Në prag të Botërorit 2014/ Futbolli dhe paraja

0
232

Ervin Kaduku

paraja –   Ekipet e futbollit dhe yjet e tij janë, në radhë të parë, subjekte biznesi, çlirojnë dhe kërkojnë shuma të mëdha parash. Çfarë duhet ditur para se të fillojnë “përplasjet e titanëve” në Brazil…

 

Pasi eci nën hijen e marketingut të David Beckham që kur ka futur këmbën në Manchester United në vitin 2003, me qëndrime të ngjashme të një djali simpatik dhe të njëjtën dëshirë për flokë të rregulluar në parukeri, dhe pasi u la në hije në fushë si tri herë rival ndaj Lionel Messit në katër çmime radhazi “FIFA Ballon d’Or”, Cristiano Ronaldo shkëlqeu mbi të dy vitin e kaluar në mënyrë të lakmueshme. Ai fitoi një pagë prej 73 milionë dollarësh, shpërblime dhe përfitime të tjera në vitin 2013 për t’u renditur në vendin e parë në listën e futbollistëve më të paguar të lojtarëve në botë dhe është tani një nga atletët më të paguar në botë. Vitin e kaluar, Tiger Woods siguroi nderin më të madh, pasi fitoi 78.1 milionë dollarë, ndjekur nga Roger Federer, i cili siguroi 71.5 milionë dollarë. Të ardhurat e tyre u bazuan në 12 muaj deri në qershor të vitit 2013. Sigurisht Beckham u tërhoq nga futbolli majin e kaluar dhe është i papërshtatshëm për shqyrtim në këtë listë të lojtarëve aktivë. Por, për krahasim, vitin e kaluar ai fitoi vendin e parë në listën e “Forbes” me të ardhura totale prej 50 milionë dollarësh. Këtë vit, ai renditet në vendin e 3-të në listën e atletëve më të paguar në pension, me të ardhura prej 37 milionë dollarësh.

Ronaldo siguroi 49 milionë dollarë vetëm në paga dhe bonuse, më shumë se çdo lojtar i suksesshëm në fushë, duke bërë diçka që Beckham nuk e bëri kurrë. Anësori portugez shënoi më shumë se një gol për ndeshje, duke shënuar 62 gola në 52 ndeshje për klubin dhe vendin e tij dhe u bë lojtari më i shpejtë i Real Madridit për të arritur 200 gola. Shpërblimi i tij? Një kontratë 5-vjeçare dhe rritje me vlerë një rekord prej 206 milionë dollarësh nënshkruar në shtator të vitit të kaluar dhe shumicën e votave për të fituar “2013 Ballon d’Or”. Kjo është një rrogë “e majme” për çdo ligë në çdo sport në të gjithë botën. Por Real Madrid, renditur si ekipi më i pasur i futbollit në 3.4 miliardë dollarë, mund ta përballojë. Klubi i tij gjeneroi 675 milionë dollarë në të ardhura vitin e kaluar dhe arriti një fitim prej 172 milionë dollarësh. Deri më sot, ai ka qëndruar brenda rregullave të sapothemeluara të Financial Fair Play të UEFA-s që i ndalon ekipet të shpenzojnë mbi të ardhurat e tyre. Por, edhe në qoftë se ata ishin në kundërshtim, do të ishte e vështirë t’i fajësojë se pse kanë nënshkruar pagën e Ronaldos. “Klubet e futbollit fokusohen përgjithësisht për të fituar ndeshjet se sa për të maksimizuar fitimin dhe ka një korrelacion të qartë mes pagave dhe suksesit në fushë”, – tha Dan Jones, një partner në grupin Sports Business Group në Deloitte dhe autor i “Rishikimi vjetor të financave të futbollit”. “Ky është një treg shumë konkurrues dhe ekipet gjithmonë do të paguajnë aq sa mund të përballojnë në paga. Pra, për sa kohë do të rriten të ardhurat, do të rriten edhe pagat”. 24 milionë dollarët që Ronaldo fitoi nga sponsorët e tij përbënin një rritje prej 11% ndaj vitit paraprak, nxitur nga marrëveshja afatgjatë fitimprurëse dhe që inkurajonte fort performancën me Nike. Prodhuesi i këpucëve kohët e fundit prodhoi dy atlete që mbanin firmën e tij për Ronaldon, një prodhim të kufizuar Mercurial Vapor për të përkujtuar sezonin e tij dhe Mercurial Superfly, që ai do të veshë në Kupën e Botës së kësaj vere. Të ardhurat e tij nga promocionet janë tashmë në rritje më 2014 me marrëveshje plus me prodhuesin e orëve Tag Heuer dhe linjat ajrore të Emirateve.Messi fitoi 65 milionë dollarë në vitin 2013, për t’u renditur në vendin e dytë në listën e “Forbes”. Për gjysmën e vitit, 42 milionë dollarët e tij në pagë dhe bonusi që ai rinegocioi në dhjetor të vitit 2012, e bënë atë lojtarin me fitimet më të mëdha në fushë përpara Ronaldos. Ai tani është në prag të nënshkrimit të kontratës së shtatë të tij, që nga viti 2005 që do të “mbyllë” pagesën e tij të penalizimeve dhe që do të zgjasë qëndrimin e tij në Camp Nou, përtej vitit 2018. Kjo nuk është një sforco e madhe për Barcelonën, klubi i dytë më i rëndësishëm në botë në 3.2 miliardë dollarë, që përfitoi 154 milionë dollarë nga 627 milionë dollarë në të ardhura.Ndërsa të ardhurat e sponsorizimit të Messi-t janë rritur 10% gjatë vitit të mëparshëm, dhe ai tashmë ka nënshkruar me Gillette për këtë vit, ka arsye të forta për të besuar se do të rriten në masë të madhe në një të ardhme të afërt. Në tetor, sipas një sondazhi ESPN Sports, kryer gjatë gjithë vitit të mëparshëm, 26-vjeçari, i cili kishte marrë dikur mësime në anglisht në përpjekje për t’u integruar në tregun amerikan, u bë futbollisti i parë ndërkombëtar që arriti të futet në listën e 10 atletëve të preferuar të Amerikës pa as më të voglën ankesë.Nuk është çudi për Ernesto Bruce, drejtor i futbollit në Amerikën e Veriut të Adidas, i cili ndihmoi të prezantonte linjën e këpucëve dhe aksesorëve me ikonën e Messi-t vitin e kaluar dhe të thotë se produktet që mbajnë firmën e tij kanë tejkaluar të gjitha pritshmëritë e kompanisë, sidomos në SHBA.“Kur kemi nxjerrë në treg një edicion të kufizuar të këpucëve Messi për të shënjuar rastin e thyerjes së rekordit të tij 87-vjeçar, duke u bërë golashënuesi kryesor historik i Barcelonës me 371 gola, ai u shit brenda një ore në SHBA”, – tha Bruce.

Kompania ka investuar shumë në promovimin e tij me tri linja të tjera çizmesh që kanë rënë këtë vit, një nga të cilat përkon me Kupën e Botës, për të cilat ajo është sponsori zyrtar. Në mesin e 20 lojtarëve më të paguar të futbollit tonë, Adidas ka marrëveshje sponsorizimi me 12 prej tyre, duke përfshirë të renditur në vendin e gjashtë Gareth Bale, i cili shkoi te Real Madrid vitin e kaluar me një ofertë të majme transferimi prej 118 milionë dollarësh, dhe të renditurin e vendit të 20, Luis Suarez, i cili sapo ka fituar dy çmimet më të mëdha të sezonit në Angli nga shoqatat e lojtarëve dhe gazetarëve. Prodhuesi i këpucëve po shpenzon një shumë prej 40 milionë dollarësh në vit në dymbëdhjetë nga i gjithë ky grup atletësh në vit, një investim që duket se ia vlen të bëhet.“Ne presim rritje me dy shifra mbi atë të 2010 Cup, – tha Bruce. “Ne tashmë jemi duke konstatuar rritje dyshifrore në shitje këtu në SHBA në vitin 2014”.Për të përpiluar listën e futbollistëve me të ardhurat më të larta në botë, “Forbes” ka ekzaminuar dokumentacionin e ekipit dhe kemi folur me agjentë të lojtarëve, agjencitë e talenteve, sponsorët komerciale dhe ekspertëve e futbollit në SHBA dhe Evropë. Shifrat përfshijnë pagat bruto të futbollit, shpërblimet dhe promocionet e fituara në vitin 2013. Tarifat e transferimit nuk janë përfshirë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency