Hollanda i thotë “Adios” Spanjës

0
139

spanjeholandeTulipanët kanë mundur Spanjën me rezultatin e thellë 5-1 duke marrë kështu hakmarrjen për finalen e humbur në 2010

Një hakmarrje e embël. Kështu mund të përshkruhet sfida e midis Hollandës dhe Spanjës. Iberikët u mposhtën me rezultatin e thellë 5-1 duke marrë një dsifatë të rëndë. Van Persi dhe Roben ishte heronjtë e skuadrës së tyre dhe arritën ta çonin ekipin drejt një triumfi të madh. Ndeshja nisi menjehre me emocione te mëdha dhe me shume ritëm të lartë. Të dyja ekipet ruajnë një rivalitet që nga ajo e katër viteve më parë. Te tulipanet është ndjenja e hakmarrjes, kurse spanjollët donin ti tregonin dhe njëherë që janë më të mirë se ta. Një arsye më shumë që nisi aksionet nga të dyja kampet. Si gjithmonë është Spanja ajo që mban topin. Ndërsa Hollanda vihet në ndjekje për të pritur momentin. Është e vështirë që iberikët ti mundësh në lojën në tokë kështu që Van Gal ka krijuar nëj skuadër që shkatërron aksione. Që në minutën e 7-të vjen edhe rreziku i parë nga kjo lojë. Është Roben ai që gjendet shumë mirë përpara portës. Mirëpo si katër vite më parë kundërshtari numër 1 i tij Kasijas do ta mposhte. Gardiani galaktik do të provonte edhe njëher reflekset e tij dhe do të ndalonte sulmuesin. Ndërsa pas kësaj do të vinte edhe njëher përgjgija e spanjollve. Do të ishte Iniesta ai që pak më larg zonës do të gjuante mirëpo topi do të kalonte larg kuadratit. Lojën do at dominonin spanjollët që u vunë në kërkim të golit. Ndërsa Hollanda përpiqet që të organizojë aksione por që ndalet mirë nga difensiva spanjolle. Duket se loja e skuadrës së Del Boske pati më shumë efekt. Ishte Diego Kosta që hyn mirë në zonë por pengohet. Ricoli akorodn 11 metërsh. Hollandezët kundërshtojnë por nuk mund të kthejnë vendimin. Është Ksabi Alonso ai që gjendet para topit. Mesfushori e dërgon topin në cep të portës duke mposhtu gardianin hollandez. Ndërkohë që pavarësisht se janë në avntazh spanjollët vazhdojnë të ruajne ritmin. Hollandezët duken si pak të përgjumur nga pësimi golit dhe nuk po dalin në lojën e tyre. Në minutën e 42-të Silva do të kishte një super rast. Lojtari i Sitit do të gjendej përballë me portierin, por parabla e tij do të ndalej. Dhe kur nuk shënon do pësosh. Kjo gje do të vërtetohet mirë vetëm një minutë më vonë. Do të ishte Van Persi ai që do të shënonte një supergol me kokë duke ekzaltuar skuadrën hollandeze. Me këtë gol do të mbyllej edhe pjesa e prë dhe të dyja skuadrat do të drejtoheshin drejt dhomave të zhveshjes në pozita të barabarta. Pjesa e dytë do të ishte edhe më shumë emocionuese dhe që do të përcaktonte më shumë fatin e ndeshjes. Do të ishte Roben ai që do të çonte skuadrën e tij në avntazh duke shënuar në minutën e 52. Një finte duke shmangur Piken dhe më pas mposht lehtësiht Ramos dhe Kasijas. Më pas do të vinte edhe një shtyllë nga Van Persi. Spanja duket si një anjie që po mbytet dhe pa timonier. Pak më vonë do të vinte edhe goli I tretë. Pas një krosimi në zonë do të vinte Stefan De Vrij në fund të shtyllës dhe të shënonte golin e tretë për tulipanët. Ndërsa pak më vonë do të vinte një gafë e Kasijas që do të shfrytëzohej mjaft mirë nga Van Persi që do të kthente në golin e dytë personal dhe të katërt për ekipin e tij .Ai që do t’i vinte vulën gjithççkaje ishte Roben. Hollandezi i Bajern në një dyluftim shpejtësie me Ramos arrin të kalojë dhe më pas të mposhti dhe Kasijas duke i dhënë fund kështu mbretërimit të spanjollve. Një rezultat 5-1 që tregon shumë. Holanda duket se është skuadra risi e botërorit. Ndërsa Spanja duket se nuk do ta ketë shumë të gjatë mbretërimin. Një humbje që nuk e ndihmon aspak duke pasur parasysh se ka dhe ndeshjen me Kilin që është një skuadër më e vështirë. Ndërsa Holanda ka hedhur një këmbë për në fazën tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency