Standard.al

Zbulohen gjurmët njerëzore më antike jashtë kontinentit afrikan

germimeNë brigjet lindore të Anglisë zbulohen gjurmët më antike të njeriut, të gjetura ndonjëherë jashtë kontinentit afrikan, ka njoftuar sot për British Museum në Londër ekipi që kreu zbulumin. Gjurmët janë 800 mijë vjeçare dhe i përkasin si të rriturve dhe fëmijëve, ato janë zbuluar buzë detit Happisburgh në baltën e një gjiri antik. Ekzistojnë vetëm dy site më të vjetra dhe që të dyja ndodhen në Afrikë, në Laetoli dhe Tanzanie, ku janë zbuluar gjurmë që datojnë rreth 3,5 milonë vite më përpara dhe në Koobi Fora në Kenia (1,5 milionë vejtë). “Është një zbulim jashtzakonisht shumë i rrallë”, deklaroi Nick Ashton i British Museum i cili drejtoi kërkimet në bashkëpunim me National History Museum dhe Queen Mary University London. I njëjti ekip zbuloi gjithashtu, në të njëjtin sit arkeologjik, edhe gurrë të mprehtë dhe fosile mamuthësh. “Është e qartë se bëhet fjalë për një familje dhe jo për një grup gjahtarësh dhe sipas vlerësimeve që kemi bërë personat janë nga 90 centimetra deri në 1 metër e 70 centimetra të gjatë”, tha Ashton. Por identiteti i atyre që kanë lënë këto gjurmë ende nuk njihet. Sipas Chris Stringer i Natural History Museum, ato mund t’i përkasin llojit “Homo antecessor”, kocka të të cilëve janë gjetur në “Atapuerca” në Spanjë.

 

Kinë, zbulohet veza parahistorike Pterosaur

Ndonëse vendi është zbuluar që në vitin 2005, kërkimet e shumta kanë bërë që të hidhet dritë mbi zbulimin e vezëve parahistorike. Kanë qënë studiuesit ata që kanë zbuluar një vezë parahistorike Pterosaur, rreth 120 milionë vjet më parë në Kinë. Ata dyshonin se vezët e pterosaurëve ishin zhdukur gjatë procesit të fosilizimit, por ja që nuk ka ndodhur kështu. Pterosaurët ishin kurrizorët fluturues të parë që kanë banuar në tokë. Vendi ku ata gjetën vezën, gjithashtu ka edhe fosile me më shumë se 40 specie të ndryshme deri më tani të panjohura. Studiuesit bëjnë me dije se kanë gjetur pranë një liqeni të madh te gjitha vezët. Lidhur me këtë çështje, paleontologu Zhonghe Zhou, ka deklaruar se ky është vendi më i madh i mbetjeve të pterosaurëve në historinë e arkeologjisë. Vezët janë gjetur pranë eshtrave të kafshëve të zbuluar rishtazi me emrin Hamipterus Tianshanensis, e cila kishte dhëmbë të mprehtë për gjuajtjen e peshkut, kafkë të zgjatur dhe krahët e hapura me gjatësi më shumë se 3.5 metra. Nga këto kërkime është arritur në përfundimin se në këtë vend, pterosaurët kanë jetuar në koloni të mëdha dhe ata kanë ndërtuar foletë e mëdha në rërë pranë liqenit. Ashtu siç e përmëndëm edhe më herët, vendi është zbuluar në vitin 2005, në provincën kineze të Xinjiangut. Zhonghe Zhou është shprehur më tej se eshtrat ndoshta datojnë nga periudha e Kretakut, ku këto krijesa kanë ngordhur për shkak të një stuhie të madhe.

 

Horror seksual në kështjellën e frikshme zvicerane

Të jesh princesha e një kështjelle, është ëndrra e shumë femrave. Dukej se kjo ëndërr po kthehej në realitet për Patricia Wolf, 42 vjeç, nga Gjermania. Por gjithçka u kthye në një makth. Siç raporton e përditshmja zvicerane Blick, Erich T., pronar i një kështjelle, nxori njoftim në internet se kërkonte një grua për lidhje serioze. Një kështjellë me 88 dhoma, një burrë me makina luksoze dhe shumë para- Patricia besonte se kjo do i sillte një jetë përrallore. Por sapo u zhvendos tek ai në shtator, zbuloi se pronari i kështjellës ishte një fans i sadomazokizmit. Kur ajo refuzoi që të merrte pjesë në këto seanca, ai e përdhunoi, diçka e provuar nga mjekët. Në dhjetor ajo u arratis nga kështjella. Banorët e zonës besojnë se aty ka edhe shtriga dhe fantazma. Tani ajo ka ngritur një padi. Erich T. thotë se po e bën për hakmarrje. Blick raporton se në kështjellë ka një dhomë të errët për tortura. Aty është realizuar edhe filmi mazokist “Witch Torture III”. Patricia shpreson se padia e saj do vërë drejtësinë në vend dhe nuk do lejojë që të tjera vajza të bien pre e këtij sadomazokisti.

 

Hitleri konsumonte drogë

Adolf Hitleri konsumonte rregullisht kokteje amfetamine, , spermë demash dhe morfine, kur dërgonte milionë njerëz të pafajshëm drejt vdekjes. Një gjë e tillë pretendohet në dokumentarin që zbulon regjistrime dhe letrat të liderit nazist me psikiatrin personal, Theodore Morell. Në përpjekje të dëshpëruar për t’u treguar ndjekësve të tij potencën mashkullore, Hitleri merrte më shumë se 80 drogëra të ndryshme çdo ditë – një sjellje tronditëse që disa psikiatër dhe historianë besojnë se e kthyen egoistin në sadist. Psikiatri Nassir Ghaemi pretendon se, abuzimi me drogën e përkeqësoi depresionin maniak të Hitlerit duke e bërë atë më të dobët dhe të lëkundur. “Nuk është e qartë nëse Hitleri ishte i varur apo jo nga amfetamina – por dihet që ai kishte çrregullim bipolar dhe amfetamina e bëri më keq atë”, thotë Ghaemi. Kjo është një çështje që nuk është përshkruar më parë dhe kjo mund të shpjegojë shumë gjëra pse Hitleri ndryshoi në fund të viteve 1930 dhe 1940. “Irish Mirror”, raporton se shumë letra dhe raporte mjekësore për Hitlerin janë publikuar në Amerikë, pasi ushtria amerikane i mori këto pas luftës. Raporti i klasifikuar prej 47 faqesh, thekson se Hitleri kishte sëmundje kronike të lëkurës, shtrëngime të vazhdueshme të stomakut dhe fryrje të tmerrshme të stomakut. Askush nuk ishte në gjendje të kuronte shqetësimet e tij deri në momentin që Morell i lehtësoi shtrëngimet. Kjo bëri që Hitleri ta merrte atë si psikiatër personal për nëntë vite. Raporti thotë se, Hitleri përdorte kokainë për të pastruar sinuset dhe qetësuar fytin. Metodat e përdorura nga Morell ishin kontroverse, dhe doktorët e tjerë besonin se, ai ishte agjent i dyfishtë që po përpiqej të helmonte Hitlerin.  Raporti gjithashtu thekson se, Morell i injektoi Hitlerit ekstrakte nga gjëndra e prostatës apo testikujve të demave të vegjël për të rritur libidon e tij, kështu që ai mund të mbate të dashurën e tij shumë herë më të re, Eva Braun. Morell shkruan se, diktatori ishte i frikësuar nga kanceri dhe ishte paranojak nga e ftohura e zakonshme. Këto zbulime kanë bërë që disa historianë të spekulojnë se në gjendjen e tij ekstreme dhe dëshirën për luftë ka ndikuar varësia e tij nga droga.

 

Comments are closed.