Nisma e grupit të LSI-së/ Kërkesë Ramës e Metës për “kokën” e një ministri: Nëse votohet kabineti, tre s’kalojnë klasën

0
113

Gëzim Saliu

grupi parlamentar i lsi Deputeti i PD-së, Kadeli: S’mund të trajtohet deputeti si një roje i ministrisë përkatëse, nuk mund të ulet roli i tij, për shkak të një raporti me Kryeministrin të një ministri

 Lëvizja Socialiste për Integrim do të ndërmarrë një iniciativë, ku do të kërkojë nga kreu i qeverisë Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta largimin e një ministri të kabinetit qeveritar. Kështu bëri të ditur dje deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli, duke nënvizuar pakënaqësitë e para lidhur me qeverisjen e së majtës, edhe pse forca që ai përfaqëson është pjesë e mazhorancës qeverisëse. “Deputetët e LSI-së së shpejti do marrin një iniciativë ku do ti drejtohen Kryeministrit Rama për largimin e të paktën një ministri. Jo më pak se 12 deputetë kanë vendosur të largohet një prej minsitrave të kabinetit për perfomancë të dobët, për mungesën e komunikimit me deputetët, duke mos qenë në rolin e duhur për të qenë pranë votuesve shqiptarë, pranë atyre që na kanë zgjedhur. Është me rëndësi që në Kuvend të mishërojmë zërin e votuesve. Asnjë nga depuetët e LSI-së nuk ka hyrë në zyrat e ministrave për zgjidhjen e problemeve të tyre, por të komunitetit. Fatmirësisht shumica e tyre janë pa mandat deputeti që i angazhon më shumë, por kjo nuk do të thotë se pse nuk ke mandat deputeti dhe të mos komunikosh me deputetët mbi problemet që ka për votuesit që përfaqëson”, – tha Kadeli në një intervistë për “Ora News”.

 

Qëndrimi

Për deputetin e LSI-së, i cili vetëm pak kohë më parë u bashkua me këtë forcë politike pas largimit nga PD-ja, nisma e forcës ku ai bën pjesë nuk ka asgjë për t’u alarmuar, pasi, sipas tij, ajo përbën një sinjal të mirë për qeverinë që të rrisë rendimentin. Më tej, Kadeli theksoi se nëse ky kabinet do votohej nga mazhoranca me votë të fshehtë, tre prej tyre nuk do kalonin klasën, por duke mos dhënë emra dhe përkatësi politike. “Kjo nuk është për t’u alarmuar, është sinjal ku i jepet qeverisë për të rritur rendimentin dhe të jetë më e vëmendshme ndaj komunikimit me deputetët. S’mund të trajtohet deputeti si një roje i Ministrisë përkatëse, s’mund të ulet roli i tij për shkak të një raporti me Kryeministrin të një ministri apo një qëllimi që mund ti ketë vënë vetes një ministër për raportin me kolegët e tjerë deputetë. Vetë Kryeministri komunikon natyrshëm përmes komunikimit elektronik me një pjesë të madhe të banorëve. Ndërsa këta ministra që pretendojnë se janë në nivelin e duhur luajnë rolin e megallomanit, më shumë populizëm, sesa punë efektive. Ne do ia drejtojmë kërkesën Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit, vendimarrja u takon atyre”, – deklaroi Kadeli. Ndërkaq, deputeti i LSI-së nënvizoi se me kjo nismë do të ndikojë gjithashtu në rritjen e përgjegjësisë së qeverisë. “Shqipëria është më pranë statusit kandidat dhe opozita ka qenë luajale në këtë pikë dhe Presidenti ka përshëndetur dhe po merr hapat e duhur që ti shërbejë këtëij qëllimi dhe ne jemi të vendosur si grup parlamentar të punojmë sa më shumë që statusi të merret dhe jemi të sigurt që do merret”, – tha ai. Lidhur me vendimin, Kadeli tha se se vendimarrja i takon Kryeministrit, por ata si deputetë të LSI do të ushtrojnë “presion” që qeveria të rrisë perfomancën.“Këtë e vendos Kryeministri, ne do ndikojmë me hapësirën që na lejon ligji që qeveria të rrisë përformancën. Nuk mundet i vetëm Kryeministri të mbulojë mangësitë e Ministrave”.

 

 Reagimi/ PD: Mazhoranca në krah të të inkriminuarve, u ndalua hetimi për administratën

Partia Demokratike reagoi dje për votimin në seancën parlamentare, ku mazhoranca mohoi kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionet hetimor për administratën dhe votoi propozimin e saj, duke shtyrë afatin e hetimit nga viti 2009. Sipas deputetit të PD-së Eduart Halimi, mazhoranca me forcën e kartonit shkeli Kushtetutën e vendit, vendimet e Gjykatës Kushtetuese si edhe standardet evropiane të ekzistencës së shtetit ligjor të përcaktuara në jurisprudencën kushtetuese evropiane. “Vendimi i djeshëm (i dy ditëve më parë) që rrëzoi kërkesën e opozitës, kërkon të mbyllë mundësinë ligjore e parlamentare për të bërë transparencë në lidhje me emërimet që kanë degraduar administratën publike në vend dhe i kanë hapur rrugën kapjes së shtetit nga elementë të rrezikshëm të botës së krimit dhe trafikut të drogës. Me aktin e djeshëm Rama tregoi se ose është i kapur nga krimi që ka zaptuar zyrat e shtetit, ose është në krye të këtij klani të rrezikshëm që ka mbërthyer administratën”, – tha Halimi. Më tej, ai theksoi se hedhja poshtë e kërkesës së PD-së për hetimin parlamentar për emërimet në administratë përbën një përkeqësim tjetër të gjendjes së demokracisë dhe institucioneve në vend. “Është një bekim dhe frymëzim i ri që kjo dyshe u jep personave të dënuar ose të përfshirë në afera kriminale, për të vazhduar në rrugën e tyre të kapjes së shtetit”, – pohoi deputeti i PD-së, Eduart Halimi.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency