Kriza te lojtarët e Kamerunit zgjidhet, nisen në botëror

0
179

gjermani-kamerun-415x260Kompeticioni që do të zhvillohej në Brazil dukej se do të mbetej me 31 skuadra pas problemeve të Kamerunit me lojtarët, që mesa duket janë zgjidhur dhe lojtarët do të shkojnë në Brazil

Botërori po përballet akoma me probleme. Jo vetëm lojtarë që dëmtohen, protesta nga qytetarët brazilianë dhe stadiume të pambaruar. Gjithashtu probleme ka paraqitur edhe një nga skuadrat, që ka hasur probleme financiare. Por krizës duket se i ka ardhur fundit. Kjo pasi më në fund u zgjidhën problemet dhe Kameruni siguroi nisjen për në Brazil. Në këtë mënyrë shuhet edhe frika, Kameruni do të marrë pjesë në Botërorin e ardhshëm pas kërcënimit që bënë Etoo me shokë për të bërë grevë nëse nuk do të kishin marrë shpërblimet e premtuara. Sipas “Camfoot”, çështja u zgjidh në një takim ballë për ballë në Hotelin Mont Febe të Yaoundesë. “ Kishte disa keqkuptime të cilat i zgjidhëm të gjithë u sqarua nuk ka më probleme do të marrin pjesë në Botërorin Brazilian” u shpreh ministri i sportit, Adoum Garoua. Sipas mediave lokale futbollistët kanë marrë pagesën e menjëhershme të 6% të shumës që Federata e Kamerunit merr nga FIFA për kualifikimin në Botëror. Një shifër që shkon afërsisht nga 15 mijë euro për çdo lojrtar, përveç një bonusi prej 75 mijë Eurosh që do të paguhet nga shteti. Për t’i paguar cdo lojtari nga 15 mijë euro Federatës ju desh t’i kërkonte një borxh urgjent qeverisë, e cila nga ana e saj vuri menjëherë në lëvizje drejtorët e bankave të shtetit afrikan pavarësisht se ishte një ditë pushimi. Cështja shpërtheu që të shtunën me futbollistët që pretenduan që bonueset e parashikuara për pjesëmarrjen në turne të rriteshin dhe t’u paguheshin menjëherë para nisjes në Brazil. Skuadra kishte kërcënuar se nuk do të luante dhe miqësoren me Moldavinë. Vetëm një orë para nisjes së miqësores në Jaunde skuadra pranoi që të luante, por nuk morrën pjesë në të lojtarë si sulmuesit Samuel Etoo e Choupo-Moting, si dhe portieri itandje. ish sulmuesi i Barcelonës dhe interit shkoi në stadium vetëm në fillimin e pjesës së dytë dhe u largua prej andej para vërshëllimës finale. Një tjetër provë se sa i lartë ishte tensioni është dhe fakti që lojtarët e lanë fushën në fund të ndeshjes duke bojkotuar ceremoninë e dorëzimit të flamurit të cilin kryeminsitri u detyrua t’ja dorëzonte trajnerit Volker Finke që është gjerman. Mëngjesin e së sielës situata precipitoi duke qenë se lojtarët nuk u paraqitën në aeroportin Nsimalen ku ishte parashikuar në orën 9:00 nisja në Brazil. Ndërsa për fat të mirë në orët e djeshme të pasidtes u arrit të zgjidhej problemi duke konfirmuar në këtë mënyrë pjesëmarrjen e Kamerunit në Botërorin brazilian. Edhe në vitin 2002 ka ndodhur e njëjta gjë me Kamerunin. Lojtarët qëndruan në qytetin Roissy derisa morën paratë e premtuara nga Federata e më pas u eliminuan që na fazën e grupeve të Botërorit. Ekipi ka një histori të gjatë me botërorin duke qënë se është edhe ekipi afrikan që ka më shumë histori ndër vite. Ndëkohë që skuadra niset në Brazil me një yll si Samuel Eto që është dhe kapiteni i tigrave. Klubi afrikan ndohet në një grup me Kroacin, Brazilin dhe Meksikën. Skuadra është inferiore në letër por nuk përjashtohen edhe surprizat.

 

Tefik Osmani, lojtari i ri i Skënderbeut

Tefik Osmani do të jetë pjesë e Skënderbeut për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi korçar dhe presidenti i skuadrës korçare Ardian Takaj kanë arritur marrëveshjen e cila do të konkretizohet me prezantimin e futbollistit pasditen e sotshme. Palët kishin rënë parimisht dakord para pak javësh, por 29-vjeçari priste një ofertë nga jashtë Shqipërisë, e cila e shtyu hedhjen e firmës. Në kampionatin shqiptar ai është aktivizuar me shumë skuadra, ku mund të përmenden emra të traditës si Tirana, Partizani, Elbasani dhe Vllaznia, ndërsa në sezonin 2005-2006 pati një eksperiencë të shkurtër në kampionatin ukrainas me Metalurg Zaporozhjen.

 

 Roben: Me formacionin e ri e mposhtim Spanjën

Arjen Robben, beson se sistemi i ri lojës i kombëtares së tij, është një formacion i përsosur për ta mposhtur Spanjën.Holanda luan kundër kampionit në fuqi të premten që vjen, ndërsa trajneri Luis van Gaal ka menduar të vërë në lojë sistemin 5-3-2. Tulipanët janë të njohur me sistemin e lojës 4-3-3, mirëpo pas humbjes prej 2-0 nga Franca në muajin mars, trajneri vendosi që ta ndryshonte stilin e lojës. “Pas ndeshjes ndaj Francës, kam menduar shumë gjatë dhe kemi biseduar me lojtarët tjerë. Kemi kaluar dy orë duke biseduar se çfarë ishte më mirë për skuadrën”. “Trajneri erdhi me idenë që të luanim 5-3-2 dhe mua më pëlqeu”. “Nëse lëmë hapësira të mëdha për Spanjën, atëherë do të jemi në telashe. Nuk duhet të gabojmë në mbrojtje dhe kemi kohë të mjaftueshme për stërvitje që të sigurohemi se skuadra është e bashkuar” është shprehur holandezi.

 

 Xhaka me sytë nga Milan

Akoma nuk dihet e ardhmja e mesfushorit shqiptar të Zvicrës Granit Xhaka, por mediat e huaja vazhdojnë të raportojnë për transferimin e shqiptarit në itali. Mesfushori i Borusia Mynshengladbahut kërkohet me ngulm nga interi, por sipas Blick, Xhaka ka simpati për rivalin e përbetuar të zikaltërve Milan. Burimet e njëjta thonë se 21-vjeçari është i përqendruar në Kampionatin Botëror, por ai ka pranuar simpatinë për Milanin. ish-ylli i Bazelit duket se gjatë kësaj verë do të largohet nga klubi gjerman dhe thuhet se e ardhmja e tij është e lidhur me kalimin në Serie A.

 

 Nadal, 9 herë kampion i Roland Garros

Rafael Nadal e ka mposhtur rivalin e tij kryesor në vitet e fundit, Novak Djokovic, në finale të French Open. Tenisti numër një në botë e humbi setin e parë (3-6), mirëpo u kthye për t’i fituar tri setet e radhës (7-5, 6-2, 6-4) dhe në këtë mënyrë triumfoi me rezultat të përgjithshëm prej 3-1. Kjo është e nënta herë që tenisti spanjoll triumfon në Roland Garros dhe është i vetmi që ka fituar nëntë tituj të të njëjtin ‘Grand Slam’. Po ashtu, ai është tenisti i parë që e ka fituar turneun French Open pesë herë radhazi. “Për mua është mahnitëse dhe emocionale, e humba finalen në Australi këtë vit, ku kisha problem me shpinën dhe ai ishte një moment i vështirë”. “Sot tenisi ma ktheu të mirën e saj që ndodhi në Australi. Të luash në Roland Garros është përvojë e paharrueshme, dua t’i falënderoj të gjithë këtu”, ka deklaruar Nadal.

 

Pele: Nejmar është përmirësuar te Barcelona

Ikona braziliane Pele, mendon se Nejmar është përmirësuar shumë që nga kalimi te Barcelona. Lojtari 22-vjeçar u transferua në Kamp Nou në verën e kaluar nga Santos, megjithatë nuk tregoi priitshmëritë me fanellën Blaugrane. Megjithatë, tri herë kamponi i botës mendon se bashkëkombësi i tij e ka ngritur nivelin e lojës dhe është i gatshëm për ‘Brazili 2014’. “Në vitin 1958 isha vetëm 17 vjeç dhe luaja futboll me klube vetëm në vendin tim. Neymar është 22-vjeçar dhe ka përvojën e lojës në Spanjë për një vit”.“Tashmë kohët kanë ndryshuar. Kjo i ndihmon një lojtari t’u përshtatet stileve të ndryshme të futbollit”. “Mendoj se Neymar do të jetë lojtar më i mirë pas qëndrimit te Barcelona. Ai ka një talent mahnitës”, ka thënë Pele.

 

 Baloteli shumë afër Arsenal

Janë shtuar edhe më shumë mundësitë që Mario Balotelin ta shohim duke luajtur për Arsenalin në sezonin e ardhshëm. Futbollisti i Milanit po lidhet me shumë klube në këto javë, mirëpo Arsene Venger mund të jetë njeriu që do ta ketë në dispozicion. “Mail on Sunday” raportoi se tifozët e Arsenalit mund të befasohen këtë verë, pasi klubi mund të transferojë dy sulmues. Zgjedhja e parë është padyshim sulmuesi italian, i cili mund të kthehet sërish në Ligën Premier. Ndërmjetës të Topçinjve dhe kuqezinjve janë duke u përpjekur që Baloteli të kalojë në Emirates për një shumë prej 25 milionë eurosh. Emri tjetër që mund të kalojë te Arsenali është Loik Remi.

 

Lukaku pëson dëmtim të lehtë

Trajneri belg Mark Vilmots, ka bërë të ditur se lëndimi i Romelu Lukakut nuk është serioz. Sulmuesi në pronësi të Chelseat ka lënduar nyjën e këmbës së majtë në takimin miqësor ndaj Tunizisë. Ai u largua nga loja për këtë dëmtim, mirëpo trajneri thotë se ai do të mungojë vetëm tri-katër ditë në stërvitje. “Romelu ka probleme me ecje. Lëndimi i tij në shikim të parë nuk duket keq, kështu më kanë thënë mjekët”, ka treguar Vilmots.

 

Del Boske: Spanja gati për botëror

Tekniku i demave Visente Del Boske, beson se lojtarët e tij janë të gatshëm për ta filluar turneun e Brazilit. Kampioni në fuqi fitoi me rezultat 2-0 në një ndeshje miqësore kundër El Salvadorit të shtunën mbrëma, mirëpo paraqitja e tyre nuk ishte aq e kënaqshme. Megjithatë, trajneri mendon se lojtarët tij janë të përgatitur për fillimin e Kampionatit Botëror. “Me këta 23 lojtarë po shkojmë në Brazil. Na ka munguar vazhdimësia dhe saktësia në zonën ofensive, por ne e drejtuam ndeshjen”. “Ndihemi mirë dhe jemi optimistë për fillimin e turneut”, ka deklaruar Del Boske.

 

 Juanitid gati 74 milionë euro për Pogba

E ardhmja e Pol Pogba vazhdon të mbetet e paqartë pasi që të gjitha klubet kryesore janë të interesuara për shërbimet e tij. Mesfushori francez kaloi te Juventusi në vitin 2012 nga Mançester Junaitid në Torino tashmë është një ndër lojtarët më të mirë në pozicionin e tij. Djajtë e Kuq janë të interesuar ta kthejnë, por për ta bërë këtë duhet të paguajnë një shumë të madhe parash për të mposhtur konkurrentët. Menaxheri i ri, Luis van Gal, thuhet se ka në dispozicion 245 milionë euro për ta përforcuar skuadrën dhe një nga investimet e planifikuara është Pogba. Juve kërkon 74 milionë euro për ta lejuar largimin e francezit dhe Junitedi është gati ta paguajë këtë shumë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency