Pirateria/ Hakerat “pre” e ligjit, dritë jeshile sektorit të Krimeve Kibernetike

0
160

Anxhela Tato

foto krimi kibernetik Urdhri i prokurorit të Përgjithshëm: Njësia më e veçantë aktive në 8 prokurori rrethet dhe tek Krimet e Rënda

 Krimi kompjuterik, nga ndërhyrja tek të dhënat personale në rrjetet bankare e sociale deri tek pornografia

 Piratët e botës virtuale tashmë mund të identifikohen dhe të dënohen për ndërhyrjet e herëpashershme nëpër rrjet dhe kryerjen e veprave penale. Ditën e djeshme i është dhënë drita jeshile funksionimit të sektorit të Krimit Kibernetik si seksioni më i ri pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Me një urdhër të firmosur nga kryeprokurori Adriatik Llalla seksioni do të jetë funksional në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe tetë organe të akuzës së rretheve. Në bazë të këtyre urdhrave, fillon nga funksionimi për herë të parë në Prokurorinë Shqiptare njësia e veçantë për veprat penale të krimeve kompjuterike, si edhe të tjera që lidhen me to. Ky lloj hetimi do të realizohet fillimisht edhe në prokuroritë e rretheve Gjyqësore Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier, Korçë, Shkodër. Për të diskutuar mbi fenomenin e krimit kompjuterik dhe tendencat e tij, si edhe në kuadër të krijimit të strukturave të specializuara, Prokuroria e Përgjithshme në bashkëpunim me Misionin PAMECA organizuan të Martën (dt. 10.6.2014) një seminar trajnimi me ekspertë shqiptarë dhe italianë. Koncepti i krimit kompjuterik (cybercrime) që është përpunuar nga prokuroria shqiptare bazohet në Konventën e Budapestit, sipas të cilës në këto vepra penale përfshihen jo vetëm veprimet me kompjuterë, por edhe ato që lidhen me ndërhyrjen në të dhëna, përfshirë ato personale në rrjetet sociale, si edhe në rrjetet e gjera teknologjike, bankare.

 

Veprat penale të cilat do të jenë objekt i këtij sektori janë:

a)         Neni 74/a i Kodit Penal “Shpërndarja kompjuterike e materialeve pro

gjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit”

b)         Neni 84/a i Kodit Penal “Kanosja me motive racizimi dhe ksenofobie

nëpërmjet sistemit kompjuterik”

c)         Neni 119/a i Kodit Penal “Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik”

d)         Neni 119/b i Kodit Penal “Fyerja me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik”

e)         Neni 143/b i Kodit Penal “Mashtrimi kompjuterik”

f)          Neni 186/a i Kodit Penal “Falsifikimi kompjuterik”

g)         Neni 192/b i Kodit Penal “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”

h)        Neni 293/a i Kodit Penal “Përgjimi i paligjshëm i tё dhёnave kompjuterike”

i)          Neni 293/b i Kodit Penal “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”

j)          Neni 293/c i Kodit Penal “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”

k)         Neni 293/ç i Kodit Penal “Keqpërdorimi i pajisjeve”

Po ashtu, në objektin e veprimtarisë së sektorit do te jenë dhe veprat penale të mëposhtme kur ato kryhen nëpërmjet sistemeve kompjuterike:

a)         Neni 108, paragrafi i katërt i Kodit Penal “Vepra të turpshme”

b)         Neni 117 i Kodit Penal “Pornografia”

c)         Neni 147 i Kodit Penal “Mashtrimi me veprat e artit e të kulturës”

d)         Neni 148 i Kodit Penal “Botimi i veprës së tjetrit me emrin e vet”

e)         Neni 149 i Kodit Penal “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”

f)          Neni 149/a i Kodit Penal “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”

g)         Neni 149/b i Kodit Penal “Shkelja e të drejtave të topografisë së qarkut të

gjysmëpërçuesit”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency