Sot protestë para Parlamentit/ Dita e 15-të e grevës së urisë, ish-të përndjekurit politikë krijojnë partinë e re

0
131

greva e te perndjekurve te pd maj 2014Mes temperaturave të larta, dita e 15-të e grevës së urisë për ish-të përndjekurit politikë ka kaluar me probleme të rënda shëndetësore për të gjithë grevistët. Të lodhur, me luhatje tensioni, dhimbje koke dhe stomaku, edhe ditën e djeshme grevistët kanë gjetur fuqitë për të këmbëngulur se ditën e sotme do t’i djegin makinat e deputetëve, pasi ato nuk janë lekët e tyre. “Po, do t’i djegim, me ato lekë që kanë blerë makinat, neve na i kanë marrë. Po t’u djegim makinën, ndoshta do të na dëgjojnë më shumë”, – shprehet një i përndjekur te çadra e grevës së urisë përballë Parlamentit. “Pse janë të trembur, ata kanë vrarë njerëzit tanë. Ne nuk do djegim ata, do djegim makinat”, – theksoi kreu i grevistëve, Fatmir Hoxha. Ish-të përndjekurve politikë që janë në grevë ditën e sotme pritet t’u bashkohen shumë bashkëvuajtës nga qytete të ndryshme të vendit. Të gjithë do të protestojnë përpara Parlamentit, kur do të nisë seanca plenare. Nën zë ish-të përndjekurit politikë shprehen se ditën e sotme janë të gatshëm të ndërmarrin veprime ekstreme, vetëm që qeveria dhe deputetët të dëgjojnë kërkesat e tyre. Ndërkohë, edhe dje janë shoqëruar për në spital tre ish-të përndjekur të cilët kanë shfaqur shenja dobësie. Ministria e Shëndetësisë, pas tri ditësh mungesë, ka vendosur që ambulanca dhe mjekët do të qëndrojnë 24 orë pranë grevistëve.

 

Partia e re

Në çadrat e grevës së urisë nuk është diskutuar vetëm për mënyrën se si do të protestojnë sot ndaj deputetëve, por edhe për një parti të re, për këtë shtresë. Partia e re do të quhet Aleanca Nacionaliste Kombëtare dhe do të përbëhet nga ish-të përndjekur politikë. Drejtuesit e saj ende nuk janë vendosur, por në ditët e ardhshme do të konkretizohet ky formacion i ri politik.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency