Kur studentëve u kërkohet të paguajnë për tarifat

0
236

Artan FUGA

 Dialog qytetar në Facebook

artan-fugaKur mendohet se sa kanë fuqi të paguajnë studentët për tarifat universitare, llogaria e drejtë dhe humane nuk është ajo më cinikja, pra të mendohet se çfarë do të fitojnë universitetet prej këndej, sa rroga do të fitojnë pedagogët dhe sa kërkime shkencore do të kryejnë ata për të marrë grada dhe tituj.

Kjo është njëra anë, mund të mbahet në konsideratë sigurisht, por gjithsesi është e pamjaftueshme. Aspak e mjaftueshme dhe prandaj cinike. Duhet menduar se edhe sa kanë mundësi familjet shqiptare, pra familjet e studentëve të paguajnë për të mbajtur fëmijët e tyre studentë në Tiranë apo qytete të tjera universitare.

Se llogaria nuk bëhet pa hanxhinë. Duhet minimumi i një logjike ekonomike për ta përballuar përllogaritjen e saktë. Nuk duhet ditur sesa do të fitojë «shitësi», pra universiteti, por edhe sa fuqi ka të paguajë «blerësi», pra familja e studentit të sotëm apo të ardhshëm, pra e gjimnazistit të sotëm. Se edhe kështu ta kapësh për «fyti» familjen e studentit të shkretë që nuk vjen në shkollë me vetura marke, si në ndonjë institucion privat, por me veshje të thjeshta dhe modestisht, duke i kërkuar lekë pa fund për arsimimin e fëmijës, pa mbajtur parasysh sesa ka mundësi të paguajë familja shqiptare, do të thotë ta vesh mamin dhe babin me shpatulla për muri: ose të paguajë, ose të përballet me lotët e fëmijës në shtëpi që me sytë e mbushur thotë: Si nuk kemi një lek për mua të shkoj në shkollë???

Nuk është fjala thjesht për ta zëmë dhjetë për qind të familjeve pa të ardhura sepse ato janë aq shumë të varfra saqë nuk i sjellin fare fëmijët në universitet meqë nuk arrijnë të mbarojnë as shkollën e mesme. Ja për shembull, sa rrallë, pothuajse asfare, kam parë studentë me origjinë rome në bangat universitare… Por, duke e lënë disi mënjanë këtë aspekt, pra desha të thosha se problem nuk janë familjet pa të ardhura, por së paku nja 70 ose 80 për qind e familjeve që luhaten mes shtresave gjysmë të mesme, të mesme dhe pak mbi të mesmen në të ardhurat e tyre. Të mendosh se buxheti i shtetit do të kishte mundësi të financonte studimet e tyre me mbështetje financiare do të ishte një utopi që s’e ka pare asnjë vend në botë në të tilla përmasa. Kjo jo vetëm që do të rrënonte buxhetin e shtetit, por edhe do t’i zhgënjente vetë studentët që do të merrnin vetëm thërrime…

Mendoni vetëm për qiratë e dhomave apo të apartamenteve që paguajnë studentët, matini me të ardhurat familjare të një familjeje mesatare në Përmet, Burrel a Librazhd dhe do të shihni pyetjen e tmerrshme që fsheh shumë gjëra që ndoshta lobingu nuk i di:

Si jetojnë ata?

Ku dalin të ardhurat?

Sa lot e vuajtje ka pas kësaj llogarie fare të thjeshtë.

Mos, se na vret Zoti

Mimoza Jani e kam provuar vet z. Fuga,

Ani Kërçiku Jam plotesisht dakort me ty profe

Esmeralda Iskurti Do ishte gjysma e te keqes nese do te shperblehemi ne fund.

Redinela Karanca po kush po pyet xte varfrin,:/ duan vetem te mbushin xhepat e tyre

Florian Canga Pale ata qe studiojne jashte . A jane studentet koshiente se ku i gjejne para prinderit e tyre kur i financojne te studiojne ne france , etj?

Rilind Tirana Drejt….

Saida Habilaliaj Eh sa te drejte ke Z Fuga, dhe te mendosh qe kur te mbarojne shkollen duhet te paguajme perseri per tju gjetur pune ose duhet medoemos te behen militante te ndonje force politike……Por per zoterinjte qe hartojne draftet keto shpenzime jane leke te holla qe si llogarisin fare

Edmond Skepi Ne rastin me te mire njeri nga prinderit eshte i punsuar me nje roge mesatare 350 mij lek ne muaj. Si do ndahet koj rrog? Edhe po ta ndash ne 1 mijkelshe jan 90 mij lek ne muaj per 3 pjestar familje. Si do ja arrin? Tarifa e shkolles,qeraja,librat, po them me kryesoret. Si perfundim sa do kursimtar/e qe te jet nje student/e perseri rroga e atij personi qe eshte i punsuar ne familje do te shkoj vetem per ta dhe perseri do hasin veshtersi.

Genci Agalliu 4-vajza te nje konvikti konsumonin 8 kg oriz ne muaj.pak vaj dhe pak krip dhe ja ku kaloi muaji.Kot shqetesohesh profesor,nuk vret njeri zoti,ai erdhi mes nesh per te mare gjithe mekatet tona.Kete gje e shfrytezojne mjaft mire gjakpiresit pushtetare.

Mirela Balli Si dilet nga kjo e keqe?…te presim te vere doren zoti???!apo shteti?!

Dhurata Pjeci Punavija Eshte per te ardhur keq po gjendja financiare e nje familje sot eshte e keqe dhe deshira per tu arsimuar e madhe.

Samuri Enver Zgjidhja.Fëmijët tan të vazhdojnë vetëm të mesmet profesionale,e ata të parallijve të arsimohen e të marin status intelektual edhe nëse shumë prej tyre nuk shfaqin shenja inteligjence.

Rudi Meto mire qe te erdhi dita te shprehesh profesor !

Rei Kaca Shqipria esht vendi i problemit kur behet fjal per te ardhurat e nje familje..per te quar femijet e vete ne per universitete…po mos haroni dicka se shum student dhe familjar luftojen vetem per mbijetes…se mos ndoshta nje dite qe femijet e tyre si te mbarojen shkollen..do jen ne gjendje per ta ndrshuare at ralitet te hidhur..po ne fakt dhe kjo nuk ndodh se kur vjen koha qe femija i tyre te kerkoje pune…prape nuk gjen pun se per te gjetur pun ne shqipri duhet ta kesh babin bos…pastaje nuk ngelet gje tjeter por per te jetuare at jeten e veshtir qe shum her kthehet ne nje makthe te verte…nuk i ngelet gje tjeter veten ti dorzohet jetes dhe te vazhdoje pun si kamarier…un mendoje se kjo esht nje vrasje e parakoheshme per te rinjet shqiptar..??!

Donika Fataj Dodaj Perfundimisht gjithe klasa politike shqiptare eshte “cmendur”. Te gjithe nje kallep, nje prerje, “mendjendritur”. Ama nje gje dine ta bejne ne menyre perfekte: si te pasurohen per vete! Paskan qene lubi… Nga dreqin i mblodhem te gjithe njesoj?! Asnje therrime per popullin…

Snuk Hoxha Nuk i intereson kujt, ata beje llogari si ti vjedhin njerzit.

Lirim Billa Ne jemi pajtuar me kapitalizmin,e duhet te sillemi mbi baz te kesaj pajtueshmerie!

Eugent Kllapi e keqia esht qe as kapitalizem nuk esht, hajd te themi si kapitalizmi i hershem, nuk pajtohesh dot me hienat qe nuk lene therime per llojin tjeter. As qendra sdo tia dije per periferine as vete periferia nuk i intereson te ndryshoje. Ne parazitizem se e shikòn veten te pafuqishme, rrofshin emigrantet, po edhe ata po pakesohen. Kete e di me mire studenti i pafuqishem qe vjen e kerkon te ndryshoje realitetin e idealizmi i tij kalon ne gjurmet e thara, te fisit, miqve te thundrave te hijenave, ku ka draft te shikoje keto, aty ku s’duhet e mundet gjithmone jane te zene me pune me te rendesishme.

Jemine Hoxha Eeeeeeeh… Sa po e vuajme kete padrejtesi…Na mbetet te gjejme cfar nr. i do syzet i madhi ZOT, qe te shoh katrahuren…E di qe nuk do mundemi…Vetem pesimizem po mbjellin te gjithe.

Arjana Ferizoviqi Dhe ne tirane.une kam dy vajza ne universitet.e madhja ne durres,tjetra ne shkoder,qe u detyrua ta lere nga pamundesia ekonomike.

Harri Harri Jemi gjunjezuar dhe vetem psheretijme per keto halle qe sa po vijne e behen te pa perballueshme per ne prindet e sidomos kur une i pari shtepise nuk gjej dot pune per te kontribuar ne lehtesimin e gjendjes ne familje,dhe behem me faj kur shoh femin qe shkollohet duke punuar njekohesisht dhe kjo pamundesi per te dhene dicka ne shtepi po na tret prdite e me shume dhe nuk po dime si ta ndalim.Dhe me e keqe eshte se nuk kemi gje ne doren tone per te ndehyre,pervecse ti lutemi zotit qe per shumicen nuk ekziston.

Alfred Collaku Por kur thone se ka dhe mundesi kreditimi per te vazhduar studimet kredia te kthehet,kur te filloje pune studenti. ..!! Ska rendesi kush e merr kredine,Prindi apo studenti..E rendesishme eshte qe ata te jene te mberthyer.Disa e kane zgjidhur duke ndare dhomat me qera..Disa te tjere i ka hecur fati se kane zene shoke ose shoqe me LEKA…

Ylli Lalo Kur i them dikur nje “pronari“ te nje pjese te zhavorrishteve, zallishteve dhe gureve te bregdetit, se çdo te besh me kete betonizim mbi gure dhe ujin e detit, me tha: do te beje nje plazh te vogel, do te vendos 50 -100 çadra me shezllon dhe do ti jap ato per 5000 lek te vjetra çadra. Pra 250 mij lek te vjetra ne dite xhirro apo fitim. I them, po a do te vijne te bejne plazh me kete pagese, sepse ishte viti 98. Une, tha ai e beje per ata qe kane para, te tjeret le te shkojne atyre ferrave dhe shkurreve. Thua qe ky person te jete bere sot pronar shkolle?!

Er Dit Z. Fuga, ju keni shume te drejte. Por une mendoj se nje reformim duhet. Absolutisht jo ky I propozuari por mendoj qe duhet nderhyre ne menyren e financimit te universitetit publik dujke ju dhene pamvarsia ekonomike. Vertet ne jemi nje popull I varfer por dhe te arsimoheshe 600 mije leke te vjetra per 3 vjet.. nuk me duket aspak normale. Fundja ato para te pakta te mbledhura jane burim korrupsioni (sepse pedagoget nuk paguhen mjaftueshem), jane kushte te keqija (sepse nuk dalin parate as per shkumsa e jo per ngrohje, komoditet etj.). Nje zgjidhje duhet dhe shpejt madje.. por sipas meje kjo kerkon pamvarsi te universitetit dhe krijimin e nje agjensie per shperndarje bursash per studentet, kjo e fundit e financuar pjeserisht nga universitetet, pjeserisht nga qeveria dhe pjeserisht nga faktoret lokal. Une mendoj se per nje zgjidhje ge tille kemi nevoje. Ju pershendes Profesor!

Artan Fuga Këto dhe të tjera po kërkojmë Er Dit – kushdo qofsh or mik që me siguri ke arsye që mbetesh me pseudonim – mjafton t’a lexosh këtë faqe me sira, me sira… flm.

Altin Mema Fatkeqesisht kete llogari nuk e bejne ata qe kane detyrim ligjor ta bejne,ne raste te ndryshme kete lot vrasin edhe me shume kur pseudopedagog rrisin peshen e ketyre loteve kur nen dore marrin para per nje note kaluese

Let Marku Pf shum flm per perkrajen .je shum konciZ por pikant .te pershendes

Renald Renald Mu kujtua gabriel garcia marquesVoir la traduction

Muhamer Cipi Po te behej kjo analize, nuk do kishte informalitet ne ekonomine shqiptare dhe gjerat nuk do ishin ketu ku jane. Por mesa duket kjo ska per tu bere kure perderisa drejtusit nuk degjojne nga ai vesh, me ose pa dashje.

Logopedist Erges Eskiu Nje llogari e thjeshte profesor.
Sikur te dy prinderit te punonin, rrogat po i marrim nga 50.000 ( qe nuk i jane, sepse rroga mesatare eshte 25.000-30.000 L dhe ketu nuk behet fjale fare te cuar femijen ne universitet per faktin se eshte e paperballueshme) do te thote 100.000 Leke te reja.
Nje familje shpenzon 50.000 L ne muaj perafesisht, ndersa nje student minimalisht 20.000 (dhoma + ushqimi) L. Pra megjithe pozitivitetin qe un po tregoj do te na ngeleshin 30.000 L (familja + nje student)
Po librat?
Po shpenzimet per femijen e dyte i cili mund te jete ne shkolle te mesme ose student, si vllai apo motra?
Po “sebepet” qe kane familjet?
Po kursimi per pushime verore me kosto minimale te cilat jane shume te nevojshme per shendetin psikik te nje familje.
Po e etj etj shpenzime qe mund te dalin?
Atehere do te kishim gjithmon ne rastin me te mire me rroga nga 50.000 , se me 60.000 L te ardhura ne muaj nuk diskutohet te mbash djalin/vajzen ne universitet, por me rrogat nga 50.000 prinderit do te duhej te sakrifikonin gjith vitin per te paguar vitin shkollor te djalit/vajzes dhe per femijen e dyte ne universitet as qe do te behej llaf  .

Al Kapone sakrifice

Izet Lleshi …ose 1simite (10leke ) e nje veze e skuqur dreka dhe 1simite e pak djathe darka…

Francesko Ganaj Ne ditet e para cuditesha, kur shikoja se dreka kalonte me veze dhe simite dhe thoja po kto jane budallenje qe mbajne diete, por jo kuptova se mbanin diete nga halli !

Profesor,
pershendetje…,
me ndjeni neqoftese ju shqetesoj.
Teksa po shikoja faqen tuaj (e bej kur kam ndonjë dite qe nuk i lexoj shkrimet tuaja dhe dua me patjeter te jem e informuar per ato qe keni thene), syri me hasi ne nje shkrim ku flitej per shpenzimet e nje studenti.
Une personalisht jam studente e departamentit te gazetarise ne Universitetin Publik në Tirane…
Kur erdha per here te pare ne Tirane, zemra ishte mbushur me emocion se po shikoja nje tjeter jete….po i ikja asaj vuajtje qe me kishte ndjekur me vite ne Lezhe. Fillimet (si cdo fillim) ishin te bukura. Po studioja në degen qe kam dashur gjithmone, po me jepnin mesim pedagoge qe i degjoja me admirim dhe frymezohesha ne cdo sekondë.
Deri ketu erdhem ne rregull. Une kam pas vetes edhe dy vellezer dhe nje moter e qe te tre jane ne shkolle, dy ne gjimnaz dhe tjetri ne 9-vjecare.Qe te gjithe perpiqemi te mesojme, t’ia dalim. Familja ime prej vitesh eshte ne gjak e ndersa babi im ka pak vite qe ka dale nga burgu. Une isha ne gjimnaz kur ai u lirua. U be copash qe ne te katert te shkolloheshim pasi babi e ka vuajtur vete ne kurriz atëhere kur komunizmi nuk i lejoi shkollimin sepse ishte shpallur kulak. Imagjinoni, edhe pune atij e kane te veshtire ti japin sepse nuk mund te mbaje askush pergjegjesi nese dicka i ndodh. Sepse tek ne po i ndodhi gje mikut ne shtepine time atehere je ne gjak me mua se më ke pre ne bese.
Gjithsesi shpenzimet per kater femije jane marramendese. Dua tju them nje situate qe s’do ta harroj kurre profesor. Ne fillim te vitit trete, nje pasdite te se premtes shkoj ne shtepi sepse kisha kohe qe nuk kisha vajtur. Ne darke u be nje zhurme e vogel po s’e kuptova perse. Une jam e madhja e fëmijëve të familjes dhe i kam provuar vuajtjet qe 9 vjece…e di shume mire kur prinderit e mi vuajne. Dal jashte dhe per here te pare ne jeten time kam pare tim ate qe qante. E dini…ai eshte aq i forte saqe gjithmone e gjen nje zgjidhje (duhet te them qe fale Zotit jam kam marre kete pjese te karakterit) dhe nuk qan kurre. E pyes me gjysem zeri dhe me pergjigjet: “Me fal qe te zhgenjeva bija ime por une nuk kam leke qe te henen te te nis ne shkolle. Duhet ta nderpresesh”.
Nuk e di se si nuk me ra te fiket, por qava…edhe une me babin. E mblodha veten dhe i thashe:”Ska gje. Kemi kaluar dhe me veshtire”. Nderkohe perbrenda po vuaja shumë sepse kisha arritur ne fund pothuajse dhe me duhej ta lija endrren time në mes. Por, te pakten do e mbaronin vellezerit dhe motra ime. Nuk e di c’ndodhi por une erdha përsëri ne shkolle. Zoti nuk na la ne balte. Sot akoma me veshtiresi financiare po e mbyll. E pranoj qe nuk jam nje studente me rezultate te shkelqyera sepse nuk kam mundur t’i blej gjithmone librat apo s’kam mundur ti bej te gjitha detyrat por me vështirësi ja arrita deri diku. Me ndjeni qe u zgjata por doja t’ju deshmoja nje pjese te realitetit qe vuaj une dhe qe jam e sigurte qe e vuajne edhe shume e shume te tjere. Ndoshta ju s’me ndihmoni dot por e di qe me degjoni. Jam matur me dhjetra here nese duhet t’Ju a dergoja kete shkrim apo jo.Uroj te moj ju kem bezdisur apo shqetesuar. Me respekt, Liljana Prenga

Arber Lleshi realiteti i nje studenti te thjeshte shqiptar eshte shume i dhimbshem. Ajo qe te acaron jashte mase jane disa individe qe per reformat me qellim perfitimi hedhin idera se studenti duhet te marre kredi, si koleget e tyre jashte.

Julian Hoxhaj Profesor ndjese qe po shrkuaj akisdentalisht ne kete status, por sot kam pare dy studente qe kishin blere nje buke miseri dhe nje shishe me kos baxhoje. Kete nuk arrita ta kuptoj dhe t’i gjeja nje shpjegim.!!! U habita ne fakt dhe me erdhen ndermend mendimet tuaja te para pak kohesh ne lidhje me jeten dhe veshtiresite e studenteve. U ndjeva keq kur i pash pasi dikur, ne vite te pare e te dyte, kam vuajtur dhe vet te njejten situate. Veshtiresi te medha per te nxjere fundin e javes kur isha ne bchelor. Ndersa sor lexova me dhimbje dhe historine e studentes se gazetarise nga Lezha, qe ishte ne veshtiresi ekonomike. Keto nuk e kuptojne se sa jete te veshtire bejne studentet. Nuk e kuptojne se studentet ushqehen shume keq sidomos nga fasfudet dhe menzat, pasi sherbimi ndaj tyre eshte i keq, me cmime te larta dhe me cilesi ushqyese te pakta. Studentet shpenzojne shume pak per libra dhe studime, pasi nuk kane mundesi. Shume student e ndepresin fakultetin dhe nisin te punojne per te ftuar para. Madje ka nje papbarazi sociale te madhe per mendimin tim. Tirana fatkeqesish eshte qytet shume i shtrenjte per studentet e rretheve por jo vetem. Jeta e luksit ne kete qytet eshte teper e shtrenjte dhe fatkeqesia me e madhe sipas meje eshte fakti qe universitetet ndodhen ne brendesi te qytetit. Duke i perballur studentet me dy bote. Ate universitare, ku u duhet te mesojne e te behen profesioniste, dhe ate te pragut te universitetit, boten e Tiranes moderne, te shtrenjte, me pabe, makina luksoze, rroba te shtrenjta, kafene te shtrenjta, vipa, politikane, artist, njez te biznesit etj. Pra nje jete krej utopike per nje student qe ka si buxhet mujor nje shume te konsiderueshme parash. Mos ka ardhur koha te mendohet seriozisht qe universitetet te jene pak me larg jetes se shtrenjte te qyteteve? Atj ku studentet do kene me shume mundesi te studjojne dhe te mos vriten shpirterisht nga pamundesia financiare per tju pershtatur tiranes luksoze apo qyteteve te tjera te shtrenjta? Jam i ndergjegjshem per koston qe ka kjo ide ne aspektin e infrastruktures por eshte me keq keshtu. Pasi une kam pershtypjen qe jeta e luksit ka ndikim social tek studentet qe nuk kane mundesi per te plotesuar nje ser deshirash qe lindin duke pare kete situate.

Artan Fuga I dashur Julian, e kuptoj idenë tënde që studentët të vendosen mënjanë në një kampus më vete. Une personalisht nuk jam i këtij mendimi, se mendjet kështu janë, të ndryshme. Pse : E para, sepse Tirana nuk është ajo që i duket një studenti që sapo vjen, pra e makinave lluksose, e bizneseve, pabeve, etj. Këto janë, por zenë nuk e di sa pak përqind të jetës atje. Tirana është gjithashtu e papunësisë, problemeve të mëdha ekonomike, e mungesës së dinamikave, e mospasjes të një identiteti, e shtrenjtësisë, etj. E dyta, studenti nuk mund të mbyllet si në një manastir murgjish ku të izolohet nga jeta e qytetit. Kjo jo vetëm do ta mbyllte mjerimin ekonomik studentor në një geto, por edhe do ta izolonte studentin nga jeta e qytetit, ku pikërisht aty emancipohet, lidh kontakte, mësohet me të mirën dhe të keqen.Prandaj patjetër, jam dakord me ty që duhen kushte konviktesh dhe ndërtesash shumë të mira, por brenda qytetit, sipas meje, të shërndara në qytet që edhe qyteti ta ndjejë praninë studentore dhe të emancipohet, pra të mos privohet nga gjallëria e studentëve. E treta, sepse vetëm duke qenê brenda qytetit, studentët mund të përfitojnë nga politikat sociale të shtetit që te ne mungojnë : muze, kinema, sporte, koncerte. Detyra e shtetit nuk është thjesht të mendojë për bukën e gojës të studentëve, por, për jetën kulturoe dhe artistike ku ata të integrohen. Sot, studenti është i braktisur dhe tani i kërkojnë edhe të paguajë qimet e kokës për shkollën. E katërta, sepse duhen politika punësimi të pjesshme për studentët në qytet, si edhe për lehtësira jo vetëm për udhëtim, për transport, por edhe për të vajt në stadium, për të hyrë në biblioteka, ku edhe ndonjë që ka mbetur i trajton studentët si qenia me kolerë sepse nuk ka vende, tarifa lehtësuese për restorante, kafene, dyqane, etj. Kjo është politikë për rininë, për arsimin, për kulturën që bëjnë shtetet europiane. Kurse këta të draftit kanë menduar vetëm si t’u marrin studentëve lekë. Prandaj qytetet moderne sot i përfshijne studentët në gjrin e tyre. Ky është mendimi im.

Flm. AF

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency