga zemerthyerja dhe tradhëtia ashtu nga fataliteti I hakmarrjes dhe mosfaljes.

Do të interpretojnë në rolin e Anes Etleva Golemi (soprano e parë në TKOB) dhe Ramona Tullumani, një soprano e re, e talentuar e cila ka interpretuar në TKOB në disa nga Operat më të njohura si La Traviata, La Boheme, Rigoletto dhe Elisir D’amore.

Roli i Robertos do te interpretohet nga tenori kolumbian, Ernesto Grisales i cili ka interpretuar 26 role kryesore te vepave më të njohura operistike botërore dhe ka marrë vlerësime.

Gulielmo do të interpretohet nga baritonët Ylber Gjini dhe Armando Lika, të dy me një eksperience të gjatë në TKOB dhe jashtë vendit me shumë role solistike nga veprat më të njohura botërore operistike. Orkestra do të drejtohet nga Daniela Candiotto, dirigjentja italiane e cila ka një repertor shume të gjerë drejtimi të operave të ndryshme, koncerteve sinfonike dhe koncerteve te korit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency