Skema e re e kontributeve/ Të lindurit pas 1 janarit 1978, çfarë janë të detyruar të paguajnë për të dalë në pension

0
205

kontribut pensioniVendimi në mbledhjen e qeverise/ Skema e re, sa parashikohet te rritet mosha e pensionit per burrat dhe gratë

Ndryshon skema e pensioneve. Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë parashikohet publikimi përfundimtar për të gjitha ndryshimet që lidhen me pensionet dhe kontributet e detyrueshme. Në projektligjin e propozuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale parshikohet rritja e moshës së daljes në pension. Në vitin 2032, parashikohet që gratë të dalin në pension në moshën 63 vjeç, ndërsa në vitin 2056 gratë dhe burrat, do të dalin në pension 67 vjeç.

Në skemën e re e pensioneve, që pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, rritet mosha e daljes në pension. Parashikohet, rritja e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet, deri në vitin 2025. Sipas kësaj skeme, rritja graduale e moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032. Që nga viti 2032, mosha e daljes në pension për burrat do të rritet me një muaj në vit dhe për gratë me dy muaj në vit duke arritur në 67 vjeç për të dy sekset në vitin 2056.

Po ashtu, parashikohet heqja e tavanit të pensionit maksimal dhe njehsimi i pagës minimale kontributive me pagën minimale zyrtare dhe indeksimi i pagës maksimale kontributive me rritjen e pagës mesatare.

Në projektligj, parashikohet heqja e privilegjeve për njohjen e periudhave të sigurimi pa paguar kontribute për gratë, siç është njohja e viteve të studimit, si vite të siguruara.

Në skemën e pensioneve në fshat, projektligji flet për rritjen e normës së kontributit, duke barazuar kontributet e fermerëve me ato të qytetit deri në vitin 2017.

Drafti i Ministrisë së Mirëqenies Socile, parashikon përfshirjen e detyrueshme në skemë të të gjithë personave që kanë lindur pas datës 1 Janar 1978 ose që kanë hyrë për herë të parë në tregun e punës pas datës 1 janar 1994.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency