Krimi i rrugës/ Grabisnin banesa me karta telefonike, pranga 2 autorëve

0
134

 Anxhela Tatokasketa Operacionet “Kasketa” dhe “Komshiun” zbardhin 24 denoncime, autorët përfituan 8500 euro dhe 61.000 lekë

Zbulohet xhepisti i linjave të autobusit, u kap në flagrancë në tentativë për të grabitur një çantë gruaje

Tendenca e re e grabitjes së banesave në këtë sezon veror me anë të përdorimit të kartave të kabinave telefonike. Ndërsa policia këshillon qytetarët që t’i “blindojnë” shtëpitë nga hajdutët e rrugës. Ky mekanizëm i ri mesa duket ka rezultuar i suksesshëm për dy grabitës, të prangosur ditën e djeshme nga ana e bluve. Në total rezultojnë rreth 24 raste vjedhjesh, ku pronarët kanë denoncuar marrje shumash të ndryshme financiare si dhe Laptop. Bashkëpunimi i tre komisariateve ka çuar në finalizimin e dy operacioneve “Kasketa” dhe “Komshiu”. Në saj të një pune me metoda proaktive të realizuara prej tre muajsh u arrit kapja e të kërkuarit Aleksandër Ndrelalaj, 44 vjeç, lindur në fshatin Gjorm Kurbin dhe banues në Kamzë, i dënuar më parë në Itali për dhunë ndaj bashkëshortes. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykata e Rrethit Tiranë ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhjen e banesës së shtetasit të B.A, ndodhur më datë 28.04.2014, në Rrugën e Kavajës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Aleksander Ndrelalaj ka përdorur si mekanizëm hapjen e dyerve të banesave me karta të ndryshme telefoni, ku këto vjedhje kryesisht i ka realizuar gjate orëve të vona të natës. Janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale kompjuter Laptop i markës “Acher” me aksesorët e tij, 5 copë karta telefonike me të cilat realizonte hapjen e dyerve, 3 aparate telefonash celular të markave të ndryshme, një orë dore e markës “Viceroy” ngjyrë e zezë, një xhup i zi.

 

“Kasketa”

Më datë 08.06.2014, në Rrugën e Kavajës, ka vjedhur banesën e një shtetasi; Më datë 07.06.2014, në rrugën “Medar Shtylla”, ka vjedhur në banesë dy Laptop të markës “Dell”; Më datë 07.01.2014, në rrugën “Komuna e Parisit” Tiranë, ka vjedhur në banesë shumën e 800 euro dhe 40.000 lek; Më datë 16.01.2014, në Rrugën e  Kavajës, ka vjedhur në banesë një shumë parash dhe bizhuteri të ndryshme; Më datë 16.01.2014, në  rrugën “Nikolla Tupe”, ka vjedhur në banesë disa bizhuteri prej sermi; Më datë 04.02.2014, rreth orës 17:00, në  rrugën “Medar Shtylla” ka vjedhur në banesë një Laptop; Më datë 13.02.2014 në rrugën “Milto Tutulani”, ka vjedhur në banesë një kompjuter Laptop dhe një aparat celular; Më datë 03.03.2014, në rrugën “Babë Rexha”, ka vjedhur në banesë 10.000 lekë, 700 euro dhe 100 $; Më datë 18.03.2014, në Rrugën e Kavajës, ka vjedhur një kompjuter Laptop dhe shumën 5.000 lekë; Më datë 23.03.2014, në rrugën “Osman Myderrizi”, ka vjedhur në banesë shumën prej 7000 Euro; Më datë 08.04.2014, në rrugën “Preng Bibë Doda”, ka vjedhur në banesë rreth 400 $ dhe një kompjuter “Laptop; Më datë 18.05.2014, në rrugën “Ndre Mjeda”, ka vjedhur në banesë 20 $, 6000 lekë dhe celular tip “LG”; Më datë 28.04.2014, në Rrugën e Kavajës, ka vjedhur në banesë një Laptop markës “HP’ dhe dy ora dore; Më datë 21.04.2014, në Rrugën e Kavajës ka vjedhur në banesë një Laptop të markës “Acher” dhe dy telefona celular; Më datë 23.03.2014, në rrugën “Don Bosko”, ka vjedhur në banesë 5 ora, 4 varëse flori, byzylykë e bizhuteri të ndryshme; Më datë 02.04.2014, në rrugën “Bogadani”, në banesë ka vjedhur kompjuterin e tij Laptop të markës “DELL”; Më datë 18.05.2014, në bulevardin “Zogu i Parë”, ka vjedhur në banese një kompjuter Laptop i markës “APPLE”; Më datë 16.05.2014, në  rrugën “Mujo Ulqinaku”, ka vjedhur në banesë një telefon celular i markës “Iphone”; Më datë  04.06.2014, në Rrugën e Durrësit ka vjedhur një portofol, disa dokumente dhe një shumë lekësh. Më datë 22.02.2014, rrugën “Sokrat Miho”, ka vjedhur në banesën në pronësi të një shtetasi.

 

“Komshiu”

Më datë 09.06.2014, në kuadër të operacionit te koduar  “Komshiu”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Filip Shehu, 27 vjeç, banues në Tiranë, sepse nga puna e bërë rezultoi se është autor i 4 vjedhjeve. Më datë 09.06.2014, ka vjedhur një sasi bizhuteri të ndryshme dhe materiale të tjera në banesën e shtetasit A.L. Më datë 07.06.2014, në rrugën “Aleksandri i Madh” në fushë-Mëzes, ka vjedhur tela të instalimeve elektrike në pallatin në ndërtim të firmës “Devi 2001” me vlerë rreth 10 000  lekë. Më datë 04.06.2014, rreth orës 02:00, rrugën “Fejzi Hizmo”, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.I. Më datë 28.05.2014, ka vjedhur banesën e shtetasit A.L, ku ka grabitur një televizor “SONY”.

 

Xhepisti

Forcat e policisë kanë mundur që të kapin autorin  disa vjedhjeve të ndryshme të ndodhura në linjat e autobuzave. Në pranga ka rënë 41-vjeçari Ilir Xhafa. Arrestimi i ti u krye pasi rreth orës 13:30 në bulevardin “Gjergj Fishta”, brenda në autobuzin e linjës së Unazës, ka tentuar t’i vjedhë portofolin nga çanta shtetases E.A. Autori është  kapur në flagrance nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.3. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua portofoli i vjedhur. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera të kryera në linjat e autobuzëve të Tiranës. Më datë 25.03.2014, në rrugën “Dritan Hoxha”, në linjën e Tiranës së Re ka vjedhur një portofol me 40 euro si dhe disa dokumente. Më datë 16.04.2014 në autobuzin e linjës Qendër –Don Bosko-Laprakë, ka vjedhur portofolin me kartën e identietit kartën e kreditit dhe rreth 4 700 lekë. Më datë 12.05.2014, në rrugën “Reshit Petrela”, në autobuzin e linjës së Tiranes së Re”, ka vjedhur portofolin me shumën prej 700 dollarësh, dy karta bankare, si dhe lejen e drejtimit të automjetit. Më datë 14.05.2014, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në autobuzin e Unazës ka vjedhur portofolin me një shume prej 7 500 lekë, kartën e identitetit dhe tre karta banke. Më datë 17.05.2014,  tek ish-stacioni i trenit në urbanin e Unazës, ka vjedhur portofolin me 7000 lekë dhe 50 euro.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency