Pop-diva ndez Zyrihun

0
134

adelina ismailiPop-këngëtarja e njohur Adelina Ismaili rikthehet pas një kohe me koncerte. Së fundi ka qenë në një diskotekë në Zyrih duke performuar para fansave të saj hitet e pavdekshme. Ndonëse sezoni e verës veçse ka filluar e bashkë me të edhe koncertet e shumta, Adelina Ismaili sezonin e verës e ka filluar në Zvicër, para se të kthehet në Kosovë ku do të vazhdojë me koncerte të shumta dhe të publikojë disa projekte të cilat është duke i realizuar dhe do i sjell si befasi për fansat dhe publikun shqiptarë. Atmosfera e nxehtë që ka mbizotëruar në Zyrih do të mbahet mend gjatë, pasi të pranishëm kanë qenë mbi 2000 persona, aq sa është kapaciteti maksimum i diskos Rinora4. Koncerte nuk do ketë shumë për shkak se vendet që e ftojnë atë duhet të plotësojnë disa kushte teknike që Adelina të performojë në ato vende.

 

Ja si e shuan etjen Miss Albania

Ka kaluar të 20-at, e tashmë që janë bërë katër vite nga shpallja e saj “Miss Albania”, ajo vjen me një set fotografish, ku reklamon të njëjtat linja prej miss-i, por një pjekuri tjetër. Ajo thotë tashmë se kurora ishte pikënisja e saj për shumë destinacione, secili prej tyre me një mësim të vetin në fund. Arnita Beqiraj, Miss Albania 2010, vjen me disa foto të nxehta të realizuara në ujë.

 

Zajmina gati për Botëror, tifoze e flaktë

Zajmina Vasjari duket se është një tifoze shumë e flaktë. Këngëtarja tashmë është bërë gati të pres Botërorin. Në rrjetin social “Instagram”, ajo ka postuar një fotografi, ndërsa është veshur me një fanellë të shkurtër, në përkrahje të Italisë.

 

“Ali Pashë Tepelena”, goditja e re nga Geasy?

Ylli i hip hopit shqiptar, Getoar Selimi, besohet se është duke e përgatitur një befasi të madhe për adhuruesit e tij. Mësohet se një projekt interesant do të publikohet nga Geasy. Interesant është fakti se ai portretizohet në këtë projekt si “Ali Pashë Tepelena” dhe edhe kënga mban tekstin me këtë tematikë. Se diçka me këtë tematikë po ndodh mund të kuptohet edhe nga dukja e Getit, i cili po i jep edhe pamjes së tij të jashtme një konotacion të tillë. Ende ky projekt mbetet në suazat e spekulimit edhe pse nëpër faqet zyrtare të reperit e nëpër qarqet e fansave të tij ka kohë që po flitet për këtë projekt.

 

Drenusha pranë detit, tregon format

Drenusha Latifi, e cila në të shumtën e rasteve përgëzohet për linjat e saj, ka startuar pushimet verore. Këngëtarja ka vendosur që të shijoj bregdetin shqiptar, e pikërisht plazhin e bukur të Dhërmiut. Bukuroshja ka ndarë me të gjithë miqtë në rrjetet sociale, disa foto që ajo ka bërë në breg të detit.

 

Zhvishet Anjeza Branka

Këngëtarja Anjeza Branka nuk e ka aspak problem të tregojë format në plazh. Nga fotot që ka publikuar në “Instagram”, duket se ajo tashmë ka nisur pushimet. Me trupin në formë, pa celulite dhe me muskulaturë perfekte, natyrisht që nuk ka droje të zhvishet.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency