Durrës, 49-vjeçari ekzekutohet me 5 plumba, autorët e maskuar në ‘Benz’ me targa Kosove

0
197

durresNjë vrasje me armë zjarri ka tronditur paraditen e sotme zonën e plazhit në qytetin e Durrësit. Një person është ekzekutuar me 5 plumba në zonën e tregut Iliria, ndërsa paniku ka mbërthyer gjithë plazhin, ku pushuesit janë shtuar në fundjavë.

Sipas raportimeve nga mediat nga vendngjarja, mësohet se mbi viktimën kanë qëlluar dy persona të maskuar. Ata i kanë zënë pritë teksa dilte nga një dyqan dhe e kanë qëlluar me 5 plumba në kokë në momentin që 49-vjeçari me iniciale K.D hypi në mjetin e tij, tip ‘Benz’ me targa italiane DP411VF. Dyshohet se viktima është një biznesmen.

Dëshmitarët në vendngjarje thonë se dëgjuan 4-5 të shtëna me armë zjarri. Ndërsa autorët janë larguar me një mjet tip ‘Benz’ gri me targa kosovare 01204KS.

Policia e mbërritur në vendngjarje nuk ka dhënë ende detaje për vrasjen, por ka bërë me dije shoqërimin e dy personave. Në vendngjarje ndodhen edhe inspektorët e krimeve, ndërsa aksi Plepa-Durrës vazhdon të qendrojë i bllokuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency