Aksion Antidrogë / Pritë e armatosur policisë në Gjirokastër, plagoset aksidentalisht 45-vjeçcari

0
146

Anxhela Tato

Policia në ndjekje të një fugoni me drogë, sekuestrohet 450 kg marijuanë, arratiset drejtuesi

Kundërpërgjigja ndaj aksionit, plumbi qorr kapi 45-vjeçaren, ndodhej në oborrin e banesës

 

kapet-droge-ne-ndihmat-humanitarePolicia sekuestron 450 kilogramë marijuanë, ndërsa në pritën e armatosur mbetet i plagosur një person. Por policisë i është ka shpëtuar drejtuesi i fugonit dhe për këtë qëllim ka bërë shpalljen në kërkim të tij, pasi e ka identifikuar. Mësohet se, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një fugon që lëvizte në rrugën dytësore në zonën e Gërhotit dhe që transportonte një sasi të madhe lëndë narkotike, policia ka nisur operacionin për ndalimin e tij. Burime zyrtare nga uniformat blu kanë bërë të ditur se, gjatë ndjekjes së fugonit tip “Benz” me targa “AA 359 HN”. Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe ka mundur të largohet nëpër kodrat e Parkut të Viroit. Sipas policisë, ai ka shpëtuar për shkak të errësirës dhe terrenit. Policia ka arritur të identifikojë transportuesin ndërsa deri në orët e vona të ditës së djeshme nuk është bërë i mundur ndalimi i tij. Ndërkaq brenda fugonit janë gjetur disa çanta të mbushura me pako të mëdha me marijuanë, pesha totale e të cilave është rreth 450 kilogramë. Nga hetimet e para të policisë, bëhet e ditur se lënda narkotike është transportuar me krahë gjatë natës nëpërmjet kodrave nga Lazarati për në Gërhot ku dhe më pas droga është ngarkuar në furgon. Nga këtu makina ishte duke lëvizur më pas në drejtim të Vlorës, për tu ngarkuar në mjetet lundruese. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e shoferit, ndërsa dosja i ka kaluar prokurorisë.

Plagosja

Një 45-vjeçar është plagosur nga një plumb qorr mesditën e djeshme në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur pranë lagjes Kordhoc në Lazarat, teksa 45-vjecari Shpëtim Meci ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij. Mësohet se i plagosuri u transportua me helikopter drejt Spitalit Ushtarak, në Tiranë prej ku mësohet se është në gjendje të rëndë. Burime nga policia bëjnë të ditur se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të efektivëve të policisë, të cilët po kryenin kontroll për lëndë narkotike në fshatin Lazarat. Një nga plumbat ka plagosur aksidentalisht 45-vjeçarin Meci në shtëpinë e tij. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

“Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ditën e sotme ka vijuar kontrolli i territorit për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike kanabis sativa. Gjatë kohës që një grup i punonjësve të policisë po ushtronin kontroll në territorin e fashatit Lazarat, rreth orës 10:30, janë qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar. Pas kësaj ngjarje në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur në urgjencë, i plagosur me armë zjarri shtetasi Sh.M., vjeç 45. Strukturat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas ka qenë në oborrin e shtëpisë së tij, në lagjen Kordhocë, në Lazarat, në momentin e plagosjes dhe dyshohet që plagosja ka ndodhur gjatë kohës që është qëlluar me armë kundër forcave të policisë. Strukturat e Policisë së Qarkut Gjirokastër po punojnë për identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj ngjarje, si dhe dokumentimin e plotë ligjorë të saj. Materialet procedurale do ti kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë”.

 

Fier

Përplaset nga treni, vdes 61-vjeçararja

Një person ka humbur jetën, pasi është përplasur nga treni i pasagjereve të linjës Tiranë-Vlorë. Aksidenti hekurudhor ka ndodhur në fshatin e quajtur Çipllak të komunës Libofshë në Fier. Nga të dhënat paraprake, mësohet se viktima është Ike Gjojdeshi, e cila ishte duke kaluar shinat në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë dhe policia. Kjo e fundit ka nisur edhe hetimet përkatëse për të zbardhur rrethanat e plota që çuan në humbjen e jetës së 61-vjeçares. Treni do qëndrojë i ndaluar në këtë zonë deri në përfundimin e ekspertizës dhe marrjen në pyetje të makinistit nga ana e policisë dhe më pas do vijojë rrugën për të dërguar pasagjerët në destinacion.

 

Shkodër

Kapet me armë dhe drogë, arrestohet 36-vjeçari

Efektivët e policisë së Shkodrës kanë vënë në pranga një 36 vjeçar, i cili u kap me armë dhe drogë. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë se i arrestuari është Sokol Gjani (Dalipaj), 36 vjeç, nga fshati Shtoj i Ri. Gjanaj u arrestua në kushtet e flagrancës, teksa ndodhej në një lokal në fshatin Guci e Re. Gjatë kontrollit atij iu gjet me vete një pistoletë dhe një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit marijuanë, e ndarë në doza. Në vijim gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën edhe 191 copë fishekë. Nga hetimet e para të uniformave blu dyshohet se Gjani merrej me shpërndarje droge, ndërsa vijon puna për zbulimin e plotë të aktivitetit të tij.

 

Dhunë në familje

I vidhte mamasë lekët për baste, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është arrestuar mbrëmë nga policia, pasi dhunonte psikologjikisht dhe kanoste nënën e tij. Matjan Thaçaj, banues në fshatin Kaç të Vaut të Dejës, Shkodër, u arrestua nga policia pasi shkeli urdhrin e mbrojtjes duke dhunuar sërish psikologjikisht nënën e tij Ç., Thaçaj, 65 vjeçe. Kjo e fundit kishte kërkuar ndihmë edhe dy ditë më parë në polici për t’i dhënë fund dhunës së djalit, por ai ka vazhduar sërish mbrëmë gjë e cila e ka çuar atë në pranga. Policia tha se 31-vjeçari kërkonte lekët e pensionit të nënës së tij për të vënë baste sportive. Në përpjekje për të ruajtur paratë me të cilat siguronin bukën e gojës, gruaja e moshuar është përballur me dhunën e të birit.

 

Lushnje

E dhunojnë dhe i grabisin banesën, në kërkim 2 autorët

Minuta të frikshme për një grua në Lushnjë, pasi persona të maskuar, nën ushtrim e dhunës kanë vjedhur banesën e saj duke marrë gjithë paratë që gjendeshin. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme. Burime zyrtare policore thanë se persona të maskuar kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetases J. N., në fshatin Bishqethëm Lushnje, ku kanë marrë një shumë parash prej 1.500.000 lekë (rreth 12 mijë euro). Agresorët kanë hyrë në shtëpi dhe pasi kanë dhunuar gruan e pambrojtur kanë marrë paratë dhe janë zhdukur. Me marrjen e njoftimit në vendngjarje kanë shkuar forcat e Komisariatit të Policisë Lushnje të cilat kanë nisur hetimet, ku dhe është bërë i mundur identifikimi i njërit prej autorëve dhe po punohet për kapjen e tij. Policia thotë se po vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve, kurse materialet procedurale do t’i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprën penale të “Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency